LIVE UPDATES
Bota

Trump dhe Biden fajësojnë njëri-tjetrin për protestat e dhunshme

1 Shtator 2020, 06:59 Nga DOSJA
Trump dhe Biden fajësojnë njëri-tjetrin për protestat e

Nëntë javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, të hënën fajësuan njëri-tjetrin për dhunën e lidhur me protestat e fundit kundër padrejtësive racore dhe trajtimit nga policia të pakicave.

Presidenti Trump shkroi në Twitter të hënën se ai planifikon të vizitojë të martën qytetin e Kenoshas, ku protestat javën e kaluar pati protesta të dhunshme pasi policia qëlloi me armë një afrikano-amerikan gjatë përpjekjes për arrestimin e tij. Një adoleshent i bardhë që pretendoi se po mbronte bizneset në Kenosha u akuzua për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një tjetri gjatë protestave.

Duke iu referuar zotit Biden, Presdienti Trump tha se dhuna në Uiskonsin dhe trazirat në Portland të Oregonit, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, e detyruan “Joe-in e ngadalshëm” të dilte nga bodrumi i shtëpisë së tij në Delauer, nga i cili ai po bën fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit për të shmangur turmat gjatë pandemisë së koronavirusit.

Replika mes presidentit Trump dhe kryetarit të bashkisë së Portlandit pas vrasjes në protestë

Në një fjalim të hënën në Pitsburg, zoti Biden fajësoi Presidentin Trump për dhunën që ka shpërthyer në të gjithë vendin ndërsa Shtetet e Bashkuara po merren me protesta dhe kundër-protesta të përhapura dhe ndonjëherë të dhunshme mbi trajtimin policor të pakicave dhe pabarazitë në shoqërinë amerikane.

“Ky president ka kohë që e ka humbur të drejtën morale të udhëheqjes në këtë vend”, tha Biden. “Ai nuk mund ta ndalë dhunën, sepse për vite me radhë, ai e ka nxitur atë.”

“A beson dikush se do të ketë më pak dhunë në Amerikë nëse Donald Trump rizgjidhet?”, tha zoti Biden.

Guvernatori i Uiskonsinit, Tony Evers i bëri thirrje Presidentit Trump që të mos vizitojë qytetin qendror të Amerikës përgjatë brigjeve të Liqenit të Miçiganit.

“Unë jam i shqetësuar se prania juaj vetëm se do të pengonte shërimin e plagëve në (qytetin) tonë. Unë jam i shqetësuar se prania juaj do të zvarriste punën tonë për të kapërcyer përçarjet dhe për të ecur përpara së bashku”, tha zoti Evers.

Guvernatori Evers së pari urdhëroi trupat e Gardës Kombëtare në Kenosha që të shuanin dhunën në rrugë pasi një oficer i bardhë policie e qëlloi shtatë herë në shpinë afrikano-amerikanin Jacob Blake, duke e lënë atë pjesërisht të paralizuar. Zoti Evers pranoi më vonë ndihmë federale shtesë për ruajtjen e rendit.

Por, Presidenti Trump në Twitter tha se kjo ndodhi falë angazhimit të tij.

“Nëse nuk do të kisha këmbëngulur që Garda Kombëtare të aktivizohej dhe të shkoja në Kenosha të Uiskonskinit, qyteti nuk do të ekzistonte tani. Gjithashtu, do të kishte patur një numër më të madh të vdekjeve dhe plagosjeve. Dua të falënderoj forcat e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare. Do të shihemi të martën!”, thuhet në postimin e Presidentit Trump në Twitter.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump nuk kishte në plan të vizitonte familjen e afrikano-amerikanit Jacob Blake gjatë vizitës së tij në Kenosha.

Zoti Trump gjithashtu komentoi përsëri në lidhje me dhunën në Portland, ku një autokolonë e mbështetësve të tij me 600 makina u përleshën të shtunën me protestuesit e lëvizjes “Black Lives Matter”, që po protestonin kundër mënyrës se si policia po i trajton pakicat.

Gjatë mbrëmjes, një burrë i bardhë u gjet i vdekur në një rrugë nga një plagë me armë zjarri në gjoks. Dëshmitarët thanë se personi kishte në kokë një kapele me mbishkrimin “Patriot Prayer” (lutja e patriotit), një grup i ekstremit të djathtë me qendër në shtetin e Uashingtonit që më parë është përleshur me protestuesit. Presidenti Trump sulmoi kryebashkiakun e Portlandit, Ted Wheeler, një kritik demokrat i presidentit, për tre muajt e dhunës sporadike në qytet.

“Portlandi është një rrëmujë dhe ka qenë për shumë vite”, shkroi Presidenti Trump në Twitter. “Nëse ky kryebashkiak qesharak nuk e pastron atë, ne do të ndërhyjmë dhe ta pastrojmë për ata!”

Presidenti Trump gjithashtu pretendoi se “Kryebashkiakët dhe guvernatorët e majtë radikalë të qyteteve ku po ndodh kjo dhunë e çmendur kanë humbur kontrollin e “Lëvizjes” së tyre. Nuk duhej të ishte kështu, por anarkistët dhe agjitatorët humbën rrugën dhe nuk po e dëgjojnë askën, madje ata e detyruan Joe-in e ngadalshëm të dilte nga bodrumi (i shtëpisë së tij)!”

Në një deklaratë të lëshuar të dielën, zoti Biden tha për situatën në Portland se “të shtënat me armë në rrugët e një qyteti të madh Amerikan janë të papranueshme. Unë e dënoj këtë dhunën. Unë dënoj çdo lloj të dhunës pavarësisht se kush e ka kryer atë , qoftë i majtë apo i djathtë. Dhe unë e sfidoj Donald Trumpin që të bëjë të njëjtën gjë”.

Biden shtoi se “ne nuk duhet të bëhemi një vend që është në luftë me veten. Një vend që pranon vrasjen e amerikanëve më të cilët nuk jemi dakord. Një vend që zotohet se do të hakmerret ndaj njëri-tjetrit. Por kjo është Amerika që Presidenti Trump dëshiron të jemi. Amerika që ai beson se jemi”.

E diela solli protesta të vazhdueshme në Portland, së bashku me zotimet nga guvernatori i shtetit për të forcuar policinë dhe për të trajtuar çështjet themelore që kanë çuar në protestat disa mujore kundër padrejtësive racore.

Një grup protestues të dielën u mblodhën para një ndërtese të përdorur nga forcat e zbatimit të ligjit, dhe si shumë netë të tjera të protestave, policia e Portlandit e shpalli atë të “të paligjshëm” dhe bëri arrestime.

Guvernatorja e Oregonit, Kate Brown tha në një deklaratë për mediat të dielën vonë se të gjithë, përfshirë zyrtarët e zgjedhur, forcat e zbatimit të ligjit dhe udhëheqësit e komunitetit, duhet të bashkohen për të ndaluar ciklin e dhunës në Portland dhe se “ndryshimi i vërtetë do të vijë nga puna e madhe për të arritur drejtësinë racore”.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët