All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Turqi: Skandali me mafian cënon Erdoganin

28 Maj 2021, 10:02 Nga DOSJA
Turqi: Skandali me mafian cënon Erdoganin

Mafiozi më i njohur turk, Sedat Peker ka publikuar video me të dhëna për lidhjen e qeverisë me mafian. Presidentit Erdogan dhe ministrit të Brendshëm, Soylu tani u duhet të shpjegojnë shumë gjëra.

All - Paragraf - 1

Mafiozi Sedat Peker shkaktoi një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale me mesazhet e tij. Shtatë video të tij në YouTube – e secila prej tyre u bë virale dhe ka shkaktuar reagime të shumta në Turqi. Në videot e tij ai akuzon rëndë politikanë të njohur të partisë në pushtet. Ai thotë se politikanët janë të përfshirë në vrasje, përdhunime, kontrabandë droge, abuzim të pushtetit dhe shumë aktivitete të tjera kriminale. Në të njëjtën kohë, sipas Peker, qeveria turke e ka mbrojtur ate nga ndjekja penale për vite me radhë – ai thotë se ka pasur madje edhe mbrojtje policore nga qeveria.

Në video-mesazhet e tij, Peker ka vënë në shënjestër në veçanti ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu. Ai thotë se vetë ministri e kishte paralajmëruar kur janë nisur hetimet kundër tij. Kjo ishte arsyeja e vetme që ai ka mundur të ikë nga Turqia në vitin 2020 dhe të strehohet në Dubai, thotë Peker në një video. Për shkak se kundër tij deri tani nuk ka filluar asnjë hetim gjyqësor, deri tani nuk është e qartë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. E qartë është vetëm se pozita e Suleyman Soylu po dobësohet shumë – opozita po kërkon me forcë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm.

49-vjeçari Sedat Peker ishte i njohur për publikun turk për një kohë të gjatë. Ai konsiderohet si një prej më të mëdhenjve në botën e krimit turk, iu desh të përgjigjej në gjykatë disa herë për vrasje, vrasje në tentativë dhe rrëmbim dhe u dënua për “krijimin e një organizate kriminale”.

Heshjta e Erdoganit

Paraqitjet e tij në YouTube do të thonë një dëmtim tjetër i imazhit të Recep Tayyip Erdogan. Për një kohë të gjatë, presidenti turk Erdogan ka heshtur në lidhje me deklaratat e Peker. Ai është pozicionuar vetëm pasi u detyrua të reagojë. “Na mbush me trishtim të shohim se në vendin tonë ka njerëz të mjerë dhe të padenjë, që mbështeten nga bandat mafioze. Organizatat terroriste dhe bandat kriminale janë i njëjti lloj gjarpri helmues”, theksoi presidenti pas një mbledhje të kabinetit qeveritar këtë javë.

Politologu, Ibrahim Uslu nga Qendra e Ankarasë për Studime Sociale (ANAR) mendon se deklarata e Erdoganit erdhi tepër vonë. “Nëse një person i ikur shpif dhe fyen qeverinë, partia në pushtet AKP duhet të veprojë menjëherë dhe të krijojë një komision parlamentar për hetim”, tha Uslu. Sipas mendimit të tij, e gjithë afera ishe një fiasko e plotë për qeverinë, në një moment kur edhe besimi ndaj gjyqësorit dhe shtetit ka rënë. “AKP është dashur menjëherë të ndërmarrë veprime të vendosura kundër organizatave kriminale.”

AKP në krizë?

Vëzhguesit thonë se pohimet e Pekerit kanë ulur edhe më shumë imazhin edhe ashtu në rënie të partisë në pushtet AKP. Sipas një sondazhi nga instituti turk Metropoll, AKP ka rënë në vetëm 27 përqind – që është një ulje prej 33 përqind krahasuar me zgjedhjet e fundit në qershor 2018. Në një sondazh tjetër thuhet se edhe vetë presidenti Erdogan ka shënuar kohët e fundit një rënie të madhe të popullaritetit. Erdogani tani ka një mbështetje prej vetëm 40 përqind, që e rendit atë vetëm në vendin e katërt – prapa kryetarëve të bashkive të Ankarasë dhe Stambollit, të cilët i përkasin partisë opozitare CHP, si dhe udhëheqësit të partisë opozitare IYI, Meral Aksener.

Rënia në sondazhe është kryesisht për shkak të krizës ekonomike dhe kushteve të këqija të pandemisë, shpjegon Usbrahim Uslu. “Polemikat e Pekerit mund të mos kenë ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet e sondazhit. Por në plan më afatgjatë, këto kritika do ta shkatërrojnë besimin ndaj qeverisë”,  tha Uslu. Studiuesi i politikës, Baris Doster nga Universiteti Marmara në Stamboll, mendon se videot do të kenë një efekt të menjëhershëm. “Do të ketë një kolaps të AKP në sondazhe. Do të ishte mrekulli, nëse qeveria ia del të zgjohet nga gjumi”. Sepse kritikat e Peker i shkojnë shumë në favor opozitës”, thotë Doster.

Mafia dhe politika – në bashkëveprim?

Fikri Saglar, deputet i partisë më të madhe opozitare CHP, thekson se rasti i Peker nuk është rast i izoluar, por më shumë tregon një problem themelor në Turqi. “Qeveria kurrë nuk arriti të distancohej nga mafia (…) Sot mafia gjendet shumë afër qeverisë. Fakti që qeveria dhe mafia janë shumë afër mes tyre, e bëjnë të qartë edhe video-mesazhet e Pekerit”.

Zbulimet e kumbarës mafioz, Peker zgjojnë kujtimet e një kapitulli të errët në historinë turke. Qysh në vitet 1990 flitej për një afërsi dhe bashkëveprime të shumta midis zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe botës së krimit. Besohet se vrasjet politike ose rastet e zhdukjes së njerëzve janë, siç dyshohet, rezultat i makinacioneve të organizatave kriminale dhe qarqeve qeveritare. Por prova konkrete për lidhjet me qarqet qeveritare kanë qenë shumë të rralla – ndërsa shtypi turk i përshkruan këto raporte si një rrjet i paqartë dhe i thellë.

A po afrohet qeveria me krimin?

Në të kaluarën e afërt ka ndodhur shpesh që personalitete mafioze, kryesisht nga qarqet ekstremiste të djathta, të paraqiten në shoqërinë e përfaqësuesve të lartë të qeverisë. Në prill të vitit 2020, bosi i mafies ekstremiste të krahut të djathtë, Alaattin Cakici u lirua së bashku me rreth 90.000 të burgosur të tjerë, si rezultat i një ligji për amnisti në lidhje me pandeminë COVID.

E gazetarë të shumtë, anëtarë të opozitës ose të burgosur të sëmurë mbetën në burg. Pas lirimit të Cakici, pati një takim të diskutueshëm të tij me politikanin qeveritar Devlet Bahceli, partnerin e vogël të Erdoganit në qeveri dhe kryetar i partisë ultranacionaliste MHP – të dy konsiderohen mbështetës të lëvizjes ekstremiste të krahut të djathtë “Ujqërit Gri” dhe janë politikisht të afërt.

DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota erdogan sedat peker turqi erdogan sedat peker turqi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 28 Maj 2021, 09:34

JAPONI- Japonia ka miratuar vaksinimin e fëmijëve me vaksinën e Pfizer. The Guardian shkruan se miratimi i vaksinës është bërë nga Ministria e japoneze e Shënde...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen