Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Tirana në ‘pushtetin’ e ujit, Velaj nxiton të justifikohet: Ra shi sa për tre muaj bashkë, jemi në gatishmëri!
24 Shtator 2019, 07:44Nga DOSJA
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nxituar të justifikohet lidhur me përmbytjen e kryeqytetit gjatë natës.
Sipas Veliaj, situata në qytet është rënduar pasi gjatë natës së mbrëmshme ka rënë shi sa për të gjithë muajt e verës.
“Ka qënë një natë sfiduese për Tiranën me shi sa gjithë muajt e fundit bashkë. Bashkia Tiranë në gatishmëri! Si për tërmetet, do t’ia dalim dhe kësaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet,“-shkruan Veliaj.
Por kjo nuk është hera e parë që kryeqyteti ndodhet në këtë gjendje, pasi pas çdo rrebeshi shiu Tirana përmbytet duke treguar për problemet e fshehura nën “llustrën” e propagandës.
Madje për shkak të shirave të dendur, disa zona në Tiranë nuk kanë pasur energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.
Ende vijojnë shirat e dendur në vend. Qytetet që janë prekur më shumë nga shirat dhe moti i furishëm janë Tirana, Fushë Kruja, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Laçi. Rrethi i Krujës dhe qytetit i Laçit janë gëdhirë nën ujë.
Deri më tani raportohen dhjetra banesa të përmbytura dhe dhjetëra familje të izoluara në fshatrat e Krujës dhe Laçit. Është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës pasi është përmbytur. Aksi Milot dhe Fushë- Krujë- Milot kalohet me vështirësi.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA– Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Amerikë ku edhe po merr pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së. Në Instagramin e tij, Rama ka postuar një ...
Tiranë– Pas shirave të dendur gjatë natës kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti po punon për të normalizuar situatës. Kryeministri ka publikuar disa foto...
TIRANË– Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe ka qenë i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ku ka komentuar lajmin e rremë për tërmetin e ‘fuqi...
TIRANË– Zv-kryeministri Erion Braçe ka rrëfyer se si e përjetoi tërmetin që tronditit gjithë Shqipërinë ditën e shtunë. I ftuar në emisionin “Open”,...
TIRANË- Koalicioni opozitar pritet të mblidhet nesër në orën 14.00 për të vendosur rreth tryezës së thirrur nga OSBE, lidhur me reformën zgjedhore.Burime p...
SHBA- Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së është takuar me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotaki...
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte në Durrës, ku u takua me banorët e shtëpive të prekura nga tërmeti.Ai bisedoi me qytetarë, banesa...
SHBA– Teksa ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministri në Detyrë pë...
TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etlida Gjonaj ka reaguar mjaft e shqetësuar për një fushë futbolli që është dëmtuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqip...
TIRANË– Pas situatës së krijuar nga tërmeti i fortë, i cili dy më parë shkundi Shqipërinë, ka reaguar edhe Partia Zgjidhja.Përmes një deklarate për s...