LIVE UPDATES
Aktualitet

“Trusti” i kompanive farmaceutike/ Skema si ndajnë miliona euro të tenderave në Shëndetësi

21 Prill 2020, 05:31 Nga DOSJA

Shqipëri– Ekziston një fije, jo shumë e dukshme, që lidh disa kompani farmaceutike, të cilat fitojnë më shpesh tenderat multi-milionë euro të Shëndetësisë. Të paktën, katër kompani duket se tolerojnë njëra-tjetrën në tendera. Nëse njëra paraqet një ofertë ekonomike, të tjerat përfshihen në procedurë “thjesht për numër”, duke mos dorëzuar asnjë dokumentacion.

Në fokusin e këtij shkrimi janë tenderat me vlerë mbi 100 mijë euro të sektorit të Shëndetësisë, të fituar nga “OES Distrimed”, “Biometrik”, “Euromed” dhe “Montal”, gjatë periudhës 2017-2020. Deri në gjysmën e parë të vitit 2017, mes tyre ka ekzistuar një lloj rivaliteti në prokurimet publike. Në periudhën e mëtejme, që përkon me mbajtjen e detyrës së Ministrit të Shëndetësisë nga Ogerta Manastirliu, mes këtyre kompanive është vendosur “paqja”.

Në shumë tendera të marra në analizë nga “Boldnews.al”, rezulton që njëra prej tyre shpallet fituese, ndërsa të tjerat skualifikohen për shkak të mosparaqitjes së ofertës. Në këtë lloj “konkurence formale”, kompanitë kanë arkëtuar miliona euro nga tenderat publikë. Natyrisht, ky grupim kompanish, i cili duket se ka formuar një lloj “trusti”, nuk mund të funksionojë pa cedimin e vigjilencës nga institucionet e Shëndetësisë. Madje, duket se këto të fundit e kanë lejuar me dashjë atë që mund të konsiderohet si “bashkëpunim informal” mes kompanive farmaceutike.

“Boldnews.al” ka kryer verifikime në dokumenta zyrtarë, në bazë të të cilave janë siguruar të dhëna interesante.

Tenderat pa garë për “OES Distrimed”

– Në Janar 2020, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mbyll tenderin “Loti 1 Materiale për Trajtim Vaskular Kirurgjikal”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

Tenderi fitohet nga “OES Distrimed”. Në garë morën pjesë edhe “Euromed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumentacion.

– Në Dhjetor 2019, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekimi stapler për QSUT”, me fond limit mbi 650 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe “Biometrik”, e cila u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

– Në Gusht 2019, QSUT shpall kompania ‘OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 3-Pacemaker me antibiotik”, me fond limit rreth 100 mijë euro bashkë me TVSH.

Në këtë tender merrnin pjesë edhe “Montal” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan për mos-paraqitje oferte.

– Po në Gusht 2019, ‘OES Distrimed” shpallet fituese e tenderit “Loti 7 – Transcatheter aortic valve implantation / Kompleksi i materialeve per stente valvulare aortal (TAVI)”, me fond limit rreth 200 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera, njëra prej tyre “Montal” shpk. Kjo kompani u skualifikua, pasi nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Korrik 2019, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, SU “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër dhe Spitalin Rajonal Fier”, me fond limit rreth 500 mijë euro bashkë me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe katër kompani të tjera, mes të cilave edhe “Biometrik” dhe “Montal”. Të gjitha kompanitë u skualifikuan për shkak se nuk kishin dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Gusht 2018, QSUT shpall kompaninë ‘OES Distrimed” fituese të tenderit “Blerje materiale mjekesore Stapler ne QSUT”, me fond limit mbi 300 mijë euro me TVSH.

Në procedurë merrnin pjesë edhe katër konkurentë të tjerë, mes të cilëve “Montal” dhe “Euromed”. Të dyja u skualifikuan, pasi nuk kishin paraqitur ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” në tenderin Lot. 3 Blerje ballona, kateter guide dhe gida angioplastike”, me fond limit total prej rreth 500 mijë euro me TVSH

Në garë merrnin pjesë edhe dy kompani të tjera, një prej të cilave “Euromed”. Ajo u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

– Po në Qershor 2018, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “OES Distrimed” fituese në tenderin “Loti 7, Blerje stenta të medikuara”, me fond limit rreth 400 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe 4 kompani të tjera, mes të cilave “Euromed”. Kjo kompani u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë.

Tenderat pa garë për “Biometrik”

– Në Korrik 2019, QSUT shpall kompaninë “Biometrik” fituese në tenderin “Loti 1 Proteza, kanjula dhe materiale te përgjithshme”, me fond limit rreth 450 mijë euro.

Në tender merrnin pjesë edhe “OES Distrimed” dhe “Montal”, të cilat u skualifikuan, për shkak të mungesës së ofertës ekonomike.

– Në Maj 2019, QSUT shpall kompaninë “Biometrik” fituese të tenderit “Blerje barna për dializën peritoneale”, me fond limit rreth 450 mijë euro me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe kompania “Montal”, e cila u skulifikua pasi nuk kishte dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Gusht 2018, QSUT shpall kompaninë “Biometrik” fituese të tenderit “Loti 2 – ICD VR-single chamber implantable defribilator”, me fond limit mbi 100 mijë euro me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe 4 kompani të tjera, përfshirë “OES Distrimed” dhe “Montal”. Të gjitha u skualifikuan, pasi nuk kishin dorëzuar ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, QSUT shpall “Biometrik” fituese në tenderin “Blerje materiale mjekësore për Shërbimin e Kardiokirurgjisë. Loti 1 Proteza, kanjula dhe materiale të përgjithshme”, me fond limit rreth 350 mijë euro.

Në garë merrte pjesë edhe ‘OES Distrimed”, e cila u skualifikua, për mungesë të ofertës ekonomike.

– Në Janar 2018, Qendra e Transfuzionit të Gjakut shpalli kompaninë “Biometrik” fituese të tenderit “Blerje qese gjaku, Filtra deleukocitare, sisteme transfuzioni”, me fond limit rreth 300 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe tre kompani të tjera, përfshirë “Montal”. Kjo kompani u skualifikua, për shkak se nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike.

Tenderat pa garë për “Euromed”

– Në Nëntor 2019, Universiteti i Mjekësisë Tiranë shpall kompaninë “Euromed” fituese në tenderin “Blerje pajisje mjekësore, laboratorike dhe Manekinë”, me fond limit rreth 250 mijë euro.

Në tender merrnin pjesë edhe “OES Distrimed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan, për shkak të mos paraqitjes së ofertës.

– Në Shtator 2019, Shërbimi Kombëtar i Urgjencës shpall kompaninë “Euromed” fituese të tenderit “Blerje set të urgjencës mjekësore”, me fond limit rreth 300 mijë euro me TVSH.

Në tender merrte pjesë edhe kompania “Biometrik”, e cila u skualifikua, për shkak të mos-dorëzimit të ofertës ekonomike.

– Në Shkurt 2019, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut shpall kompaninë “Euromed” fituese të tenderit “Lot III Sete për Reveos, SpectraOptia për plazma-apheresis sistemin Mirasol….”, me fond limit rreth 600 mijë euro me TVSH.

Në garë merrte pjesë edhe kompania “Montal”, e cila u skualifikua për shkak të mos-dorëzimit të dokumentacionit.

– Në Shkurt 2018, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut shpall kompaninë ‘Euromed” fituese të tenderit “Blerje qese gjaku, Filtra deleukocitare, sisteme transfuzioni…”, me fond limit mbi 100 mijë euro.

Në tender merrte pjesë edhe “Montal”, e cila nuk kishte paraqitur ofertë ekonomike.

Tenderat pa garë për “Montal”

Kompania “Montal” është shpallur fituese në një numër të kufizuar tenderash mbi 100 mijë euro, gjatë periudhës 2017-2020.

 – Në Qershor 2019, Ministria e Shëndetësisë shpall kompaninë “Montal” fituese të tenderit “Blerje materiale konsumi për shërbimin e Hemodinamikës së QSUT, SU “Shefqet Ndroqi” dhe Spitalit Rajonal Shkodër dhe Spitalin Rajonal Fier”, me fond limit rreth 200 mijë euro me TVSH.

Në tender merrnin pjesë edhe 4 kompani, mes të cilave ‘OES Distrimed” dhe “Biometrik”. Të gjitha u skualifikuan, për shkak se nuk paraqitën ofertë ekonomike.

– Në Qershor 2018, kompania “Montal” shpallet fituese në tenderin e zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë për “Blerje katetere koronare diagnostike”, me fond limit mbi 150 mijë euro.

Në procedurë merrnin pjesë edhe kompanitë “Euromed” dhe “Biometrik”, të cilat u skualifikuan për shkak të mungesës së ofertës dhe dokumentacionit.

– Në Mars 2017, Ministria e Shëndetësisë shpalli kompaninë “Montal” fituese të tenderit “Furnizim vendosje pajisje mjekësore dhe hotelerie për godinën e Maternitetit të Spitalit Sarandë”, me fond limit rreth 700 mijë euro me TVSH.

Në garë merrnin pjesë edhe 5 kompani të tjera, mes të cilave “Biometrik” dhe “OES Distrimed”. Kompania “Biometrik” u skualifikua për shkak se nuk kishte dorëzuar ofertë. Ndërsa “OES Distrimed” u skualifikua për mungesë të dokumentacionit të plotë.

Marrë nga Bold News

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu tenderat e shëndetësisë ogerta manastirliu tenderat e shëndetësisë

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci