Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ministria e Arsimit, ka kërkuar që studentët që e vazhdojnë për herë të parë vitin akademik, edhe pas urdhërit të Komitetit Teknik për të mbyllur Universitetet, të paraqiten javën e parë fizikisht. Përmes një shkrese zyrtare, MASR-ja ka kërkuar që këta studentë të vijnë në grupe të vogla dhe duke zbatuar rregullat e vendosura për Covid-19, në mënyrë që të njihen me mënyrën e mësimdhënies online.
Por, kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Shëndetësisë. Përmes një shkrese të siguruar nga Dosja.al, MSH-ja shkruan se kjo gjë është e pamundur, dhe se gjithçka që ka lidhje me mësimdhënien në universitete të zhvillohet online dhe të dokumentohet në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.
Përgjigjia e Ministrisë së Shëndetësisë:
Në zbatim të pikës 7, të nenit 57 të Kuhstetutës dhe të pikës 1, të nenit 3 të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, institucionet e arsimit të lartë gëzojnë liri akademike, autonomi financiare, organizative dhe të përzgjedhjes së personelit, në përputhje me legjislacionit në fuqi. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, vlerëson punën përgatitore dhe të gjitha masat e marra deri më tani nga IAL-të në respektim të akteve rregullatore, lidhur me masat dhe protokollet higjieno-sanitare mbi parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Por ju bëjmë me dije, se, në vijim të propozimit të datës 90.10.2020, të Komitetit Teknik të Ekspertëve, për zhvillimin e procesit mësimor vetëm në distancë dhe pa prezencë fizike për një muaj nga institucionet e arsimit të martë, MASR me shkresë nr.5838 prot., datë 30.10.2020 i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që për studentët që fillojnë për herë të parë një program studimi, të lejohet prezenca e tyre në IAL., në grupe të vogla sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, 2020-2021, në përputhje me rregullat e distancimit fizik, si dhe masat e protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik dhe MSHMS-ja me qëllim që këta studentë të njihen me rregullat e funksionimit të procesit të mësimdhënies pranë IAL-ve ku do të ndjekin programin e studimit dhe të njihen me procedurat e zhvillimit të procesit mësimdhënës në distancë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me shkresën nr. 4859/1 prot., datë 30.10.2020, të cilën e gjeni bashkëlidhur, sqaron se lejimi i prezencës së studentëve që fillojnë për herë të parë një program studimi, sipas një grafiku të përcaktuar, vetëm për javën e parë të vitit akademik, është i pamundur. Duke mbajtur në konsideratë sa më lart, MASR si institucion përgjegjës për hartimin e politikave në fushën e arsitmit të lartë, në zbatim të shkronjës ‘a’, të pikës, 2, të nenit 7 të ligjit nr. 80/2015, dhe në vijim të mirëadministrimit të procesit mësimdhënës, kërkon nga ana juaj, duke mos cënuar njëkohësisht lirinë akademike, autonominë financiare dhe organizative të parashikuar në nenin 3 të ligjit nr. 80-2015, në kuadër të të gjitha masave të ndërmarra, në përputhje me standartet shtetërore, të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore për vitin akademik 202-2021, procesi mësimdhënës, pavarësisht formës së mësimdhënies, të jetë i dokumentuar dhe në formë elektronike dhe të ketë mundësi kontrolli në çdo kohë për evidentimin e realizimit të tij.
Numri i të infektuarve sa vjen e rritet çdo ditë në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 3 viktima dhe 319 të infektuar. Nga ana tjetër, Mira Rakacolli, zv/ministre e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komitetit Teknik ka bërë me dije se masat janë shtrënguar. Dje u lajmërua për mbylljen e universiteteve për një muaj, të cilët do ta zhvillojnë mësimin online dhe për mbylljen e konvikteve. Në diskutim janë edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish-Bllokut, pas orës 22:00, gjithmonë nëse masat nuk zbatohen.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjashtë persona, kanë përfunduar me urgjencë në spital, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ng...
TIRANË– Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për COVID-19, Eugena Tomini, ka bërë me dije se po hetohet e gjithë Tirana, për tu mbyllur me zona,...
GJIROKASTËR– Një person i identifikuar si Sajmir Muçaj është vënë në pranga nga Policia e Gjirokastrës. Mësohet se i riu, banues në Tepelenë, ...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka reaguar ashpër pas ofendimeve të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundrejt efektivëve të policisë. Përmes një s...
TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar ndjesë publikisht, një ditë pasi përdori termin ‘polic’ me konotacion negative, gjatë një përp...
ROSKOVEC– Pronarja e dyqanit që ra pre e një grabitjeje mesidtën e sotme ka rrëfyer momentet e tmerrit. Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor, para të cil...
TIRANË– 727 qytetarë janë gjobitur me nga 3000 lekë secili pasi janë pikasur që lëviznin pa maska mbrojtëse kundër Covid-19. Përems një njoftimit zyr...
TURQI– Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, siç duket e ka parashikuar tërmetin e frikshëm që la pas të paktën 6 viktima dhe 202 të plagosur, ...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Klod...