LIVE UPDATES
Bota

“U hodh në erë”/ SHBA jep detaje për aksionin në Siri, si u ekzekutua kreu i ISIS

4 Shkurt 2022, 15:12 Nga DOSJA
“U hodh në erë”/ SHBA jep detaje për aksionin në

Udhëheqësi i grupit terrorist Shteti Islamik vdiq të enjten gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell më shumë hollësi për operacionin që eliminoi Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurashin, i cili hodhi veten dhe familjen e tij në erë për të shmangur kapjen.

Udhëheqësi i Shtetit Islamik Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurashi vdiq dje në shtëpinë e tij në veriperëndim të Sirisë, ndërsa presidenti Joe Biden ndoqi operacionin e e forcave speciale nga Shtëpia e Bardhë.

“Duke ditur se ky terrorist qëndronte me familjen përreth, duke përfshirë fëmijë, ne bëmë një zgjedhje që i vinte Forcat Speciale në një rrezik shumë më të madh në vend që ta asgjesonim atë me një sulm ajror. E bëmë këtë zgjedhje për të minimizuar viktimat civile”, tha presidenti Biden.

Zyrtarët amerikanë thonë se forcat speciale u bënë thirrje civilëve që të dilnin nga ndërtesa. Një një çift me katër fëmijët e tyre dolën nga kati i parë, përpara se të ndodhte një shpërthim i fuqishëm në katin e sipërm.

“Në një akt të fundit prej frikacaku të dëshpëruar, pa marrë parasysh jetën e familjes së tij, apo të të tjerëve në ndërtesë, ai zgjodhi të hidhte veten në erë, jo vetëm me një jelek, por të hidhte në erë tërë katin, në vend që të përballej me drejtësinë për krimet që kishte kryer”, tha presidenti.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ushtria thotë se trupat njerëzish fluturuan nga ndërtesa. Gjurmat e gishtërinjve dhe analiza e ADN-së konfirmuan se Kureshi vdiq, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij. Por rreziku nuk mbaroi me kaq.

“Dy luftëtarë të fshehur mes fëmijëve filluan të qëllonin kundër forcave amerikane. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një fëmijë mbeti i vdekur së bashku me dy luftëtarë – një burrë dhe një grua. Pas neutralizimit të këtij kërcënimi, forcat amerikane shpëtuan katër fëmijë të tjerë, duke përfshirë një fëmijë të mitur në katin e dytë”, shpjegon gjenerali Frank McKenzie.

Gjenerali McKenzie tha se misioni përfundoi pasi luftëtarët e armatosur të lidhur me al-Kaidën filluan të afroheshin. Asnjë nga trupat amerikane nuk u vra apo plagos. Por Pentagoni thotë se një difekt mekanik në njërin prej helikopterëve i detyroi trupat të zbarkonin larg zonës dhe ta hidhnin helikopterin në erë për të mos rënë në dorë të armikut.

I njohur me disa emra, Kurashi udhëhoqi Shtetin Islamik për më shumë se dy vjet dhe raportohet se ka orkestruar sulmin në burgun Hasakahu muajin e kaluar. Ai ishte në krye të grupit kur dega afgane e Shtetit Islamik kreu sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit vitin e kaluar – dhe më parë ai njihet për rolin e tij në skllavërimin, përdhunimin dhe vrasjen e banorëve jazidë në Irak. “Ai ishte i përfshirë drejpërdrejt në veprime. Të gjithë duhet të jemi të lumtur që nuk është më në faqen e dheut”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby. Zyrtarët amerikanë e quajtën vdekjen e tij një goditje të madhe për grupin terrorist.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota abu ibrahim al-hashimi al-qurashi carla babb joe biden abu ibrahim al-hashimi al-qurashi carla babb joe biden

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën