LIVE UPDATES
Aktualitet

U dorëzua pas tre vitesh arrati/ Çela ngre akuza të forta ndaj prokurorëve: Donin të bashkëpunoja kundër Tahirit, jam i p

16 Maj 2020, 16:19 Nga DOSJA
U dorëzua pas tre vitesh arrati/ Çela ngre akuza të forta ndaj

TIRANË– Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës ëhstë dorëzuar, që u dorëzua tek blutë e Tiranës, pas tre vitesh arrati është shprehur se është i pafajshëm dhe ngre akuza ndaj prokurorëve, të cilët sipas tij kanë dashur që ai të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiti.

Në deklaratën e tij, përmes avokatëve, Çela është shprehur se po akuzohet si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njeh dhe as nuk i ka parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur ai vetë ka qenë nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Faktin që është vetëdorëzuar në polici pas kaq kohësh, Çela thotë se e ka bërë nisur nga respekti për punën që ka bërë për më shumë se 17 vite në strukturën e Policisë së Shtetit.

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.
Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi). Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në mëse 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.
Më udhëhoqi:
-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;
-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;
-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre. Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot. Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajsinë time sepse ajo mbështetet mbi të vertetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….
Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbënin “prenë” e radhës. Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim tē Ligjit.
Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.
Në 57 fashikujt “të ashqëtuajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkeljë procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave… Në këtë proçes, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë. Së fundi, edhe po i “falenderoj” prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË. Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arësyeja se përse do eci përpara. Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim,”- mësohet të ketë thënë Çela.

Jaeld Çela u dorëzua sot në Policinë e Tiranës. Ai është dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Aktualisht, gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dorezohet jaeld cela jaeld cela tirane dorezohet jaeld cela jaeld cela tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet