LIVE UPDATES
Bota

U shpall presidenti i ri i SHBA/ Kush është Joe Biden? JETA, FAMILJA dhe KARRIERA e tij, si u bë senatori më i ri

7 Nëntor 2020, 18:10 Nga DOSJA
U shpall presidenti i ri i SHBA/ Kush është Joe Biden? JETA, FAMILJA

SHBA- Joe Biden është zgjedhur presidenti i ri i Amerikës, pasi ka fituar dhe Pensilvaninë, shtet që i dha edhe fitoren. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai e ka dashur Presidencën që kur u zgjodh si senator në vitin 1972, por ia doli që të arrinte qëllimin e tij në moshën 77-vjeçare.

Kush është Joe Biden?

Joseph Robinet Biden Jr lindi më 20 nëntor 1942 në Scranton, Pensilvania. Ai ka treguar se rrjedh nga një familje e klasës punëtore dhe nuk e fsheh që kur ishte i vogël njerëzit talleshin me të, pasi mezi i belbëzonte fjalët. Në moshën 11-vjeçare , familja e tij u transferua në veri të Delaware, ku ai u diplomua në 1965 në për “mayor” në Histori dhe “minor” për Shkenca politike dhe anglisht. Në katër vitet e ardhshme, ai gjithashtu ndoqi Universitetin e Drejtësisë të Sirakuzës, ku mori titullin Doktor Shkencash. Në vitin 1972 ai u zgjodh senator, duke vendosur rekord si një ndër më të rinjtë e zgjedhur në rang shteti. Ai u rizgjodh në Senat gjashtë herë dhe ishte senatori i katërt për nga vjetërsia në kohën kur dha dorëheqjen për të marrë postin e nënkryetarit në 2009. Ai ishte një anëtar prej kohësh dhe ish-kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë. Në vitin 1988, ai u përpoq të bëhej kandidat për president,  pas John F. Kennedy, por u mund nga Michael Dukakis,i cili më vonë  humbi ndaj George W. Bush Sr. Ai u përpoq përsëri në 2008, por nuk kishte asnjë shans kundër Barack Obama dhe Hilary Clinton. Gjithsesi, Obama më vonë e zgjodhi si nënkryetar. Në pranverën e vitit 2019, ai vendosi të hyjë në garën presidenciale për emërimin e Partisë Demokratike. Në fund të gushtit 2020, Biden u bë zyrtarisht kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale.

Politika e tij

Që nga fillimi i fushatës së trazuar, Joe Biden ka pasur një avantazh të qëndrueshëm në sondazhet parazgjedhore. Axhenda ekonomike e Biden-it mund të përshkruhet shkurtimisht si një ringjallje e klasës së mesme. Dihet që Amerika ka një klasë të mesme proporcionalisht më të vogël krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara. Kjo është arsyeja pse plani ekonomik i Biden mbështetet kryesisht në stabilitetin social dhe politik.

Plani i tij “Rindërtimi më i mirë”, i cili vendos ndryshimin e klimës në qendër të politikës së energjisë, përfshin investimin e 2 trilion dollarë në energji të pastër, punë dhe infrastrukturë gjatë katër viteve të ardhshme. Sa i përket politikës së emigracionit, Biden thekson “kompensimin ” e problemeve të krijuara nga administrata Trump, duke përfshirë një plan për t’i dhënë fund politikave të ndarjes së prindërve nga fëmijët, reformimin e sistemit dhe politikave të azilit dhe rritjen e burimeve humanitare në kufij. Por me hyrjen e Biden në Shtëpinë e Bardhë, nuk duhet të priten ndryshime rrënjësore në fushën e kujdesit shëndetësor.

Në dritën e protestave që kanë tronditur Amerikën që nga maji, pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis, çështja e pabarazive racore ishte një nga temat kryesore të programit zgjedhor të Biden. Ndryshe nga Trump, i cili mbrojti policinë dhe njoftoi se do të vinte rregull në rrugë, Biden mbështeti lëvizjen.

Ndëryshe nga Donald Trump në menaxhimin e pandemisë, Joe Biden beson se një krizë e tillë kërkon udhëheqje të mirë profesionale, ku ekspertët dhe shkenca duhet të thonë fjalën kryesore, dhe se populli amerikan duhet të informohet në një kohë dhe në mënyrë të saktë. Plani i tij përfshin: disponueshmëri të gjerë të testimit, eliminimin e të gjitha kostove kur bëhet fjalë për trajtimin e koronavirusit, punë të përshpejtuar për gjetjen e një vaksine të mirë, si dhe shpërndarjen e saktë të pajisjeve mjekësore dhe mjekëve.

Familja e tij

Joe Biden, ka pësuar tragjedi të pakonceptueshme në jetën e tij personale. Ish-nënkryetari 77-vjeçar është baba i katër fëmijëve, dy prej të cilëve fatkeqësisht kanë vdekur. Joe kishte tre fëmijë me gruan e tij të parë Neilia: Beau, Hunter dhe Naomi. Teksa Biden ishte senator në 1972, gruaja e tij, Neilia dhe vajza 1-vjeçare, Naomi, vdiqën në një aksident automobilistik, ndërsa dy djemtë e tij, ishin në makinë por mbijetuan. Disa vjet më vonë, Joe u takua me gruan e tij aktuale Jill Biden. Ata u martuan në qershor të vitit 1977 në kishën e Kombeve të Bashkuara në New York City, dhe sollën në jetë vajzën, Ashley, në 1981.

Djali i tij, Beau, shërbeu si Prokurori i 44-të i Përgjithshëm i Delaware dhe major në Ushtrinë e Delaeare por u diagnostikua me kancer në tru në 2013 dhe vdiq tragjikisht dy vjet më vonë 30 maj 2015 në moshën 46-vjeçare. Djali i dytë i Joe Hunter është një avokat dhe këshilltar investimesh. Hunter u martua me Kathleen në 1993 dhe ata kanë tre vajza së bashku: Naomi, Finnegan dhe Maisy. Ata u ndanë në 2015 dhe përfunduan të divorcuar në 2017. Në 2016, Hunter filloi të dilte me të venë e vëllait të tij të ndjerë Beau, Hallie për disa muaj.  Ashley është fëmija më i ri dhe i vetëm i Joe me Jill. Pas diplomimit në Universitetin Tulane, ajo u bë drejtoresha ekzekutive e Qendrës Delaware për Drejtësi, një organizatë jofitimprurëse e orientuar drejt reformës në drejtësinë penale.

Ashley gjithashtu punoi si punonjëse sociale në Delaware për 15 vjet. Në vitin 2017, ajo themeloi Livelihood, një kompani veshjesh të prodhuara në Amerikë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 joe biden profili i joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 joe biden profili i joe biden

Sondazh

Poll
Bota 7 Nëntor 2020, 15:25

SHBA– Ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen i ka dhënë një këshillë Donald Trump, sesi të lërë zyrën e tij me nder duke pranuar humbjen. Me ...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron