LIVE UPDATES
Politike

Thellohet skandali i plehrave/ A ishte i qëllimshëm helmimi i fierakëve?

3 Gusht 2021, 08:14 Nga DOSJA
Thellohet skandali i plehrave/ A ishte i qëllimshëm helmimi i

Fakte të dala në dritë ditët e fundit hedhin dyshime të forta se helmimi i qytetarëve të Fierit mund të mos ketë qenë aksidental, por i qëllimshëm. MCN publikon dokumente që hedhin dyshime të forta se djegia e mbeturinave në fushën e Mbrostarit mund të jetë e lidhur me prishjen e pazareve të një kontrate të majme publike.

Në datën 4 qershor, Bashkia e Fierit hapi një tender me vlerë 198 milionë lekë ose gati 2 milionë dollarë për shërbimin e pastrimit dhe largimit të mbeturinave në të gjithë qarkun e Fierit për një periudhë 3 vjet e gjysmë. Pjesë e objektit të tenderit ishte dhe transporti i mbetjeve nga Fusha ekzistuese e Depozitimit në Mbrostar deri tek Inceneratori.

Ofertat e tenderit u hapën në datën 23 qershor dhe në garë morën pjesë tre kompani. Sipas dokumenteve zyrtare, çmimin më të ulët e ofroi Victoria Invest me 160.4 milionë lekë. Por veç saj në garë morën pjesë edhe Alko Impex, e cila ofroi çmimin 194 milionë lekë si dhe kompania Kombi Invest, me ofertë 197 milionë lekë.

Tre javë pas hapjes së ofertave, në datën 16 korrik, Bashkia e Fierit shpalli fituese pikërisht Kombi Invest, kompaninë me ofertën më të lartë duke skualifikuar dy kompanitë e tjera, Alko Impex dhe Victoria Invest.

Por edhe pse shpalli fituesin, edhe pse e publikoi atë në buletinin e prokurimit publik, një javë më vonë Bashkia e Fierit bën një kthesë të pashpjegueshme 180 gradë. Në datën 23 korrik, Këshilli Bashkiak i Fierit merr vendim që të anulojë tenderin 2 milionë dollarësh të pastrimit, për të cilin vetëm një javë më parë kishte shpallur fituesin. Sipas vendimit, ky shërbim do të kryhej nga vetë Bashkia e Fierit përmes Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për anulimin e tenderit u bë në datën 26 korrik. Në të njëjtën ditë, fusha e mbetjeve në Mbrostar u përfshi nga flakët. Për asnjë rast, autoritetet përfshirë Bashkinë e Fierit nuk e sqaruan publikisht nëse djegia e mbeturinave në Mbrostar ishte zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale. Por rënia e flakëve në të njëjtën ditë me anulimin e kontratës së majme 2 milionë e vesh të gjithë këtë ngjarje me dyshime shumë të rënda.

Ndërkohë që tre ditë më parë, pra në datën 30 korrik, Alko Impex ka bërë ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak për anulimin e tenderit, edhe pse kjo kompani nuk ishte fituesja. Lufta për të shtënë në dorë biznesin e mbetjeve në Fier duket e ashpër. Me gjasa, në javët në vijim do të dalin të tjera fakte për këtë ngjarje të mbetjeve në Fier. Por, Prokuroria e Fierit dhe SPAK-ut kanë një detyrim të madh ligjor ndaj qytetarëve të Fierit, që u helmuan me toksina për më shumë se një javë. Të japin përgjigje për pyetjen që ngrenë të gjitha këto dyshime. A u helmuan qytetarët e Fierit për prishjen e pazareve në tenderin 2 milionë dollarësh të pastrimit? Nëse po, ky do të ishte një nga krimet më monstruoze të korrupsionit në Shqipëri.

Marrë nga MCN

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkia e fierit plehrat ne fier zjarr ne fier bashkia e fierit plehrat ne fier zjarr ne fier

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen