LIVE UPDATES
Aktualitet

Tragjedia e tërmetit/ Sizmiologu grek flet për Shqipërinë: Ndërtesat në nivel të ulët sigurie, shoqëria të pranojë ga

4 Dhjetor 2019, 12:22 Nga DOSJA
Tragjedia e tërmetit/ Sizmiologu grek flet për Shqipërinë:

Kostas Papazahos, profesori i shquar i sizmiologjisë në Universitetin Aristotelis të Selanikut shpjegon para kamerës së TCH se me të drejtë në Shqipëri ekziston shqetësimi se përse po vazhdojnë kaq shumë lëkundjet sizmike , por nga ana tjetër, thekson se per fat të keq kjo është një dukuri e natyrshme.

Kur ndodh një tërmet i këtyre përmasave do të ketë një veprimtari sizmike që do të zgjasë 5 deri më 5.5 muaj. E vërteta është se shumica e tërmeteve që pasojnë do të ndodhin në javën e parë pas termetit kryesor, siç edhe po ndodh. Por për fat të keq, edhe në javët e ardhshme dhe më konkretisht në muajt në vazhdim, do të kemi tërmete të tjera, disa prej të cilëve mund të jenë të fuqishëm domethënë diku tek 4, 4.5 , 5 madje edhe 5,5 Rihter.

Pra do të ketë për fat të keq tërmete të mëvonshme të vonuar, shumë më vonë, por nuk do të jetë kjo gjendje që po përjetojnë banorët tani. Vërtet është e papëlqyer kjo që them, por është një dukuri e natyrshme të ketë, zhvillim”, tha Kostas Papazahos profesor i sizmiologjisë UATH.

Papazahos thekson keqardhjen e tij për mënyrën e ndërtimit të banesave të reja në dy dekadat e fundit.

“Në Shqipëri u shfaq një fenomen i çuditshëm pasi është një prej rasteve të rralla kur ndërtimet e viteve te fundit u kryen me sistem antisizmik shumë më të keq se ato më të vjetra. Aty për shkak të mënyrës së tranzicionit ,ndryshimi i menjëhershëm i sistemit, boshllëku i krijuar me ardhjen e një pushteti të ri, anarkizmi i plotë në ndërtim, paratë që hynë në Shqipëri, kompanitë e huaja të ndërtimit me kosto të ulët, që u futën në vend pa asnjë kontroll shtetëror dhe të cilat ndërtuan resorte e ndërtesa turistike pa asnjë specifikë të caktuar, krijuan një fenomen paradoksal të një vrull ndërtimi banesash të cilat ishin të një niveli të ulët sigurie”, tha ai.

Sizmiologu grek nuk përjashton mundësinë e aktivizimit edhe të çarjeve të tjera sizmike në territorin shqiptar dhe këshillon që ashtu si grekë edhe shqiptarët duhet të mësohen me tërmetet.

Për fat të keq në Shqipëri, e cila është një vend sizmogjenik , ekzistonte fati dhe paaftësia paralelisht ,që 20 vitet e fundit nuk ndodhën tërmete të fuqishme dhe u krijuan iluzione tek populli shqiptar dhe shteti se nuk do të ketë tërmete të fuqishme, ndërsa Shqipëria është një prej vendeve me aktivitet të lartë sizmik në Europë”, vijon ai më tej.

Papazahos thekson se tashmë shteti dhe individi duhet të mos jenë indiferentë dhe të kërkojnë më shumë siguri dhe llogari në zbatimin e rregullave antisizmike në ndërtesat e reja.

“Sepse është e vërtetë që disa ndërtesa nuk mund të përforcohen, ndërsa është e sigurt edhe se disa herë riparimi i përforcimeve të tyre është më i shtrenjtë sesa ndërtimi i një banese të re. Dhe këtu vjen ora e pendimit. Vjen një moment kur shikon se gabimet që ke bërë janë kaq të mëdha sa nuk mund të ndreqen. Por në çdo rast shoqëria shqiptare duhet të pranojë gabimet e saj, përndryshe pas 5, 10 apo edhe 2 vitesh ,1 muaji ,do të përjetojmë një Durrës tjetër, apo një vend tjetër që do të shkatërrohet.Natyra sipas ligjeve të saj të palëkundshme, nuk fal”, shprehet ai.

Duke përfunduar profesor Papazahos thekson se shteti shqiptar ka tashmë një sfidë të vështirë se ku do të gjejë fondet dhe si do të krijojë një legjislacion përkatës që do të imponoje kontrollin dhe përforcimin e ndërtimeve.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kostas papazaho termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019 kostas papazaho termet ne shijak tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet