Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Art&Argëtim
“T’u bëfsha çarçaf”/ Producenti tregon si e ngacmonte partneren dhe momentin që i shkoi në shtëpi
11 Prill 2021, 14:00Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë producenti dhe regjisori Edmond Topi dhe bashkëjetuesja e tij prej 15 vitesh, gazetarja e njohur Mirela Oktrova e cila kandidon për deputete në Bindjen Politike, në Tiranë. Gjatë intervistës ata kanë treguar si janë njohur me njëri-tjetrin dhe kur filloi të konsolidohej lidhja e tyre pas përfundimit të dy martesave të mëparshme që ata kishin.
Ardit Gjebrea: Ku e ke parë Mirelën për herë të parë?
Edmond Topi: Unë studioja për dramë dhe një nga gëzimet që kishim ne kur kishim provim, ishte se vinin dy Mirela goca e profesorit dhe motra e një studenti tjetër, një Mirelë tjetër, ish-ministrja.
Ardit Gjebrea: Dhe babain e Mirelës ti e ke pasur profesor.
Edmond Topi: E kam pasur pedagog, ishte Shefi i Katedrës. Profesor Esadi ishte regjisor dhe mua më kishte zgjedhur një nga studentët, luanin pedagogët dhe disa studentë, ku një prej tyre isha dhe unë. Një ditë profesor Esadi do shkonte në Kosovë për të vënë një pjesë dhe dikush do e drejtonte shfaqen dhe më thotë një ditë “Edmond, kalo pasdite në shtëpinë time, të të jap porositë dhe filloi një tmerr. Unë e kisha ngacmuar këtë sa herë që kalonte në rrugë me ato fjalët zhargon, t’u bëfsha çarçaf, e kështu gjërash. Në kokën time zhvillohej ngjarja, shkoj i bie derës, hapet, del kjo dhe thotë rrugaç edhe këtu erdhe? Babii… Por në të vërtetë nuk ndodhi kështu, kjo e mbajti veten. Nuk do ta harroj, këta ishin në gjendje dhe mua më qerasën me disa karamele nga më të shtrenjtat që kishte Shqipëria.
Ardit Gjebrea: Pse?
Mirela Oktrova: Sepse aq e vlerësova (qesh).
Ata treguan se jeta i bashkoi sërish pas shumë vitesh, në Gjermani në një takim me shkrimtarin Ismail Kadare, ku sipas Mirelës të gjithë gazetarët ishin duke i bërë pyetje përkëdhelëse, ndërsa më pas erdhi në pyetje me spec dhe ngacmuese nga Edmondi që shkaktoi shumë zhurmë në sallë. Ky ishte takimi i tyre i parë pas shumë vitesh dhe më pas filluan kështu miqësinë e tyre. Pasi përmbyllën marrëdhëniet e tyre me partnerët e parë, ata filluan të njiheshin dhe e konkretizuan lidhjen e tyre pas shumë vitesh, arsyeja ishin fëmijët e tyre.
Ata frenuan veten që fëmijët të ishin jo thjesht mbartës të vendimit të tyre, por të ecnin ata përpara. Sipas Mirelës, fëmijët duhet të vinin në konkluzionin që prindër të lumtur qofshin e me njëri-tjetrin, janë më pozitivë, më mbështetës dhe të duhurit për ta, sesa prindër të palumtur që janë bashkë.
Marrë nga tvklan.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA– Këngëtarja Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj nje video në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se edhe ajo is gjithë njerëzit e thjeshtë ka strija në trup...
SHQIPËRI – Anxhela Peristeri është përfaqësuesja e Shqipërisë për këtë vit në “Eurovision” me këngën “Karma”. Ajo ka zbuluar detaje të reja lidhur me rregu...
SHBA–Më datën 9 të këtij muaji, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, Princi Philip, u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka bërë ...
TIRANË- 6 muaj pas lidhjes me biznesmenin nga Shkodra, Alis Hysa, Marina Fara, vajza e vetme e këngëtares Eli Fara është sërish “single”. Lajmi është zbulu...
KOSOVË-Zana Krasniqi, miss Kosova 2008 është bërë nënë për herë të katërtZana eshtë një nga personazhet më të njohura të showbizz në Kosovë për bukurinë e ...
DASHI11 Prill 2021 – do të jetë një ditë shumë pozitive në dashuri. Ata që kanë qenë beqarë për ca kohë më në fund do të mund të gjejnë dikë që do t’ua rrahë ze...
TIRANË- Besoj të gjithë e mbajnë mend debatin mes Eneda Tarifës dhe Lindita Halimi, por nëse e keni harruar po ua rikujtojmë ne.Gjithçka ka nisur ku...
TIRANË- Sot Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukseshme, e cila ka arritur që emri i saj të dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë. Pë...
TIRANË– Këngëtarja Eneda Tarifa ka treguar se nuk ka dalë e kënaqur me paraqitjen e saj skenike në Eurovizion, pasi e ka penalizuar fakto që ka këndu...
TIRANË- Elgiti dhe Klea janë pa dyshim një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata kanë filluar romancën 4 vite më parë dhe vitin që lamë...