LIVE UPDATES
Politike

Tiranë: Jo Memorialit për të rënët turq në grushtin e shtetit 2016

16 Gusht 2019, 07:53 Nga DOSJA

Memoriali qëndron që prej një muaji në Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kontribuan në dështimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan. Rrugës që të ҫon tek Memoriali i është dhënë emri “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe zona e parkut ku është ngritur Memoriali, me investimin financiar të Agjensisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, (TIKA) është quajtur “Parku i Demokracisë së 15 Korrikut”.

Ky memorial nuk na përket neve

Të martën, (13.08.2019) qytetarë të Tiranës kërkuan heqjen e Memorialit dhe 2 emërtimeve të reja. Në një peticion online të shoqërisë civile, të inicuar nga organizata “Change” grushti i dështuar i shtetit në Turqi quhet ”një ngjarje që nuk ka asnjë domethënie apo rëndësi historike, kulturore dhe shpirtërore për qytetarët e Tiranës”.

Peticioni vjen pas përdhosjes ditët e fundit të Memorialit nga persona ende të paindentifikuar nga policia. Sipas burimeve zyrtare nga policia, ata kanë hedhur mbi Memorial letër higjienike dhe kanë shkruar,”Respekt për këdo që nuk jeton më, por ky Memorial nuk na përket neve”.

” Shqetësimin për heshtjen e autoriteteve e ngriti të mërkurën, (14.08) Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër i PD,  i cili ngre pyetjen se “cili organ shtetëror e mori vendimin për ngritjen e pllakës perkujtimore dhe në bazë të çfarë rregullash dhe procedurave ligjore”.

Memoriali dhe emërtimet – një “Fait Accompli” – punë e mbyllur

Që Memoriali u inagurua në mes të muajit të kaluar u bë e ditur për opinionin publik ditët e fundit nga media lokale në sajë të njoftimit dhe fotove të publikuara nga ceremonia e rastit në website dhe median sociale të Ambasadës Turke në Tiranë. Autoritetet e Tiranës kanë evituar dhënien e shpjegimeve lidhur me ngjarjen. Një përfaqësues i saj mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Memorialit, organizuar nga Ambasada Turke në Tiranë. “Por qëndrimi i PD që drejton opozitën jashtë parlamentare,  u bë publik para disa ditësh kur politikanë të saj, ish-deputetë,  e cilësojnë Memorialin “cënim të sovranitetit kombëtar” dhe tregues të “mungesës së dinjitetit shtetëror”.

Heshtja e autoriteteve për Memorialin dhe dy emërtimet e reja, një muaj më parë, pikërisht në 3 vjetorin e grushtit të shtetit kanë ngjallur debate dhe kundërshtim publik që kulmuan të martën me peticionin. Përfaqësues nga organizatorët e peticionit thanë të mërkurën (15.08.2019) për Deutsche Welle, se “ngritja e Memorialit përbën një  “Fait Accompli” dhe është marrë me një vendim të fshehtë nga opinioni publik”.

“Vendimi sekret për të përjetësuar një ngjarje të brendshme turke është marrë në shkelje të ligjeve të Shqipërisë dhe të rregullave të Bashkisë Tiranë. Vendimi është marrë pa asnjë dëgjesë apo konsultim publik, duke u mohuar qytetarëve të Tiranës të drejtën për t’u shprehur për të. Memoriali dhe dy emërtimet nuk kanë mbështetje apo pranim të gjerë shoqëror nga qytetarët e Tiranës. Memoriali nderon 251 qytetarë  turq, që u vranë për mbrojtjen e presidentit Erdogan gjatë atij që u quajt grusht shteti i 15 korrikut 2016 në Turqi” theksohet në peticion.

Al-Tirana Civic Society gegen das Denkmal zum Gedenken an die Opfer des gescheiterten Staatsstreichs gegen Erdogan (DW/A. Ruci)Nga shoqëria civile është organizuar një peticion kundër Memorialit për viktimat e rëna në grushtin e shtetit në korrik 2016 në Turqi

Memoriali, kleriku Gülen dhe lëvizja e tij në Shqipëri

Si organizator për grushtin e shtetit, të 3 viteve më parë, Presidenti turk Erdogan ka fajësuar kundërshtarin e tij politik, klerikun Fetullah Gülen dhe lëvizjen e tij, të klasifikuar nga qeveria turke, pas grushtit të shtetit si “organizatë terroriste”, e njohur me inicialet FETO, që sipas autoriteteve turke ka veprimtari edhe në Shqipëri.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Yӧrük në fjalën e tij përshëndetëse për shfaqjen në Tiranë të filmit dokumentar „The Network”, me temë veprimtarinë e FETO, tha se “FETO vazhdon të ketë praninë e saj në Shqipëri kryesisht  në arsim, ҫështje të fesë dhe në shëndetësi. Sa më shumë të thellohet prania e FETO në Shqipëri, aq më i madh do të jetë dëmi i saj për qytetarët e Shqipërisë.”

Filmi u shfaq në prag të inagurimit të Memorialit, në institutin “Yunus Emre”, sipas emrit të poetit turk të shek. 14, ithtar i islamit mistik. Lëvizja Gylen predikon në rrjetin e kolegjeve private turke te ngritura me fondet e klerikut Fetullah Gylen në Shqipëri një islam tolerant dhe reformator. Kolegjet janë të fokusuara në matematikë dhe shkenca e këto shkolla vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri, pavarësisht kërkesës që Erdogan u drejtoi autoriteteve të Tiranës për t’i mbyllur, kur vizitoi Shqipërinë pas grushtit të shtetit, në tetor 2015.

Një deklaratë e Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Süleyman Soylu, që vizitoi Tiranën, pak ditë pas inagurimit të Memorialit, bëri me dije se në bisedimet me kryeministrin Rama vuri re „përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste përfshirë edhe FETO”,  ngre pyetjen, nëse ky përkushtim do të ketë të bëjë ose jo me institucionet arsimore private të hapura nga Gulen në Shqipëri.

Investimet turke dhe orientimi perëndimor i Shqipërisë

Turqia vlerësohet si një partner strategjik i Shqipërisë. Investimet turke, sipas burimeve zyrtare të Ambasadës së Turqisë, në Tiranë, arrijnë në 3 miliardë dollarë. 435 kompani turke veprojnë në Shqipëri. Volumi tregtar vjetor mes dy vendeve është 500 milionë dollarë dhe Turqia synon ta dyfishojë, në 1 miliardë dollarë. Në vizitën që bëri në Tiranë vitin e kaluar, ministri i jashtëm turk,Çavuşoğlu, tha se për të arritur këtë rritje “duhet që dy vendet të përditësojmë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë dhe intensifikojmë bashkëpunimin ndërkombëtar, atë ekonomik, ushtarak si edhe investimet në ndërtimin e aeroporteve, bujqësi, shëndetësisë”.

Memoriali  veprim i pamatur

Në këtë kontekst intelektualë dhe analistë të pavarur të Tiranës e shohin ngritjen e Memorialit si një veprim të nxituar për çështje të brendshme politike të Turqisë, një veprim të pamatur pragmatist në këmbim të rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

Akademiku i njohur në Tiranë, Artan Fuga, në një postim në median sociale për këtë ҫështje shkruan se “Shqipëria merr pozicion politik për një çështje politike të brendshme në shtetin mik turk”.

Nën këtë këndvështrim zotërues, Memoriali nuk konsiderohet një zhvillim që mund të cënojë procesin e pakthyeshëm të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ku  95% e qytetarëve janë pro hyrjes në BE dhe ku NATO ka filluar investimin prej 50 milionë dollarësh për të ngritur Bazën Ajrore të Kuҫovës, e para në Ballkanin Perëndimor. Por për BE dhe vendimin që do të marrë ajo në tetor për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ky veprim është një sinjal për t’u patur në vëmendje.

Marrë nga VOA

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ngrihet memorial turk ne tirane ngrihet memorial turk ne tirane

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen