LIVE UPDATES
Aktualitet

U arrestuan për ‘punimet fantazmë’ në Elbasan-Gjinar, si përfituan “Vëllezërit “Hysa” 40 milionë USD tendera ng

13 Dhjetor 2019, 10:52 Nga DOSJA
U arrestuan për ‘punimet fantazmë’ në Elbasan-Gjinar,

ELBASAN- Kompania “Vëllezërit Hysa” nga Elbasani rezulton një prej sipërmarrjeve private që ka fituar më shumë tendera publikë gjatë periudhës së qeverisjes së “Rilindjes” së Edi Ramës.

Administratorët e saj, Agron dhe Kujtim Hysa, u arrestuan në fillim të vitit 2018, pasi Prokuroria e Elbasanit zbuloi se kompania nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor.

Bashkë me vëllezërit Hysa, prokuroria e Elbasanit urdhëroi edhe arrestimin e dy ish-drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Megjithatë, Agron dhe Kujtim Hysa fituan shpejt lirinë, pasi gjykata rrëzoi më vonë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërkohë që, sipas një raportimi të “Reporter.al” në Mars të këtij viti, ata po përballen në proces gjyqësor për akuzat e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.

Boldnews.al” kreu disa verifikime mbi të dhënat publike për tenderat shtetërorë, nga të cilët rezulton se “Vëllezërit Hysa”, vetëm apo në bashkëpunim me kompani të tjera, janë shpallur fituese në një numër të konsiderueshëm procedurash prokurimi publik, në një vlerë që tejkalon shumën e 40 milionë dollarëve amerikanë.

Boldnews.al” iu referua të dhënave të publikuara në portalet informative “opendata.al” për tenderat e zhvilluar nga institucionet qendrore dhe portalit “openprocurment” për procedurat e prokurimit publik të realizuar nga njësitë e qeverisjes lokale, për periudhën 2015-2019, gjatë të cilës qeveris e majta e drejtuar nga Edi Rama.

“Vëllezërit Hysa”, fitues i vetëm
Kompania “Vëllezërit Hysa”, gjatë 4 viteve të fundit, rezulton se është shpallur fitues si garues i vetëm në mbi 100 tendera, me vlerë totale rreth 38 miliardë lekë (të vjetra). Një pjesë të konsiderueshme të fondeve publike, kompania i ka marrë në tenderat e organizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Po ashtu, si kompani e vetme, “Vëllezërit Hysa” është shpallur fitues edhe në disa tendera lokalë, ndër të cilët edhe në projektet që përfshiheshin si pjesë e “Rilindjes Urbane”.

Në Belsh, projekti “Ansambli Rilindja”, ishte parashikuar të shtrohej me gurë troktolit, ndërsa pllakat e gurit të shtruara në sheshin kryesor dhe pranë godinave, nuk janë pllaka prej guri troktolit, por një pjesë janë pllaka guri të marrë nga formacione shkëmbore ranore të imta dhe gëlqerorë. Është audituar projekti për realizimin e dy pedonaleve “Ndërtimi i pedonaleve dhe korsive të biçikletave, Liqeni Belsh”, të realizuara nga firma “Vëllezërit Hysa”.

“U konstatua se në pjesën e majtë është realizuar me trotuar me pllaka me përbërje guri gëlqeror, identike me pllakat e përdorura për një pjesë të sheshit kryesor dhe pranë godinave të “Ansamblit Rilindja”. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një audit të përfunduar në Maj 2018, konstaton se “Vëllezërit Hysa” duhet t’i kthej mbrapsht mbi disa qindra milionë lekë Bashkisë së Belshit, pasi nuk ka kryer punimet e kërkuara.

Tenderat në bashkëpunim me të tjerë
“Vëllezërit Hysa” është shpallur fitues edhe në afron 20 tendera të tjerë, ku është prezantuar në konkurim në formën e bashkëpunimit me kompani të tjera. Vlera totale e këtyre tenderave është rreth 5 miliardë lekë të reja dhe janë procedura prokurimi, të zhvilluara kryesisht nga njësitë e qeverisjes vendore.

Ndër këto tendera, më i fuqishmi është ai i realizuar nga Bashkia e Tiranës, për ndërtimin e një aksi rrugor që lidh zonën e Yzberishtit me pjesën e Unazës së Re. Në këtë tender, “Vëllezërit Hysa” është shpallur fitues, së bashku me “Be – Is sh.p.k & “Ergi”. Bashkia e Tiranës akordoi një fond prej mbi 2 miliardë lekësh.

Ka një veçanti për këtë rast. Administratorët e “Vëllezërit Hysa”, Agron dhe Kujtim Hysa, ishin të arrestuar për ‘Elbasan-Gjinar” në kohën kur administrata e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga Erion Veliaj, i shpalli fitues të këtij mega-tenderi lokal.

Sipas të dhënave të “openprocurment”, “Vëllezërit Hysa” ka pasur bashkëpunim edhe me një seri kompanish të tjera, në të cilat është shpallur fitues në tenderat e zhvilluar në Cërrik, Belsh, Kavajë, Gramsh, e të tjerë.

Marrë nga Bold News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan kompania vëllezërit hysa elbasan kompania vëllezërit hysa


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet