“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Tre muaj pa marrë pagat, punonjësit e rrobaqepësie në Shkodër dalin në protestë
29 Nëntor 2021, 11:49Nga DOSJA
SHKODËR– Rreth 30 punonjës të një rrobaqepësie në Shkodër, prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore. Nga muaji korrik dhe shtator ato nuk janë papaguar. Pronari i kompanisë me 13 shtator ka mbyllur biznesin duke hapur një tjetër biznes, por pa i paguar punëtorët. Kjo ka bërë që punonjësit të ngrihen në protestë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.
“Ne kemi punuar dhe nuk jemi paguar, madje nuk kemi marrë as ditët e pushimit që na takojnë me ligj dhe nuk janë paguar as sigurimet shoqërore e shëndetësore”, është shprehur punonjëse.
Punonjësit kanë depozituar kallëzim në prokurori, ndërsa ende nuk kanë marrë një përgjigje. Ata kërkojnë të sigurojnë të ardhurat e familjes dhe kërkojnë drejtësi!
“Kërkojmë vetëm paratë tona që na takojnë, nuk duam asgjë tjetër”, ka thënë një tjetër punonjëse.
LUSHNJE-Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme me rastin e mbajtjes së homazheve për dëshmorët e Kombi...
TIRANË– Një dyqan byrekësh ka rënë pre e një grabitje në zonën e Paskuqanit. Policia informon se dyqani në pronësi të personit me inicialet R.P, 43-v...
DIBËR– Pamjet që po shikoni vijnë nga Rruga e Arbrit e cila është hapur provizorisht ditën e sotme. Mjetet e para që kanë përshkruar këtë rrugë janë ...
Emisioni “Me Zemër të Hapur”, i gazetares Evis Ahmetaj, ka sjellë rrëfimin e 26-vjeçares nga Durrësi, e cila prej një jave, ndonëse familja e kërkonte pr...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit i cili shkaktoi ditën e djeshme aksidentin në Rinas, ku humbi jetën pacientja që isht...
DURRËS– Një person është proceduar në Durrës pasi është zbuluar se mbante hapur lokalin e saj me muzikë pas orës policore. Gruaja me inicialet E.S, b...
FIER– Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish të protestojnë para rafinerisë. Mësohet se mjete të rënda kanë hyrë në ambientet e uzinës për të marrë mall d...