LIVE UPDATES
Aktualitet

“U dhamë 5 mln lekë”/ Babai i 10-vjeçarit që e shtypi ambulanca: S’kemi marrë asgjë, vetëm statuset e Ramës pamë

11 Shtator 2020, 12:08 Nga DOSJA

TIRANË– Babai i djalit 10-vjeçar që u shtyp tragjikisht nga një autoambulancë në Kakavijë, Nik Ndoi deklaroi për emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ se nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare nga shteti për të përballuar shpenzimet e ceremonisë mortore.

Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi përmes një statusi në rrjetet sociale në 17 gusht se qeveria kishte vendosur që t’i akordonte familjes së vogëlushit një shumë prej 500.000 lekësh të reja, babai i viktimës pohon krejt të kundërtën. Babai i 10-vjeçarit tha se shpenzimet i ka përballuar vet bashkë me familjarët e tij, madje shtoi se askush nuk është interesuar që ta marrë më në pyetje.

PJESE NGA INTERVISTA
Si ja shpjeguat gruas dhe djalit?
Me nusen ishte pak më e lehtë, pasi edhe pse kishte gjithë atë dhimbje, e kuptonte situatën. Ajo që më lodhi me shumë ishte djali, që duhet të gjeja një mënyrë të veçantë që t’ja thoja. I thash; “Këtu e këtej do të qëndrojmë të dy të fortë bashkë, për të përballuar çdo gjë. Do ta përballojmë bashkë dhimbjen që të tre, që Samueli nuk jeton më, na ka lënë”. Ai ishte një moment i vështirë për të gjithë. Djali nuk ka folur asnjë gjë për 2 ditë. Në momentin kur po iknim me djalin e pajetë në shtëpi, më tha çuni tjetër; “Do vijë në varrim babi”. Dhe i them; “Do të marr babi”. Nuk kisha asnjë ndihmë në spital. As një ndihmë për kufomën, që ta çonte spitali me një ambulancë. Ishte një gjë krejt e pa pritur nga ana ime që nuk e mendoja kurrë një gjë të tillë. Që mos të pyeste një njeri se çfarë nevoje kishim. Nuk jemi nga ata njerëz që të kishim një shumë të madhe lekësh me vete. S’u përgjigj askush. Ishte një gjë e vështirë. Sikur të dilte një person që të ofronte një ndihmë. Çdo gjë u bë nga lëvizjet e mia. Ndihmë më erdhi nga të afërmit, nga shteti asgjë.

Vdekja nga se u shkaktua?
Nuk kam asnjë informacion nga kjo që thoni ju. Unë thjesht i kam dhënë atë ditë një informacion se si ka ndodhur ngjarja. Asgjë më tepër. S’më kanë marrë në pyetje dhe as në telefon askush tjetër që në momentin që kam dhënë informacion atë ditë.

Shpenzimet kanë qenë familjare?
Të gjitha kanë qenë familjare dhe të të afërmeve të mi. Asnjë tjetër ska mbuluar një 10 lekësh. Asnjë ndihmë nga shteti. Ato ishin thjesht ça publikime që bëri Edi Rama në faqet sociale. Asgjë skam marrë. Asnjë ndihmë më e vogël.

Jeni interesuar në prokurori për çështjen?
Jo s’jam interesuar. Skam pasur kurajon dhe guximin për atë që më ndodhi.

Ju e dini se kush është fajtori në këtë çështje?

Nuk di asgjë në këtë mes.

Në lidhje me drejtuesin e ambulancës dini gjë?
Nuk di asgjë në këtë mes. Kam dëgjuar para dy javësh që është bërë seanca gjyqësore dhe shoferi është lënë në paraburgim. Me ça thonë është brenda. Unë do e ndjek këtë çështje deri në fund. Ishte jashtëzakonisht e vështirë por fatmirësisht kam pasur njerëz të afërt që më kanë ndihmuar, përveç nusen me djalin që kanë ardhur këtej dhe i kanë ndihmuar me çdo gjë. I kanë çuar dhe psikolog dhe unë nga ana tjetër kisha prapë të afërmit e mi, që nuk më linin një sekondë vetëm, më qëndronin pranë duke u munduar për të më dhënë kurajë forcë.

Si është gjendja e bashkëshortes dhe djalit?
Ato janë në gjendje të lodhur janë shumë. Çuni mundohet për ta kaluar, ishin fëmijët e xhaxhait që i kanë qëndruar pranë. nusja dhe pse me psikologë, është në gjendje të lodhur, gjithë ditën duke qarë, duke u përplas. Një gjendje e vështirë për ta përballuar një familje.

Ku ndodhej ambulanca kur ndodhi aksidenti?
Ambulanca ishte në korsinë e vet, djali ishte në korsinë e makinave të parkuara. Unë kam qenë me sy në fëmijë. Ka qenë i ndaluar përbri makinës. ka qenë në vijë të bardhë e tutje fëmija. Nuk kam marrë asnjë informacion por në ditët në vijim besoj do i marrë avokati.

Sa orë keni qëndruar nga aksidenti deri në fund?
Nga momenti i aksidentit, tek spitali dhe gjithë verifikimet sa kohë ka kaluar?
Kanë qenë rreth 7 orë.

STATUSI I RAMËS PËR DËMSHPËRBLIMIN E FAMILJES NDOI
Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera?Engjëlli i vogël u dhëntë forcë?

foto galeri

Marrë nga BalkanWeb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nik ndoji samuel ndoji nik ndoji samuel ndoji

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Shtator 2020, 11:39

TIRANË- Zbardhet letra e që nëna dhe daja i Eva dhe Endrit Dumanit, i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë rikthimin e tyre në atdhe. Nëna e dy...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet