Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Porti i Durrësit! Berisha nga Durrësi: Aferë e zezë, Rama mund të konfiskojë çdo tokë
16 Shkurt 2022, 08:21Nga DOSJA
DURRËS -Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme nga Durrësi se kandidatja e Ramës, Emirjana Sako duhet të ishte duke u përballur me gjyqin. Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë vendin, kudo që ata do të votojnë më 6 Mars, “të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbyer e PD-së është votë e humbur për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë dhe çdovotë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për opozitën e vërtertë. Gjatë një vizite në një fasoneri në qytetin e Durrësit, që prodhon dhe eksporton këpucë, Berisha shpjegoi situatën në të cilën janë vënë demokratët në këto momente prej bashkëpunimit të Lulzim Bashës me kreun e qeverisë Edi Ramën.
Berisha, teksa ishte në tryezën e organizuar me shoqatën ‘Durrësi’, denoncoi se afera e Portit të Durrësit mund të shtrihet në mbarë bregun. Ai tha se kjo vjen për shkak se qeveria i ka dhënë të drejtën vetes që të marrë pronat e të tjerëve. Për Portin e Durrësit, Berisha tha se qeveria ka përdorur një skemë tipike për mafien, kanë gjetur një kompani në Emiratet e Bashkuara e njohur në shumë aspekte, kanë firmosur një marrëveshje me qeverinë e Emirateve për të bërë kornizën e maskës me të cilën duan të rrëmbejnë tokën.
Berisha tha se në këtë aferë korruptive është i implikuar Edi Rama dhe Lulzim Basha. Sipas tij, kjo është afera më e madhe korruptive ndoshta edhe në planet.
TIRANË– Punoi për shumë vite në sistemin e drejtësisë, por drejtësi nuk gjeti. Sot nga një vend i Europës, ku qëndron në azil, shpresa e vetme është ...
LEZHË – Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeccar nga Fushë-Kruja pasi është shpallur fajtor për një ngjarje të ndodhur në nëntor 2020 në Shëngjin...
MAT – Banorët e fshatit Bushkash të bashkisë së Matit janë tronditur kur kanë parë sot se disa prej varrezave të fshatit janë dëmtuar dhe mungojnë pjesët ...
GREQI– Këngëtari shqiptar Arjan Begaj është kapur nga policia greke me një sasi droge. Sipas policisë e vendit fqinj, këngëtari shqiptar u kap prej depart...
TIRANË– Inspektori i Lartë të Drejtësisë ka dalë në përfundime ndaj dy prokurorëve të Lezhës, Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj lidhur me ngjarjen trag...
TIRANË– Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit ka nisur të qajë dhe është prekur. E pranishme në Komisio...
ITALI-45 arrestime, 80 kontrolle, drogë, armë dhe pasuri për një vlerë rreth 2 milionë euro. Ky është rezultati i një operacioni të përbashkët që ndoqi Departam...