LIVE UPDATES
Bota

Turqia kundër programeve televizive që shkelin vlerat familjare

31 Janar 2022, 21:44 Nga DOSJA
Turqia kundër programeve televizive që shkelin vlerat familjare

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që të ndërmerren masa kundër televizioneve apo programeve televizive, që konsiderohen në kundërshtim me vlerat themelore të Turqisë. Në një qarkore të publikuar të shtunën ai tha se vendimi synon të mbrojë kulturën turke e të eliminojë efektet e dëmshme të programeve televizive me përmbajtje të huaj, të përshtatura për publikun turk.

Në qarkore thuhet se duke përdorur ligjet dhe kushtetutën, do të ndërmerren të gjitha masat paraprake kundër atyre programeve televizive që ndikojnë negativisht tek familja, fëmijët e të rinjtë. Në vendim thuhet se fëmijët dhe të rinjtë do të mbrohen nga ‘mesazhet e përcjella përmes simboleve të caktuara’, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Autoriteti turk që mbikëqyr median, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit, ka tashmë kompetenca të gjera dhe mund t’i gjobisë mediat ose të urdhërojë ndërprerje të përkohshme të kanaleve televizive që janë kryesisht kritike ndaj qeverisë, për shkelje të vlerave turke. Autoriteti gjithashtu ka gjobitur kanalet për përmbajtje erotike ose që lidhen me komunitetin LGBT.

Ilhan Tasci, anëtar i autoritetit mbikëqyrës të medias që përfaqëson partinë kryesore opozitare, e quajti masën një “qarkore censure” dhe tha se ajo shkel kushtetutën e cila garanton mbrojtjen e lirisë së shtypit. Shumica e kompanive mediatike në Turqi janë tashmë në pronësi të bizneseve të afërta me qeverinë konservatore e nacionaliste dhe në transmetimet e tyre ndjekin linjën e qeverisë.

Për vitin 2021 organizata Reporterët pa Kufij e ka renditur Turqinë në vendin e 153-të nga 180 vende ku është matur Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit. Sipas Unionit të Gazetarëve të Turqisë të paktën 34 punonjës të medias janë aktualisht pas hekurave.  Javën e kaluar, gazetarja e njohur Sedef Kabas u arrestua në pritje të një procesi gjyqësor nën dyshimet për fyerje të Presidentit Erdogan, pasi ajo përmendi një fjalë të urtë në një televizion si dhe në median sociale duke iu referuar një kau. Dhjetëra mijëra njerëz në Turqi janë ndjekur penalisht nën dyshimet për fyerje të zotit Erdogan.

Qarkorja pason fillimin e transmetimit të një programi ndërkombëtar nga televizioni amerikan ‘Fox’, i përshtatur edhe në turqisht me titullin ‘Këngëtari i maskuar’. Gjatë programit këngëtarë të njohur interpretojnë të maskuar me kostume, për të fshehur identitetin e tyre. Shfaqja është kritikuar në internet për përmbajtje të supozuar satanike e pagane.

Po kështu filmi i parë arab, transmetuar në Netflix ka ngjallur debate te forta në Egjipt e në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Kritikët thonë se filmi është një kërcënim ndaj familjes dhe vlerave fetare dhe inkurajon homoseksualitetin. Por ata që i kanë dalë në mbrojtje thonë se kritikët mohojnë atë që ndodh në jetën reale pas dyersh të mbyllura, duke shtuar se ata që nuk e pëlqejnë filmin me titull “Ashab Wala A’azz”, thjesht të mos abonohen në Netflix.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota ilhan tasci rexhep tajip erdogan ilhan tasci rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë