LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestua e lirua! ‘Bëmat’ e Noizyt ndër vite, rivaliteti dhe plagosja në Prishtinë

16 Dhjetor 2021, 12:18 Nga DOSJA
U arrestua e lirua! ‘Bëmat’ e Noizyt ndër vite, rivaliteti

KOSOVË– Rigels Rajku i njohur ndryshe dhe me merin artistic Noizy apo ZinZin u vu në pranga dhe dol inga qelia në një hark kohor prej 12 orësh. Ai u kap në pikën kufitare të Vermicës pasi në pasaportën e tij rezultoi një ‘vulë e kuqe’. Në këmbim të një garancie pasurore prej dy mijë eurosh reperi ka lënë qelinë. Arsyet e kësaj prangosjeje mbeten ende të paqarta, por kjo nuk është hera e parë që Noizy ka pasur ‘telshe’ në policinë sin ë Shqipëri, Kosovë apo dhe në vende të tjera.

Kush është Noizy?

Rigels Rajku ka lindur në Sukth të Durrësit dhe është me origjinë nga Dibra. Në moshën 11-vjeçare së bashku me familjen e tij u vendosën në Londër ku u rrit në qarkun Woolwich. Pikërisht përditshmëria ishte frymëzim për të që të kishte sukses në jetë. Gjatë kohës që jetoi në Londër reperi e zhvilloi pasionin për boksin dhe u aktivizua në ‘streetfighting’ (ndeshje në rruge).

Jeta e tij siç e thotë edhe vetë këngëtari përshkruhet në vargjet e këngës “Bojm pak muhabet”. Reperi aktualisht jeton në Shqipëri. Ai është baba i një vajze me emrin Leandra, e cila jeton në Londër. Në vitin 2012, ia kushtoi këngën “Noku i vogël”, përmes të cilës i tregonte vajzës së tij se sa i mungonte dhe sa e do.

Noizy njihet edhe për duete të shumta me artistë të tjerë të muzikës shqipe, por me disa të tjerë ka pasur sherre mjaft të forta e deri në armiqësi. Në prill të vitit 2012, në Zvicër ndodhi një incident ndërmjet reperit nga Shqipëria dhe anëtarëve të BabaStars, pjesë e të cilëve asokohe ishte edhe Ledri Vula. Ngjarja besohet të ketë ndodhur në aeroportin e Zyrihut që ka pasur për protagonistë anëtarët e ‘labelit’ BabaStars dhe reperin e OTR, Noizy dhe një mik të këtij të fundit. Të dyja palët dolën me video duke pohuar se e kishin rrahur kundërshtarin. Noizy postoi një video, ku shfaqej shëndoshë e mirë dhe ku tregoi një stoli të njërit prej anëtarëve të BabaStars. Të njëjtën gjë më vonë e bënë edhe anëtarët e labelit tjetër, me Ledrin që e ftoi Noizyn për duel tjetër në zyrih.

Përçarja dhe konflikti mes reperëve shqiptarë vazhdoi pas këtij incidenti edhe në sferën e muzikës përmes teksteve të këngëve, gjatë intervistave të ndryshme të protagonistëve e që kulmoi me konfliktin e armatosur në Prishtinë në vitin 2016, kur mbetën të plagosur Noizy dhe Varrosi (Denis Hajri).

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Sëiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Sipas aktakuzës, ‘Noizy’, në ditën e sherrit i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit (i ndjerë tashmë) dhe Ylber Abdullahut (Cozman), pasi Krasniqi dhe Abdullahu kanë mbërritur me makinë në ambientet e parkingut.

Aktakuza thoshte se Noizy fillimisht i është vërsulur ‘Cozman’-it të cilit i është afruar derisa ishte duke ndenjur në automjetin e markës “Range Rover” dhe me grusht e ka goditur në pjesën e tëmthit dhe e ka shtyrë në automjet, me ç‘rast është shkaktuar rrahja e përgjithshme dhe i dëmtuari kishte pësuar edhe ca goditje. Më pas është përdorur dhe arma. Një plumb kapi reperin Noizy në kofshë ndërsa i plagosur mbeti edhe Hajri.

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës. Për këtë sherr vetë Noizy është shprehur se labeli i Babastarsave është munduar t’i ndalojë muzikën të luhet në vende e media të ndryshme dhe po ashtu, shtoi se ka patur përpjekje që edhe modelet mos të marrin pjesë në videoklipet e tij.

“Të gjithë e dimë se ata i kanë blloku shumë artista me ec përpara. Kreshën për shembull, Mc Kreshën! Ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë edhe puna ime. Ndalën radio, ndalën clube, mos me këndu Noizy në disko a kupton. Sot e kësaj dite. Në mos ata, menaxhimi i tyre. Kjo ka qenë arsyeja kryesore e përplasjeve. Ka patur edhe gjëra të vogla, për shembullin u kërkonin modeleve mos të merrnin pjesë në videoklipet e mia. Imagjino, çfarë mund të presësh nga Noizy 20 vjeçar, tani që jam 33 vjeç e duhet të mendohesh mirë, jo më atëherë,”- tregonte ai.

Sa i përket sherrit të bujshëm në Prishtinë rreth dy vite më parë, 33-vjeçari tregoi se kjo çështje tashmë është mbyllur, por e cilësoi si ngjarjen më të turpshme të jetës.

“Sot uroj mos të ndodhin më probleme aq serioze se nuk mbyllen më aq lehtë. Jemi tjetër moshë, kemi rreth njerëz seriozë, biznesmenë. Sherri në Prishtinë është gjëja më e turpshme ku jam përfshirë. Por, për mua ka mbaruar si çështje. Skivi ta telefonuar Cozman dhe Albertin dhe papritur jemi gjendur përballë. Unë kam qenë në tualet, nuk dija gjë fare. Por siç thash është gjëja më e turpshme që më ka ndodhur,”- thoshte ai më tej.

Në vitin 2016, Noizy ka patur një tjetër telash me policinë. Reperi ka qenë në një klub nate në Durrës dhe pasi ka dalë është ndaluar nga policia. Ai nuk i është bindur forcave të policisë kur është ndaluar dhe u akuzua për ‘kundërshtim të policisë’.

Në vitin 2018 më të mëdha të rrjetit social Instagram kanë publikuar një video sherr të Noizyt me një grup tjetër në Itali. Një tjetër rivalitet për të cilin mbahet mend Noizy është ai me reperin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Por këtë vit, Stresi sqaroi se realisht nuk e ka armik këngëtarin.

“I kemi mbyllur gjërat, secili në punë të vet secili ka suksesin e vet. Ky është lajm shumë i keq për të gjithë reperët sepse kanë pasur dëshirë të na shohin ndryshe, por jo nuk jemi ashtu siç mendoni ju,”- ka thënë Stresi.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz noizy rigels rajku noizy rigels rajku

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë