Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Trump shtyn takimin: Nuk mendoj se G7 përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë
31 Maj 2020, 19:56Nga DOSJA
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shtyrjen e takimit të Grupit të Shtatëshes që pritej të mbahej muajin tjetër, për në shtator ose më vonë gjatë vitit. Ai tha gjithashtu se do të zgjeronte listën e vendeve pjesëmarrëse duke përfshirë Australinë, Rusinë, Korenë e Jugut dhe Indinë.
Duke folur para gazetarëve të shtunën pas kthimit të tij në Uashington nga Florida, zoti Trump tha se G7, që bën bashkë vendet me ekonomitë më të përparuara në botë, ishte një “grup shumë i vjetëruar vendesh” në formatin e tij aktual.
“Po e shtyj sepse nuk mendoj se G7 përfaqëson siç duhet atë që po ndodh në botë”, tha Presidenti Trump. Shumica e vendeve evropiane nuk bën komente të menjëhershme rreth propozimit. Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se Berlini ishte në pritje të informacioneve të mëtejshme. Nuk ishte e qartë nëse dëshira e zotit Trump për të ftuar vende të tjera ishte një përpjekje për ta zgjeruar përgjithmonë formatin e G7-s.
Në disa raste të mëparshme zoti Trump ka sugjeruar se duhet të shtohej edhe Rusia, duke e quajtur Moskën me rëndësi strategjike globale.
Rusia u përjashtua nga ajo që asokohe ishte G8 në 2014, pasi Moska aneksoi rajonin e Krimesë nga Ukraina. Rusia ka ende kontrollin mbi këtë territor dhe qeveri të ndryshme të G7-s i kanë kundërshtuar thirrjet e mëparshme të Presidentit Trump për të rifutur Moskës brenda këtij grupimi.
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot edhe 13 raste të reja me COVID-19. Në një njoftim për mediat IKSHPK ka...
SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rëguar ashpër ndaj protestave që po vitjojnë pas vrasjës së George Floyd. Në një postim në mediat sociale, Trump shkru...
KOSOVË- Qeveria në detyrë ka mbajtur sot një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e masave për parandalimin e COVID-19. Pas mbledhjes, Kryeministr...
ITALI– Në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur të paktën 75 persona, një shifër teje e ulët krahasuar me muajt e mëparshëm, duke e çuar në 33.415 numr...
BULLGARI– Pyetjes së famshme: çfarë gjuhe flisnin shqiptarët para 400 vitesh, i jep përgjigje një fjalor i botuar në Bullgari, në të cilin dëshmohet për...
SPANJË– Koronavirusi ka infektuar mbi 6.1 milionë njerëz në mbarë botën e mes tyre nuk ka kursyer as qeveritarë, lider të njohur si edhe mbretër.Së fundmi ...
SHBA– Vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë në George Floyd, në Minneapolis të SHBA-së nga polici amerikan, Derek Chauvin mësohet se kanë qenë të njohur më herë...
BURKINA FASO- Të paktën 20 persona kanë mbetur të vdekur në Burkina Faso, pasie njkë grup me persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në një treg bagëtish.S...
KINË– Koronavirusi që ka prekur të gjithë botën duke shkaktuar mbi 371 mijë viktima, sipas një nga zyrtarëve më të lartë të shëndetësis në Kinë nuk e...
ITALI – Aktoria Lucia Martino e veshur me kostum tradicional dhe e shoqëruar nga mikja e saj Rachelle Raitano janë shfaqur këtë të shtunë në rrjetin social Face...