LIVE UPDATES
Aktualitet

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Luljeta Bozo qetëson shqiptarët: Mos u trembni, është fenomen fizik, nuk është virus

30 Tetor 2020, 23:01 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Luljeta Bozo qetëson

TIRANË– Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo tërmetin e ndodhur në Turqi këtë të premte e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë. Profesoresha gjatë intervistës në Euronews Albania tha nga ana tjetër se nuk ka vend për panik në vendin tonë.

Është një fenomen periodik që ndodh për shkak të reaksioneve të mëdha që çlirojnë energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor dhe që gjejnë momentin për t’u çliruar në periudha të caktuara kohore”, u shpreh inxhinierja.

Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike”, shtoi znj. Bozo.

Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus. “Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si COVID-19 që përhapet. Nuk është virus është fenomen fizik i cili ka kohën e vet”, tha ajo.

Inxhinierja duke iu referuar studimeve bërë dhe një parashikim të përafërt se, kur Shqipëria është e rrezikuar nga një tjetër tërmet i fortë si ai i viti të kaluar. “Nga studimi i kryer pas tërmetit të 1979 në Mal të Zi, 6.9 magnitudë u bë një studim mund të përsëritet në një periudhë kohore 35-40 vjet dhe faktikisht vajti 40 vjet fiks. Kjo do të thotë se një tërmet tjetër si ky i nëntorit do të kemi pas 35-40 vjetësh me afërsi”, tha ajo.

Nga ana tjetër, znj. Bozo shtoi se, “njerëzit duhet të jenë të përgatitur për dy gjëra, e para jemi zonë sizmike dhe do të kemi gjithmonë tërmet, jo kaq të fuqishme sepse që të çlirohet kjo energji do një periudhë kohore që të akumulohet. E dyta, ka shumë rëndësi që të dimë ku të ndërtojmë dhe si të ndërtojmë. Tërmetin nuk e kemi në dorë, ndërtimet po”.

Ajo vlerësoi organizimin e ekipeve të kërkim shpëtimit në Turqi pasi në më pak se, 7 orë kanë arritur që të nxjerrin nga rrënojat rreth 500 persona të shpëtuar. Duke komentuar pamjet që vijnë nga Izmiri, znj. Bozo tha se shembja e tillë e menjëhershme mund të ketë ardhur për shkak të deformimit të jashtëzakonshëm të truallit ose mund të pasur problem në projektimin e ndërtesave.

“Kur energjia çlirohet afër sipërfaqes zona që dëmtohet më shumë është afër epiqendrës së tërmetit. Kurse ku shkon në shumë thellësi dëmtohen më shumë apo larg epiqendrës”, u shpreh znj. Bozo.

Në tërmetin e 26 nëntorit ne do të kishim gjysmën e dëmeve nëse do të ishin ndjekur rregullat teknike në projektim dhe zbatim dhe në kontrollin e cilësisë materiale. U bën një shkelje flagrante e këtyre rregullave. Mendoj se është rregulluar në njëfarë mase por ka ende nevojë”, përfundoi inxhinierja.

Marrë nga Euronews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luljeta bozo termet ne turqi luljeta bozo termet ne turqi

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Tetor 2020, 19:17

DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet