LIVE UPDATES
Bota

 “Turqia duhet të japë një “ultimatum” për çarmatimin e ishujve grekë” /Reagon Greqia: Do të for

11 Shtator 2020, 16:59 Nga DOSJA
 “Turqia duhet të japë një “ultimatum”

GREQI- Kohët e fundit, Turqia është përpjekur të ngrejë çështjen e militarizimit të ishujve të Egjeut nga Greqia, duke argumentuar se kjo është e paligjshme dhe po shkel Traktatet e Paqes të Lozanës (1923) dhe Parisit (1947).

Por nuk janë vetëm ankesat kundër Greqisë, të cilave zyrtarisht u janë përgjigjur shumë herë deri më sot Ministria Greke e Punëve të Jashtme. Duke përdorur mediat pro-qeveritare, Ankaraja krijon në mënyrë metodike, përgatit opinionin publik turk për ndërhyrje ushtarake në mënyrë që të ‘çarmatosë ishujt grekë’.

Në këtë kontekst, gazeta pro-qeveritare Yeni Safak, e konsideruar si nxitësi kryesor i lajmeve të rreme të Turqisë, vazhdon të publikojë deklarata nga “ekspertët” turq mbi çështjen e militarizimit të ishujve të Egjeut nga Greqia.

Në mënyrë provokuese gazeta arrin në pikën e kërcënimit të Greqisë me një pushtim ushtarak në mënyrë që të “rivendosë legjitimitetin” e supozuar.

Kështu në artikullin e së enjtes titulli është: “Ishujt e Armatosur: Turqia mund të vendosë një afat kohor. Nëse Greqia nuk bën një hap, atëherë lind e drejta për mbrojtje ligjore ”.

Tensionet e fundit ushtarake në Mesdheun Lindor kanë ngritur edhe një herë çështjen e ishujve që Greqia ka që nga viti 1960. Sipas ligjit ndërkombëtar, ishujt me një status ushtarak dhe që duhet të çmilitarizohen janë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë” , thuhej në shkrim duke cituar një profesor turk të së drejtës ndërkombëtare. Profesori tha se nëse Greqia nuk i çmilitarizoi ishujt, Turqia ka të drejtën e “vetëmbrojtjes”, edhe me një operacion ushtarak kundër Greqisë.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare Selami Kuran thotë se Turqia mund të ndërmarrë disa hapa në këtë drejtim dhe thotë:

“Duhet të jepet një afat zyrtar për çarmatimin e këtyre ishujve. Ky afat përcaktohet nga shteti. Nëse pas këtij afati, Greqia nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për t’u kthyer në ishuj me statusin e çmilitarizuar, atëherë Turqia, sipas Nenit 51 të Kartës së KB, mund të ngrejë çështjen e së drejtës ligjore të mbrojtjes për shkak të një kërcënimi të drejtpërdrejtë të saj”, shkruan Yeni Safak.

Pozicioni dhe përgjigja e palës greke kundrejt shkrimit turk

Përballë provokimeve turke, Greqia, si çdo shtet tjetër sovran në botë, nuk mund të heqë dorë nga e drejta e saj natyrore dhe ligjore për mbrojtje, në rast të një kërcënimi ndaj ishujve të saj ose ndonjë pjese tjetër të territorit të saj. Veçanërisht në një kohë kur Turqia, në shkelje të dukshme të Kartës së Kombeve të Bashkuara, po e kërcënon atë me luftë, nëse ushtron një të drejtë legjitime dhe sovrane të dhënë asaj nga e drejta ndërkombëtare.

Përveç kërcënimit të luftës, Turqia:

Pushtoi Qipron në 1974, në kundërshtim me dispozitat e Traktatit të Garancisë për Qipron, në të cilën Greqia është palë, dhe, pavarësisht vendimeve të shumta nga Këshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Përgjithshme e KB, vazhdon të mbajë forca të konsiderueshme ushtarake në territor.

Shkel sistematikisht hapësirën ajrore kombëtare greke dhe fluturon mbi ishujt grekë të Egjeut, një fakt që ka një rëndësi të veçantë për sa i përket çështjeve të sigurisë.

Gjatë dekadave të fundit, ajo mban njësi të rëndësishme ushtarake me mjete ajrore dhe anije amfibi në zonat e bregdetit të Azisë së Vogël, të vendosura përballë ishujve Grekë, një fakt që përbën një kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për Greqinë.

Situata e lartpërmendur, e kombinuar me kërcënimin e luftës dhe tendencën e përgjithshme revizioniste të Turqisë në lidhje me statusin territorial dhe ligjor të ishujve Grekë detyron dhe legjitimon Greqinë të vazhdojë me të gjithë përgatitjen e nevojshme dhe forcimin e mbrojtjes, që do ta lejojë atë të ushtrojë, nëse është e nevojshme, të drejtën e mbrojtjes ligjore, të parashikuar nga neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe për të mbrojtur ishujt grekë.

Marrë nga: Protothema

Përshati në shqip: A.K.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tensionet greqi turqi tensionet greqi turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet