Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Plaurent Dervishaj, anëtari i bandës së Durrësit, është prangosur ditën e sotme në Dubai në kuadër të operacionit “Asgjë nuk harrohet”. Ai akuzohet si i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në vendin tonë, përfshirë vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamen. Por si nisi karriera e tij në botën e errët të krimit dhe si i mbijetoi atentateve të oganizuara nga kundërshtarët për të hequr qafe?
Gjithçka nisi në fund të viteve ’90, fillim 2000 kur Dervishaj, një bashkëpunëtor i ngushtë me Lul Berishën, vendosi që të lidhte miqësi përjetë me të, duke u martuar me të motrën e tij. Duke mbajtur përkrahë një prej personave më të rrezikshëm në vend, rrit edhe “fama” e Dervishajt. Për të ruajtur sigurinë e tij dhe të kunatit, ai ishte koka e disa prej ekzekutimeve që kanë hyrë në histori si më të frikshmet në vend.
EKZEKUTIMI I VAJDIN LAMES
I penduari Luftar Reçi tregoi sesi e kishin planifikuar me detaje gjithë skemën e vrasjes së tij, duke prishur një prej ashensorëve të godinës, dhe kishin lënë funksinal vetëm ku biznesmeni gjeti vdekjen. Reçi tregoi se në shkurt të vitit 2005, i kishte kërkuar minën me telekomandim, e cila kishte kushtuar 1600 euro.
“Kam pasur lidhje shoqërore me shtetasit Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Lenti, (Plaurent Dervishaj). Shtetasin Lulzim Berisha e kam takuar që në vitin 1994. Ndërsa shtetasit Plaurent Dervishi dhe Indrit Taullai i kam njohur më vonë se ishin njohje nga miqësia e ngushtë e Lulzim Berishës,”-tregonte Reçi në rrëfimin e tij para hetuesëve.
“I penduari” i grupit ka treguar gjithashtu sesi u brumos plani për të vrarë Klodian Saliun dhe se gjithçka filloi nga ‘fjalosja’ me një polic të Portit. Ky i fundit i kishte thënë Lentit (Plaurent Dervishaj) që një natë Klodiani e kishte pritur baskë me 2 persona të tjerë për ta vrarë, duke treguar shumë nga pija, pa i ditur pasojat e veprimeve të tij. Pas marrjes së “ok”, Reçi kishte marrë urdhër të prerë nga lart që të afrohej me Saliun dhe të ndiqte çdo lëvizje të tij, hap pas hapi.
“Unë pothuasje gjithë muajin shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja në Durrës me qëllim që ta njihja si fytyrë shtetasin Klodian Saliu dhe të mësoja lëvizjet e tij. Kur shkoja në Durrës çdo ditë fillimisht takoja Lulin, lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet dhe vendet ku rrinte Klodi, ata më jepnin një djalë të ri, i moshës rreth 19 vjeç, i cili njihte Klodin si fytyrë,”-shtoi ai në rrëfim.
ATENTATI SI NË FILMAT ME SPIUNË
Sulmi me armë zjarri ndaj tij në 20 qershor 2019 në Durrës, ndaj Plaurent Dervishaj, Julian Meçes dhe mikut të tyre Bashkim Haxhija. Sipas asaj që zbuluan hetimet, sulmi u organizua nga pesë persona, dy prej të cilëve të veshur sportivë nxorrën kallashët dhe qëlluan jo më pak se 43 herë në drejtim të automjetit tip “Rang-Rover”.
Në momentin kur drejtuesi i automjetit, Juljan Meçe ka pikasur atentatorët, Meçe i ka dhënë gaz automjetit, ndërsa Dervishaj edhe pse i ulur poshtë kroskotit, të pjesës së brendshme të automjetit, mbeti i plagosur. Pasi dëgjoi se të shtënat pushan ai doli nga njëra prej dyerve të makinës dhe për një kohë, ka qëndruar i shtrirë në tokë i plagosur, derisa u dërgua për kurim në spital. Ndërsa Bashkim Haxhija ka parë shokun e plagosur Juljan Meçe dhe me nxitim për t’i shpëtuar jetën është nisur për ta çuar në spitalin e Durrësit. Të gjithë arritën që të shpëtonin e t’ja hidhnin paq, ndërkohë autorët nuk u gjetën kurrë. Mbetet ende mister se kush donte që ta vriste kunatin e Berishës. Të jenë vallë gjaqe të vjetra për t’u larë…?
(K.M.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeredaktori i Koha Jonë, Qamil Xhani është arrestuar dhe liruar në pak minuta mbrëmjen e sotme gjatë protestës që po mbahej për vrasjen e Klodian...
TIRANË– Avokati i Popullit ka nxjerrë raportin paraprak për të arrestuarit në protestën e sotme. Në reagimin zyrtar, AP-ja shkruan se në total janë shoqëru...
TIRANË– Djali që shokët e tij e shpëtuan nga duart e efektivëve i ka dërguar ‘të fala’ Policisë së Shtetit. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga...
TIRANË– Situatë kaotike është krijuar në Tiranë. Protestuesit që kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar për të tretën ditë radhazi i kanë vënë flakën ko...
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë momentet epike tek zona e njohur si Komuna e Parisit.Siç shihet në video, protestuesit hipin dhe ngjiten si ‘t...
Pamje të rënda të protestës vijnë nga Bulevardi. Policia ka sulmuar me ujë protestuesit që ndodheshin në atë zonë.Mes protestuesve që janë arrestuar është edhe ...
Në protestën që po bëhet për vrasjen e Klodian Rashes, situata ka agravuar dhe policia ka tërhequr zvarrë një person në zonën e ish-Bllok-ut.Në pamjet live të s...
TIRANË-U vihet flaka koshave të mbeturinave në sheshin Ëilson. Protesta për vrasjen e Klodian Rashës është gravuar dhe protestuesit nuk kanë kursyer a...
TIRANË– Në zonën e ish-Bllokut është rindezur lufta mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga Dos...
TIRANË– Plagosen dy punonjës të FNSH-së. Ngjarja sapo ka ndodhur në zonën e njohur si Libri Universitar. Mësohet se dy punonjësit janë plagosur pasi protes...