LIVE UPDATES
Bota

U paralajmërua për komplot nga një grup paraushtarak/ Merren masa sigurie rreth Kapitolit, asnjë shenjë proteste

4 Mars 2021, 17:58 Nga DOSJA
U paralajmërua për komplot nga një grup paraushtarak/ Merren masa

SHBA- Në Uashington, masat e sigurisë rreth Kapitolit ishin sot të rrepta, pas paralajmërimeve të policisë se një grup paraushtarak mund të përpiqej të sulmonte ndërtesën e Kongresit, për të shënuar një datë me rëndësi në kalendarin e një teorie konspirative të pabazë.

Në një njoftim të lëshuar të martën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimit thuhej se në muajin shkurt një grup i paidentifikuar i “ekstremistëve të dhunshëm” kanë diskutuar plane për “të marrë kontrollin e Kapitolit dhe për të hequr ligjvënësit demokratë në datën 4 mars, ose rreth asaj date”.

4 Marsi është dita kur ithtarët e teorisë së konspiracionit QAnon besojnë se ish Presidenti Donald Trump, i cili u mund nga Presidenti Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të betohej për një mandat të dytë në detyrë. Deri në vitin 1933, data e përurimit të presidentëve ishte 4 marsi.

Gjatë ditës së enjte, nuk pati shenja protestuesish përgjatë gardhit prej çeliku që rrethon Kapitolin që prej trazirave të 6 janarit nga mbështetësit e ish-Presidentit Trump.

Brenda gardhit, mund të shiheshin dhjetra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare.

Sheshi Freedom Plaza, një pikë tubimi për protestat e mëparshme të elementëve të krahut të djathtë, përballë zyrës së kryetares së bashkisë së Uashingtonit, ishte e zbrazët.

Edhe trafiku në qendër të qytetit ishte i pakët dhe shiheshin pak kalimtarë.

PARALAJMËRIMET E ZBULIMIT

Departamenti policor i Kapitolit tha se po i merrte seriozisht paralajmërimet e shërbimeve të zbulimit për një sulm të mundshëm ndaj Kapitolit.

“Kemi bërë tashmë përmirësime të shumta në masat e sigurisë, përfshirë vendosjen e një barriere fizike dhe shtimin e kontigjentit që mbron Kongresin, publikun dhe policët,” tha departamenti përmes një deklarate. “Departamenti ynë po punon me partnerë lokalë, shtetërorë dhe federalë për të ndalur kërcënimet ndaj Kapitolit”.

Selia e Kongresit është mbrojtur gjatë javëve të fundit me ndihmën e Gardës Kombëtare dhe është rrethuar nga një perimetër i ri sigurie, që pas sulmit të 6 janarit nga përkrahës të ish-Presidentit Donald Trump, kur anëtarët e Kongresit po certifikonin fitoren e demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Këtë javë FBI-ja dhe Departamenti për Sigurinë Kombëtare paralajmëruan forcat lokale të rendit se një grup ekstremist kishte bërë thirrje për grumbullim në Uashington në përpjekje për të marrë nën kontroll Kongresin.

Këto kërcënime bënë që Dhoma e Përfaqësuesve të anulonte seancat e së enjtes, ndërkohë që Senati nuk ka bërë ndryshime në axhendë.

Ligjvënësit kanë zhvilluar një numër seancash ku kanë dëgjuar nga zyrtarë dëshmi mbi ngjarjet e 6 janarit. Departamenti i Drejtësisë ka ngritur akuza ndaj më shumë se 300 vetëve për pjesëmarrjen në sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit ku gjetën vdekjen pesë vetë, ndër ta edhe një polic i forcës mbrojtëse të Kongresit.

Marrë nga: VOA 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba sulmi ne kapitol shba sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen