LIVE UPDATES
Aktualitet

’Ngrihuni çuna, na pret puna’, Blendi Teta rrëfen si u organizua vrasja e Santiagos: Darka me ‘Klanin Duka’

16 Shtator 2019, 09:53 Nga DOSJA
’Ngrihuni çuna, na pret puna’, Blendi Teta rrëfen si u

TIRANE-Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Blendi Tetën. Pavarësisht se Teta, pretendoi fillimisht se ishte vetëm një kalimtar, hetuesit kanë avancuar në pistën e tyre. Dosja.al ka mësuar se grupi hetimor që po heton vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka zbuluar një darkë që Blendi Teta, 39 vjeç, i ndaluar për këtë ngjarje, si person në dijeni, ka patur me ekzekutorët e ish-policit Santiago Malko.

Para vrasjes së Malkos, dy të dyshuarit, E.D, dhe L.D kanë darkuar në zonën e freskut, në një lokal në zotërimin e tyre, bashkë me Blendi Tetën, personin e akuzuar si A.D dhe disa persona të tjerë.

Dosja.al ka mësuar se Blendi Teta, ka thënë para hetuesve, se natën që u vra Santiago Malko, ka darkuar me anëtarët e klanit “Duka”. Rreth orës 20:00, E.D dhe L.D  janë ngritur nga tavolina dhe kanë thënë “Cohuni çuna se na pret puna”.

Më pas ata kanë dalë nga lokali nga ku janë larguar me dy makina. Bashkë me Tetën kanë qenë dhe disa persona të tjerë. Teta ka thënë se ata janë larguar me një makinë “Scoda Roomster” dhe një Golf 5 gri.” Ai akuzohet nga prokuroria, se ka qenë njeriu që i ka informuar autorët për lëvizjet e viktimës.

Rreth 90 minuta pasi ata janë ngritur nga tavolina, është kryer ekzekutimi i Santiago Malkos, konkretisht në orën 21:25 të mbrëmjes së 27 gushtit. Vrasja e ish-policit Santiago Malko dyshohet se është kryer nga klani “Duka”, një grup i ri i cili po fiton terren në kryeqytet.

Dëshmia e Blendi Tetës para hetuesve: 

‘Pasi darkuam në Fresk ndaluam në Porcelan. Në këtë vend, L dhe E, po shihnin BMW X5. Makina ishte e parkuar. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit që tha të mos parkonim aty. L eci dhe disa metra. Unë zbrita dhe piva një cigare. I thashë L: Do të largohem. E kuptova që po ndiqnin BMW X5 dhe se do të ndodhte diçka. Më tha: Pse do të ikësh. I thashë: do të iki sepse s’kam lidhje me këtë punë. Shkova tek lokali pranë spitalit, tek 5-a dhe pashë I.S që ka zbritur nga makina. Më pas hyra tek kioska dhe bleva ujë. Mora një taksi dhe shkova tek bashkëjetuesja ime, në Don Bosko. Lashë taksinë, para hotel “Ferrara”. Pas 15 minutash që pashë tv, mora vesh për atentatin. Aty kuptova që bëhej fjalë për të njëjtën makinë që po ruhej nga I.S, L.D, E. D si edhe personat që ishin në automjetin Golf 5 ngjyrë gri me targë AA221XB. Të nesërmen dola në Fresk, por s’takova asnjë prej tyre, përveç shtetasit E.M, i cili më tha se kishte problemin e golf 5 ngjyrë gri, e cila ishte në emrin e tij, por përdorej nga E dhe L.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko klani duka arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko klani duka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet