LIVE UPDATES
Bota

TikTok, Wechat&Co: Si hyjnë programet e spiunazhit në smartphone?

22 Gusht 2020, 10:20 Nga DOSJA

KINË– Akuzat ndaj aplikacionit kinez TikTok dhe një numri të madh aplikacionesh të tjera kineze janë të rënda: këto programe supozohet se mbledhin një mori informacionesh të përdoruesve të tyre. Këto të dhëna nuk kanë asnjë lidhje me funksionin e vërtetë të aplikacionit dhe nuk ka asnjë arsye për mbledhjen e tyre.

“TikTok-u dhe aplikacionet e tjera janë programuar në mënyrë të tillë që të mbledhin informacione dhe atë janë të pajisura me funksione spiunazhi, thotë eksperti i sigurisë IT, Stefan Strobel, madje sipas tij programuesit e këtyre aplikacioneve përpiqen që askush të mos mundet ta vërejë këtë gjë.

Themeluesi dhe drejtori i kompanisë së sigurisë IT CIROSEC këshillon kompanitë e mesme gjermane për çështje të sigurisë IT. Strobel ka mjaft përvojë me aplikacionet kineze dhe sipas mendimit të tij, aplikacionet e njohura kineze TikTok dhe WeChat janë vetëm maja e ajsbergut.

WeChat kombinon funksione të ndryshme të mediave sociale dhe ofron edhe mundësinë për të shkëmbyer mesazhe dhe për të bërë pagesa online, Ai është shumë i përhapur në Kinë dhe ekspertët e IT-së janë thuajse të gjithë të një mendjeje se të gjitha të dhënat që jepen apo shkëmbehen përmes WeChat regjistrohen thuajse tërësisht nga regjimi kinez.

Të gjithë mbledhin të dhëna, pra ku është problemi?!

Eksperti Stefan Strobel thotë se “vazhdimisht vë re se, për arsye të çuditshme, është investuar shumë për ta bërë më të vështirë analizimin e aplikacioneve”. “Dhe nëse bën përpjekje dhe arrin t’i anashkalosh funksionet mbrojtëse për analizimine aplikacioneve e kupton se aplikacioni është programuar në mënyrë të tillë që të mbledhë shumë të dhëna dhe t’i dërgojë në Kinë. Fjala është madje për të dhëna që në të vërtetë nuk janë aspak të nevojshme.”

Shumë aplikacione që në fillim duken si të parëndësishme dhe të padëmshme shpesh janë programuar në mënyrë të tillë që prodhuesi kinez është në gjendje ta zgjerojë funksionalitetin gjatë kohës së përdorimit të app-it,” thotë Strobel. “Papritmas aplikacioni bën gjëra krejtësisht të ndryshme, pa pasur nevojë ta rishkarkosh atë nga app-store .”

Këtë nuk mund ta krahasosh aspak me përditësimet e rregullta live siç janë ato që ofrojnë zhvilluesit e programeve perëndimore për klientët e tyre. Përditësimet e aplikacioneve spiune kineze nuk duhet të krahasohen me atë që kryen Microsoft Office. “Në rastin e MS Office jam unë si një përdorues i fundit që vendos nëse dua ta instaloj përditësimin,” thotë Strobel. Kurse “aplikacionet kineze e bëjnë këtë gjë plotësisht pa u vënë re nga përdoruesi , pa u marrë vesh fare asgjë se diçka po përditësohet apo po ndryshon – e madje ndoshta kur dikush është duke e përdorur aplikacionin.”

Programe spiunazhi të instaluar paraprakisht në softuer

Angelos Stavrou dhe firma e tij Kryptowire kanë zbuluar vitin e kaluar edhe 146 raste që në celularët Android të 26 firmave të ndryshme kanë pasur të instaluara paraprakisht programe malware me funksione spiunazhi. “Shumë prodhues telefonash celularë përdorin softuerë të prodhuar nga palë të treta dhe nuk e dinë se kush apo si janë programuar ato. Malware bëhet kështu pjesë e një zinxhiri prodhimi dhe mund të përhapet shumë shpejt,” thotë Angelos Stavrou. Këtë vit janë shtuar edhe disa qindra raste të tjera.

Kolegu i tij Ryan Johnson sjell si shembull dy miniprograme – “Lovelyfonts” dhe “LovelyHighFonts” – që ata kishin zbuluar në vitin 2019 . Teorikisht ato ofronin shkronja dhe piktograme, por në fakt të dy programet sulmonin pa e kuptuar fare përdoruesi smartphonin mblidhnin të dhëna të koduara dhe i dërgonin ato pa u marrë vesh në një server në Shanghai, kur telefoni nuk ishte në përdorim.

Shumë gjëra përdoruesit i kanë vetë në dorë.

Për ju si përdorues është e rëndësishme të jeni gjithmonë skeptik dhe dyshues dhe të mos instaloni domosdoshmërisht çdo lloj programi në smartphone. Po ashtu duhet të kini kujdes që të mos u lejoni aplikacioneve gjithçka që kërkojnë të bëjnë me smartphonin tuaj.

Në fund të fundit ju si klient e keni vetë në dorë të vendosni nëse duke pasur parasysh njoftimet e shumta për aplikacionet spiune kineze dhe mungesën e transparencës të disa prodhuesve, do të blini apo jo një smartphone të një prodhuesi kinez.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota celular smartphone spyware tiktok virus wechat celular smartphone spyware tiktok virus wechat


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë