LIVE UPDATES
Aktualitet

“U largua dhe i madhi”, aktori Astrit Çerma prek me fjalët për vdekjen e Piro Manit: E dini çfarë thoshte pasi mbaronim

3 Qershor 2021, 16:48 Nga DOSJA
“U largua dhe i madhi”, aktori Astrit Çerma prek me

TIRANË- Aktori Astrit Çama ka prekur me fjalët që i ka dedikuar regjisorit Piro Mani, i cili humbi jetën ditën e sotme. Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar kohën kur ka takuar për herë të parë Manin, si dhe për kohën kur ata kanë vendosur veprat e tij në skenë. Ai shkruan se në ato momente ai dhe i gjithë stafi u mbushën me emocione për shkak të prezencës së regjisorit Mani në skenë. Ai gjithashtu ka kujtuar edhe kohën kur Mani ka pësuar një para infrakt, si dhe ka qendruar për disa ditë në spital, ndërkohë që në fund të shkrimit të tij, ai e ka quajtur atë si artist i artistëve.

Postimi i plotë:

U largua dhe i madhi PIRRO MANI…
Me Pirro Manin
Kur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafit të pedagogëve në kursin që ishte lartë nesh. Në 1971 në vënien në skenë të dramës të dramaturgut të famshëm Rus, N.Ostrovskit “Nusia pa prikë” ku luanin Pavlina Mani, Ahmet Pasha. A.Kristofori. K.Kaftalli e të tjerë, për grupin e ciganëve që vinin në aktin e parë dhe këndonin e kërcenin Pirrua mori nga kursi ynë shtatë vetë, midis tyre isha dhe unë.
Kështu, për herë të parë, unë e njoha regjisorin Pirro Mani, dhe, ndofta kjo do të mbetej edhe hera e fundit në se Pirrua mbas 16 vjetëve, në 1987, nuk do ti besonte regjisorit të teatrit tonë dhe ish nxënësit të tij, por edhe idhullit të tij, Spiro Dunit,të vinte në skenë, veprën e parë skenike që ai kishte shkruar: komedinë “Turneu”..
Ishte vërtetë një emocion i veçantë kur pas tre javësh pune, në provën “në tavolinë”, siç quhej prova përfundimtare në studio përpara se të hidheshim në fuaje dhe në skenë, erdhi të na ndjeki edhe vetë autori, por, “belaja”, edhe vetë…regjisori i madh Pirro Mani..
Na mbytën emocionet..He..Siç mora vesh më vonë, Spirua e kishte parashikuar këtë, dhe në “bashkëpunim” me Pirron, si “pa dashje” para se të ipej “gongu ” i fillimit e ngacmon për ca të historiçka të provave që i kishin ndodhur në punën e tij të gjatë me aktorët..
Filloi të rrëfej. Në fillim ne qeshën nën buzë të ndrojtur, pastaj buzëqeshëm, dhe, më pas na mori një e qeshur që, kur u dha befas “gongu” nga Spirua që të filloi prova, ne kishim ardhur të tërë në “dyzen”, aq sa edhe Pirrua, autori i veprës filloi të qeshi me të madhe nga loja dhe karakteret që kishim krijuar në komedin e tij.
Nuk u kthye në Tiranë. Gjat gjith javës që ne punuam në skenë ai qëndroi bashkë me ne..
Të ma rrëfenin, unë nuk do ta besoja kurrë se, ky artist i madh i skenës dhe ekranit, i arritjeve, i sukseseve, i çmimeve, i titujve dhe ndereve, do të ishte aq i çiltër në punën e tij profesionale, aq i emocionuar, aq entuziast, aq shpërthyes, aq i lumtur dhe i aq gëzuar në gjetjen e mizaskenave, e detajeve, sa shpesh, të dukej tamam si një fëmijë i që i ngazëllyer kënaqej me lodrën dhe lojën e lodrës.
Ulesh në sallë. Seç i bisedonte kokë më kokë me Spiron..Befas ngrihej. Sillej i shqetësuar..Afrohej pranë paraskenës..Të mbërthente sytë sikur donte të zhbironte tej e përtej, dhe, befas, sapo aktori apo aktoria kapte dhe mëshironte çastin e duhur..”fluturonte” nga gëzimi..
Dhe…Tre orë përpara se ti ipej premiera më vjen poshtë ballkonit Spirua më thërret dhe më thotë se. “Pirrua është shtruar në Spital”…
Një para infarkt…Një goditie në zemrës..
Ishte shtruar në emergjencë..
Të tjerët që kishin ardhur nuk i lan të hynin por doli Pavlina që atë dit kishte ardhur nga Tirana të shihte çfaqin, dhe kërkoi Spiron..Më ftoi edhe mua..Aty gjetëm Demirin dhe drejtorin e teatrit.
He..Kishte merakun e çfaqies..U Hoth mendimi që çfaqia të shtyhet por Pirrua kategorikisht nuk pranoi,.
Lajmi u përhap, pothuajse në të gjithë Elbasanin, sepse premjerat tona të teatrit gjithnjë ishin një eveniment për të..
Në rrathën e parë tek dy karriget bosh, të Pirros e Pavlinës u vendosën dy tufa lule dhe..
Atë natë ishte një çfaqie e mahnitëshme.. Aq shumë duartrokitje sa Spirua u “detyrua” ti kërkonte ndjesë spektatorëve për mbylljen përfundimtare të perdes sepse ne ashtu pa u çveshur nga rrobet e rroleve, pa fshirë grimin si trup u nisëm në spital..ku Pirrua dhe e shoqia Pavlina prisnin të emocionuar..
Natyrisht, të porositur njëqind herë nga mjeku për rrezikun e emocioneve të mëdha në dhomën ku ishte shtruar vetëm pak hymë, Spirua, Zamira, drejtori, Demiri, unë..
Na dëgjonte edhe i shkëlqenin sytë..Dhe, e dini çfar tha ngadal mbasi ne mbaruam rrëfimet.
– Ah..të kem të ndez një cigare.
Pavlina ja bërë: – Shëëët..
Ai qeshi dhe me dy gishtat imitoi thithjen e cigares, dhe, pasi i hodhi sytë nga Pavlina, po me dy gishta bëri dhe shenjën e gërshëve..
Mbas tre ditëve, me abulancë e çuan në spitalin e Tiranës ku ndejti edhe 18 ditë tjera..
Pavarsisht se ne vazhduam komedin “Turneu” për javë me rradhë. Pavarsisht se brenda vitit i cfaqëm rreth 120 herë në Elbasan e në rrethe , Pirros i “erdhi rradha” që veprën e tij skenike, komedin “Turneu”, ta shohi në skenë mbas mbas dy vjetësh kur, me të, teatri “Skampa” mori pjesë në festivalin ballkanik të Korinthit, në Greqi..
Po kjo është një histori tjetër..
Lamtumir Artisi i artistëve dhe miku i të gjithë artistëve…

Aktori dhe regjisori PirMani, një prej “korifenjtë” e kinematografisë shqiptare ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare në Amerikë, atje ku jetonte prej vitesh me familjen. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet astrit çama vdes piro mani astrit çama vdes piro mani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet