“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
U mbyll për shkak të infektimit me Covid-19, shkolla “Sotir Gurra” rihap dyert, mësimi zhvillohet normalisht
30 Tetor 2020, 19:35Nga DOSJA
KORÇË–Shkolla “Sotir Gurra” është rihapur, pasi ka qëndruar e mbyllur për dy ditë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ku me anë të një postimi në Facebook, ajo ka treguar se nxënësit e shkollës 9-vjeçare kanë zhvilluar mësimin online vetëm një ditë për shkak të mungesës së disa mësuesve, por tani çdo gjë i është kthyer normalitetit.
Postimi i plotë:
“Para 2 ditësh, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë e zhvilluan mësimin “online” për vetëm një ditë për shkak të mungesës së disa mësuesve dhe dezinfektimit rrënjësor që iu bë shkollës. Sot e vizitova këtë shkollë dhe fatmirësisht, mësimi ka rifilluar normalisht. Ndërkohë, gjatë ditës së punës në qytetin e mrekullueshëm të Korçës ndoqa nga afër edhe masat e ndërmarra në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” dhe shkollën 9-vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”. Me nxënësit dhe mësuesit bashkëbisedova mbi ecurinë e deritanishme të procesit mësimor dhe nënvizova se sa e rëndësishme është që të gjithë të respektojmë rregullat anti-COVID si një përgjegjësi e madhe qytetare që na ndihmon me vazhdimin e mësimit në bankat e shkollës,“-ka thënë Ministrja e Arsimit.
Mësimi në shkollën ‘Sotir Gura’ në Korçë është mbyllur dy ditë më parë, pasi 7 mësues kanë rezultuar me COVID-19. Ndërkohë është bërë e ditur se gjatë kësaj kohe shkolla do të dezinfektohej në mënyrë që të ruhet shëndeti i mësuesve dhe nxënësve në kohën kur ata do të riktheheshin sërish në ato ambiente. Gjithashtu mësuesit janë zëvendësuar me pjesë të kolektivit për të rregulluar kështu oraret midis tyre.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi ...
TIRANË– Ministria e Arsimit, ka kërkuar që studentët që e vazhdojnë për herë të parë vitin akademik, edhe pas urdhërit të Komitetit Teknik për të mbyllur U...
TIRANË– Gjashtë persona, kanë përfunduar me urgjencë në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ng...
TIRANË– Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për tu mbyllur me zona,...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar ashpër pas ofendimeve të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundrejt efektivëve të policisë. Përmes një s...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndjesë publikisht, një ditë pasi përdori termin ‘polic’ me konotacion negative, gjatë një përp...
ROSKOVEC– Pronarja e dyqanit që ra pre e një grabitjeje mesidtën e sotme ka rrëfyer momentet e tmerrit. Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor, para të cil...
TIRANË– 727 qytetarë janë gjobitur me nga 3000 lekë secili pasi janë pikasur që lëviznin pa maska mbrojtëse kundër Covid-19. Përems një njoftimit zyr...
Aktualitet30 Tetor 2020, 15:48
ROSKOVEC– Grabitje me armë zjarri në Roskovec! Dy persona të maskuar dhe me armë në dorë, janë futur të grabisin një dyqan në Roskovec, në mes të ditës. Parapra...