LIVE UPDATES
Bota

Turqia kërcënon BE me hapjen e kufijve për refugjatët

6 Shtator 2019, 11:37 Nga DOSJA
Turqia kërcënon BE me hapjen e kufijve për refugjatët

TURQI- Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan sërish e ka kërcënuar Europën me hapjen e portave në kufi për refugjatët, në rast, se vendi i tij nuk merr më ndihma. Gjatë një fjalimi në Ankara para drejtuesve të provincave ai tha, se Turqinë po e “detyrojnë” që të hapë “portat e saj”. “Sa ka të bëjë me ndarjen e barrës së refugjatëve, ne nuk kemi marrë nga bota dhe as nga BE-ja ndihmën e nevojshme. Për ta marrë atë, mund të ndodhë që ne të detyrohemi ta ndërmarrim një hap të tillë.”

Në kuadrin e paketës për refugjatët të vendosur mes Turqisë dhe BE-së, shtetet e BE-së financojnë ndihmat për refugjatët, që jetojnë në Turqi dhe marrin që andej njerëzit nga Siria, të cilët kanë nevojë për mbrojtje. Njëkohësisht BE-ja lejohet të kthejë të gjithë emigrantët, që udhëtojnë ilegalisht në BE përmes Turqisë për në ishujt grekë. Numri i refugjatëve që vijnë nga Turqia kohët e fundit është shtuar ndjeshëm.

BE-ja i premtoi Turqisë në kuadër të të ashtuquajturit “deal për refugjatët” në vitin 2016 gjashtë miliardë Euro. Erdogani e akuzon BE-në rregullisht, se nuk po i përmbahet premtimit dhe kërcënon me prishjen e marrëveshjes. Tani ai tha, se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë Dollarë për refugjatët, e deri tani ka marrë vetëm tre miliardë Euro prej BE-së. Nëse Europa nuk jep ndihmat, Turqia nuk mund ta përballojë gjatë këtë barrë, paralajmëroi Erdogani.

Zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud tha, se BE-ja ka besim se do ta vazhdojë bashkëpunimin me Turqinë. BE jep “ndihmë të qenësishme” për refugjatët në Turqi. Deri tani janë lëvruar 5,6 nga 6 miliardë Eurot dhe pjesa tjetër do të pasojë së shpejti, tha Bertaud.

3,6 milionë sirianë të pranuar

Që nga fillimi i luftës civile në Siri më 2011, Turqia ka pranuar rreth 3,6 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër i botës. Fryma e karakterizuar prej kulturës së mirëseardhjes së fundi ka nisur të ndryshojë, kryesisht për shkak të gjendjes së keqe ekonomike.

Shumë refugjatë nga Turqia vijnë në ishujt grekë të Egjeut si p.sh. në Lesbos, ku në strehimoren Moria janë strehuar mbi 10.000 vetë. Erdogani u shpreh për një plan lidhur me një të ashtuquajtur zonë sigurie në veri të Sirisë dhe tha, se atje “do të vendosë të paktën një milionë refugjatë”. Qeveria është “e vendosur deri javën e  fundit të shtatorit të nisë me ndërtimin e kësaj zone në lindje të Eufratit. Turqia kontrollon pjesë të Sirisë në veri, ku sipas të dhënave turke janë strehuar ndërkohë  350.000 refugjatë sirianë.

Shtëpi në zonën e sigurisë

Turqia mund të ndërtojë shtëpi në këtë zonë në vend të çadrave për refugjatë, tha presidenti turk. “Na jepni ne mbështetjen logjistike, dhe ne mund t’i ndërtojmë shtëpitë deri në 30 km në brendësi të veriut të Sirisë”, tha ai. Në këtë mënyrë refugjatët mund të kenë kushte më dinjitoze jetese.

SHBA dhe Turqia në fillim të gushtit ranë dakord për ndërtimin e një “zone sigurie” në veri të Sirisë. Deri tani janë bërë publike fare pak detaje. Turqia dëshiron që përgjatë kufirit, prej kohësh një territor, që të ndodhet nën kontrollin e vetëm të saj dhe prej nga të tërhiqen trupat kurde. Deri tani ky territor kontrollohet prej milicëve kurdë YPG, që Ankaraja i konsideron si organizatë terroriste. Për SHBA-në në të kundërt këta janë një partner i rëndësishëm në luftën kundër milicëve të terrorit IS (Shteti Islamik). Erdogani paralajmëroi, se nëse nuk ka përparime, Turqia “do ta ndërtojë sipas mënyrës së vet zonën e sigurisë” deri në javën e fundit të shtatorit. Turqia dhe Siria ndajnë së bashku nga Mesdheu deri në lumin Tigër një kufi rreth 900 km të gjatë.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota emigrantet ne europe recep tayip erdogan turqia kercenon be emigrantet ne europe recep tayip erdogan turqia kercenon be

Sondazh

Poll
Bota 6 Shtator 2019, 07:11

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore

KOREA E JUGUT– Tre ditë më parë, çmimet e naftës pësuan rënie, ndërsa lufta e vazhdueshme tregtare amerikane dhe kineze, hodhi një vështrim mbi tre...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë