LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ti duhet të dish dhe hallin tim”, Eni Çobani ‘nxehet’ me të ftuarin: Më ke prekur me sjelljen tënde, s’ke tregua

12 Korrik 2020, 16:27 Nga DOSJA
“Ti duhet të dish dhe hallin tim”, Eni Çobani

TIRANË- Rubrika “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problematikën e vështirë të zotit Albert. Baxhanaku i tij, burri i motrës së gruas i thotë që djali i hallës është investitor ndërtues, prandaj i sugjeron që lekët që kishin mbledhur t’ia jepnin atij sepse do iu ktheheshin me interes. Kështu vepruan, por gjërat nuk shkuan aspak ashtu si ai e kishte menduar.

Kjo situatë solli dhe një konflikt në familje, që çoi në ndarjen e Albertit nga bashkëshortja. Gruaja e tij kishte premtuar që do ishte pjesë e seancës së ndërmjetësimit, për t’u përballur me ish-bashkëshortin dhe për të treguar të vërtetën rreth situatës, por krejt papritur vendos të ikë në Greqi. Në lidhje me këtë veprim të sajin, zonja Eni Çobani shprehet se e ka prekur jashtë mase me sjelljen e saj sepse nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë.

Eni Çobani: Çfarë ndodhi në 2015 mes teje dhe Mirelës?

Albert: Në 2015 filluan grindjet dhe përfunduam në ndarje.

Eni Çobani: Pra shikoni se çfarë ndodh!

Arben: Mua nuk më thotë që kam këto probleme në familje.

Eni Çobani: Janë dhënë 75 mijë euro, është bërë një kontratë sipërmarrje, në mes është motra me motrën. Sot familja është prishur, kemi një ish-bashkëshorte me dy fëmijë, qe jetojnë në Greqi, që pata dhe unë fatin që për 3 orë rrjesht të qëndroj me zonjën Mirela në ambientet private të zyrës time, me shpresën e madhe se si ish-bashkëshortja e Albertit do të vinte në këtë seancë dhe do të thoshte vetëm një të vërtetë. Sigurisht që unë e lexova merakun dhe shqetësimin e saj në sy, vitet dhe eksperienca më kanë bërë të kuptoj një njëri që ka dëshirën dhe vullnetin për të ardhur deri në seancë ndërmjetësimi. Ia shpreha dhe Albertit, që mua më duket se kjo zonjë nuk do arrijë deri në seancën tonë të ndërmjetësimit. Alberti kishte besim, ashtu sikundër pati edhe kur i dha dhe paratë e jetës. Dhe çfarë ndodhi Ardit. Ne jemi sot me Arbenin dhe Albertin dhe jo me Albertin dhe me Mirelën. Prandaj i drejtohem Mirelës së dashur, me të cilën ndava 3 orë, zonjë e nderuar askush nga ne…

Arben: Secili ka hallin dhe problemin e tij. Nuk më intereson fare si i kanë ata.

Eni Çobani: Të lutem e kam këtë mesazh për të, e kuptoj që nuk është halli tënd, por ky është halli im. Ti duhet të dish dhe hallin tim, se që unë këtu dal dhe flas, më dëgjojnë dhe pastaj më paragjykojnë, jo zotëri se ti duhet ta dish bashkë me shqiptarët e tjerë. Unë nuk kam kohë tepër, të pres shqiptarë që duan të tallen me fatet e tyre. Unë pres ata që janë hallexhinj, që kanë probleme, që i dalin të vërtetës deri në fund dhe ajo zonjë që ka marrë 3 orë nga jeta ime, po i drejtohem sot publikisht duke i thënë: Zonjë e nderuar se je grua, je nënë, ke qenë ish-bashkëshortja e këtij zotërisë, nuk dua të futem fare në pjesën pse je ndarë me këtë zotërinë, unë vetëm një gjë të them, që më ke prekur jashtë mase me sjelljen tënde, nuk ke treguar as qytetari dhe as edukatë sepse nuk të imponoi askush, erdhe me dëshirë. Mirel, të thashë vazhdoje dhe nxirre të vërtetën tënde, se është gjaku dhe djersa jote dhe e Albertit. Më the po dhe m’u drejtove me falenderime dhe më the zonja Eni je shpresa jonë e fundit. Ndërkohë çfarë ndodhi sot Ardit, sot kemi protagonistë të tjerë, kemi Albertin dhe Arbenin, nuk kemi Mirelën sepse Mirela të paktën dhe një telefonatë më detyrohej për mikpritjen, për mendimin dhe për lodhjen, por mori sërish autobuzin dhe i është drejtuar shtetit grek dhe në telefonatën time të dhjetë, e ka hapur dhe ka thënë: Zonja Eli, po i them nuk e kam Eli, po e kam Eni. Zonja Eli, unë nuk vij se ika për në Greqi. Po i drejtohem sot, vazhdo zonjë sepse nëse zotëria është këtu me këtë problem, je ti e para që e ke shkaktuar këtë problem me motrën tënde dhe më gjithë njerëzit e tu.

(Marrë nga Tvklan.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eni cobani shihemi ne gjyq eni cobani shihemi ne gjyq

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet