Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
U penalizua për dritare! Biseda me Blushin, Bojken: Kam jetuar me një grua që është në burg
19 Prill 2022, 08:36Nga DOSJA
TIRANË– Bojken Lako do duhet të vuajë dënimin me burg për shtesën që ka bërë në studion e tij muzikore. Kështu deklaroi ai gjatë bisedës me gazetarin Ben Blushi, fragmentet të cilat u ndanë në rrjetin social të këtij të fundit. Në një pjesë të bisedës, Bojken tregoi se i vjen keq për personat që vuajnë dënimin si dhe shtoi se ka jetuar me një grua që tashmë është në burg.
BISEDA:
Ben Blushi: Pse do të fusnin në burg?
Bojken Lako: Kishin të drejtë, tha, po u sollën mirë
Blushi: Si u sollën mirë duke të çuar në burg?
Lako: Kam marrë një magazinë me qira. Për koncerte. Aty bëheshin bukët për ushtrinë. Dritaret ishin mbyllur me tullë. Vendosëm ti hapnim për ajër. I ramë me vare. I prishëm.
Blushi: Shumë mirë bëre, ça ndodhi pastaj
Lako: Na spiunuan komshinjtë. Ata do ndërtonin pas nesh dhe muri duhej të ishte kallkan. Pa dritare. Sipas kodit penal dënimi ishte nga 3 në 6 vjet burg. Ishte shtuar një nen i ri.
Blushi: Paske shpëtuar mirë,
Po, tha, me shërbim prove, duhet të paraqitem.
Blushi: U morën të gjithë me ty, a thua se kishe bërë ndonjë pallat pa leje,
Çe pyet, tha Bojken, më thirrën dhe në Ministri
Ça donin, i thashë
Lako: Duan të bëj koncerte në burg për të ndryshuar imazhin e burgjeve
Do të paguajnë, e pyeta
Lako: Se besoj, tha. Ku kanë lekë burgjet
Do shkosh?
Lako: Do shkoj, më vjen keq për ata aty brenda. Kam jetuar me një grua që tani është në burg
(a.b)dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po kryeson mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste për emrin e presidentit të ri dhe marrjen e vendimit lidhur me fatin e Or...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme ish-kryeministrin britanik, Tony Blair. Takimi është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kryeministr...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ishte i ftuar në iftarin e organizuar nga Myftiu Adrit Hoxhllaku dhe imamët e ...
Dalin pamjet e para nga mbledhja e grupit të PS, i mbledhur sot për të nisur procedurat për presidentin e riNdihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa ...
TIRANË– Algert Kurti është njëri nga autorët që grabiti Postën në Kamëz. I riu, tashme i arrestuar ka treguar për grupin hetimor se nuk ishte i vetëm...
MAL I ZI– Një moment i Cazim Alkovic, menaxher komune në Malin e Zi, është bërë hit në rrjetet sociale. Ai shihet duke ‘luftuar’ me flamurin e Bashkimit E...