LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vandalizëm i hapësirës historike”, gazetarja denoncon betonizimin e e oborrit të shkollës në Tiranë

16 Maj 2020, 16:04 Nga DOSJA
“Vandalizëm i hapësirës historike”, gazetarja

TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka denoncuar betonizimin e oborrit të shkollës historikë “Nana Mbretneshë” e njohur ndryshe si Shkolla Pedagogjike “17 nëntori” dhe më pas si Shkolla Ekonomike.

Në një postim në Facebook, Njuma e quan këtë akt, vandalizëm të hapësirës historike.

Njuma ka thumbuar edhe kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar fjalimet e dikurshme për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Postimi i plotë

O tempora o mores! Këtu s’di ç’të denoncosh më parë! Bandiditizmi betonizues i radhës po i bëhet oborrit të shkollës historike “Nana Mbretneshë”, nga 1946-a e njohur si Shkolla Pedagogjike “17 Nëntori” dhe pas 90-ës si shkolla ekonomike. Nuk e di dhe as nuk guxoj ta mendoj cili inxhinier apo arkitekt dhe në emër të ç’studimi, çfarë interesash e urdhërash ka marrë përsipër këtë vandalizim në një hapësire historike duke i përgjysmuar e betonizuar  oborrin si çark minjsh, duke e trajtuar si një hapësirë rraqe, paçka se ka edhe një monumet mu në mes, i cili tani do të muroset anash duke humbur dimensionin estetik. E mo do thonë minimalistët prapë ti me gërr-vërre për objekte historike, fundja një oborr është, kujt i prish punë se po parcelizohet, se mos po shembet godina, e cila ç’është e vërteta po restaurohet.  Shumë vite më parë falë Digitalb-it, kam realizuar një dokumentar për Institutin Femnuer “Nana Mbretneshë” duke zbardhur gjithë historikun e ngritjes së kësaj shkolle historike dhe atë plejadë të shkëlqyer mësuesish e vajzash që nxunë e u formësuan aty, që nga Margarita Tutulani, Liri Belishova, Ramize Gjebrea, Drita Kosturi, Drita Pelinku e deri tek famëkeqja Nexhmije Xhunglini e Vito Kapo. E ngritur me nismën e mbretit Zog në 2 tetor të vitit 1933, shkolla shërbeu si një vatër emancipimi për vajzat shqiptare që sot po të ishin gjallë do vinin duart në kokë po ta shihnin ç’po i bëhet oborrit.  “Ky është talebanizëm” do ta quaja unë duke huazuar një shprehje pikante të kryeministrit kur ishte kryetar bashkie 10 vjet më parë. Më 2 nëntor të 2010 kur fliste para komitetit shtetëror për ndërtimin e kompleksit të ri Parlamentar ( koha kur demokratët  i ishin qepur me bukë në trastë për shembje Piramidës ) Edi Rama fliste bukur, ndryshe, dhe ishte bindës kur argumentonte për domosdoshmërinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Fjalë që të aktualizuara do të shërbenin për të mbrojtur nga shkatërrimi çdo objekt të së shkuarës, aq më tepër godinën e Teatrit Kombëtar. 10 vjet nuk janë pak por as shumë që Rama të ketë harruar veten dhe idealet e tij kur shprehej: “….e them në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e njeriut të artit dhe të kulturës, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohe qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hynë me dinamit dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi. Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë. Nuk e bënë gjermanët megjithëse angazhuan konkursin më spektakolar ndërkombëtar për Bundestagun dhe arkitektin më në zë të momentit, Norman Fosterin, nuk e bënë që ta shembnin Rajhstagun e vjetër dhe në vend të tij të ndërtonin diçka tjetër.” Etj etj….. Kryeministri sot ka shumë kokëçarje e mbase e ka harruar ndjeshmërinë e dikurshme për trashëgiminë dhe mllefin ndaj talebanizmit. Ne s’duhet ta harrojmë kurrsesi!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet beti njuma betonizimi i shkolles beti njuma betonizimi i shkolles

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri