"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Turkmenistani merr masat ekstreme. Ndalon përdorimin e fjalës COVID-19, dhe arreston të gjithë personat që vendosin maskë
1 Prill 2020, 19:41Nga DOSJA
AZI– Qeveria autoritare e Turkmenistanit ka ndaluar rrepësisht përdorimin e fjalës koronavirus. Po ashtu shteti i cili ka në kontroll edhe median ka ndaluar që gjatë raportimit të përmendet fjala e sëmundjes vdekjeprurëse, ndërkohë policia do të arrestojë të gjithë ata njerëz që e përdorin këtë fjalë, ose vendosin maska.
Kjo është bërë e ditur në një shkrim të botuar nga mediat e huaja, ku thuhet se përdorimi i fjalës ‘’koronavirus” është hequr nga Ministria e Shëndetësisë të Shtetit.
Ndërkohë një drejtuesja e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Jeanne Cavelier, ka kundërshtuar këtë miratim duke thenë se kjo i humb mundësinë njerëzve që të jenë të informuar me situatën kritike që është bota. Ajo ka shtuar se kjo është në kundërshtim të plotë me shkeljen e të drejtave të njeriut.
“Autoritetet turkmene kanë miratuar këtë metodë ekstreme për zhdukjen e të gjitha informacioneve në lidhje me koronavirusin. Ky mohim i informacionit jo vetëm që rrezikon qytetarët turkmenë, por gjithashtu forcon autoritarizmin e imponuar nga Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe ta çojë atë në përgjegjësi për shkeljet e tij sistematike të të drejtave të njeriut.” -tha Jeanne Cavelier, drejtuesja e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore të RSF, në një deklaratë.
Turkmenistani është një komb i mbyllur me rreth 5.8 milion njerëz në kufi me Iranin. Udhëheqësi i vendit është Presidenti Berdymukhamedov. Gjithashtu Qeveria e Turkmenistanit ka promovuar librat e Presidentit Berdymukhamedov në lidhje me fuqitë medicinale të çajit dhe të temjanit.
Më 13 mars, qeveria u tha njerëzve që të përdorin tymin nga djegia e bimëve për të “parandaluar sëmundje të ndryshme infektive”, duke përmendur librat e presidentit. Vendi ka mbyllur shumë dyqane, shkolla dhe kufij në mënyrë për të parandaluar sëmundjen e koronavirusit. Turkmenistani nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit në Organizatën Botërore të Shëndetit, sipas të dhënave të OBSH ditën e djeshme.
BRITANI– Edhe pse në Britani situata është mjaft kritike për shkak të koronavirusit, ku i infektuar është dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, në errësirë ...
SHBA-Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, bazuar në situatën që ndodhet vendi për shkak të pandemisë është shprehur se SHBA mund të ndjekë skenarin e Itali...
RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vendosur se do të punojë nga shtëpia pasi javën e kaluar është takuar me një mjek, i cili ka rezultuar i infektuar m...
BULLGARI– Deputeti i Bullgarisë me origjinë turke Hasan Ademov ka rezultuar me Covid-19, i cili është shtruar me urgjencë në spital.Për shkak të tij, 240...
AUSTRALI– Koronavirusi ka prekur mbi 200 vende në botë dhe mijëra njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.Ndërkohë sëfun...
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një reagim zyrtar ka thënë se kundërshtojnë veprimin e fundit të qeverisë në detyrë të...
GREQI-Numri i viktimave në Greqi ka shkuar në 50 ku gjatë 24-orëve të fundit ka humbur jetën edhe një person tjetër nga Athina. Mediat greke, kanë raportuar se ...
ITALI– Ditën e sotme në Itali janë shënuar 727 viktima nga koronavirusi duke e çuar totalin e të vdekurve në 13,155.Në dy javët e fundit Italia ka regj...
TIRANË– Po ju a keni imagjinuar ndonjëherë gjatë këtyre ditëve veten sesi do të dukeni kur të dilni nga shtëpia pas një izolimi 40-ditor pa pasur wifi, pa...