LIVE UPDATES
Aktualitet

U “harbuan” me birra dhe muzikë në Itali, mjeku shqiptar mohon festën: Dolëm negativë nga COVID-19, u gëzuam. Do ktheh

30 Prill 2020, 15:01 Nga DOSJA
U “harbuan” me birra dhe muzikë në Itali, mjeku shqiptar

Lajmi se grupi i mjekëve shqiptarë në Brescia ka festuar në hotel, është zbardhur sot nga një prej anëtarëve të stafit vullnetar. Doktori Orgest Haruni, duke folur ekskluzivisht për JavaNews, shprehet se nuk ka pasur asnjë festë me alkool, sikundër u tha në disa media italiane dhe shqiptare.

Ai sqaron se në përfundim të misionit, grupi ka marrë përgjigjet e testeve ku ka rezultuar se askush nuk është infektuar gjatë shërbimit në Itali. Kjo ka bërë që mjekët të gëzojnë së bashku, ashtu sikundër kanë qenë çdo ditë të punës së tyre.

Haruni thotë për JavaNews se kanë gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme nga mjekët dhe banorët e Brescias, teksa shton se tashmë është momenti të kthehen me kokën lart në Shqipëri.

Bisedoi Ardit Rada/ INTERVISTA:

Dr. Orgesti, si ishte eksperienca që përjetuat në Itali gjatë punës tuaj në spital?

Fillimi ishte shumë i vështirë sepse kishte shumë pacientë të sëmurë rëndë. Unë isha në repartin e urgjencës dhe përballeshim direkt me pacientët në gjendje të rëndë. Por u përshtatëm shumë shpejt dhe kemi punuar me shumë përkushtim.

Morëm vlerësime jo vetëm nga spitali, por kudo e ndjenim këtë vlerësim që na bëhej sepse po i vinim në ndihmë në një moment shumë të vështirë. Kemi punuar çdo ditë, në krah të kolegëve italianë dhe ndihem shumë krenar për punën që kam bërë jo vetëm unë, por i gjithë grupi i mjekëve dhe infermierëve në spitalin civil të Brescias. Kjo ndjenjë krenarie dhe vlerësimi që kishin për ne, padyshim mund të ngjallte edhe xhelozi, por unë dua të them se populli i Brescias dhe kolegët tanë na kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonëshme.

Si ishte dita e fundit në spital?

Emocionuese. Kur dolëm dua të them se përveç spitalit që na nderoi duke na përgëzuar për punën, ishin mbledhur një grup i madh qytetarësh para spitalit që na kanë duartrokitur. Kur mbajtëm flamujt shqiptar, italian dhe atë të regjionit të Lombardisë para spitalit, të gjithë së bashku, ishte shumë emocionuese.

Kur do të ktheheni?

Së shpejti do të marrim avionin për t’u kthyer pranë familjeve.

Është përfolur në media për një festë natën e fundit në hotel. Si qëndron e vërteta?

Nuk ka patur festë, por një grup prej nesh prej 7-8 vetash, siç ishim çdo ditë bashkë që bënim rrugën për në spital, po ashtu edhe rrinim bashkë çdo ditë. Morëm përgjigjen e tamponëve që rezultuam të negativë dhe për ne dhe familjet tona ishte një gëzim i madh. Këtë sakrificë që bëmë në emër të popullit shqiptar për popullin mik italian me të cilën shumë prej nesh kanë lidhje të forta, në fund, rezultoi e suksesshme, sepse kemi ndihmuar në shpëtimin e jetëve, me këtë mision humanitar, por edhe ne jemi shëndosh e mirë dhe kthehemi të qetë në shtëpi, pranë familjeve tona. Kthehemi me kokën lart.

Marrë nga JavaNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet brescia itali orgest haruni skandali i mjekeve shqiptare ne itali brescia itali orgest haruni skandali i mjekeve shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet