LIVE UPDATES
Bota

FOTO/ 6 ngjarje të rëndësishme që ndodhën, teksa bota ndiqte zgjedhjet në SHBA

7 Nëntor 2020, 17:29 Nga DOSJA
FOTO/ 6 ngjarje të rëndësishme që ndodhën, teksa bota

SHBA– Zgjedhja e presidenti të ri në Amerikë ka marrë gjithë vëmendjen e mediave të botës. Por jo të gjithë e kanë ndaluar frymën dhe janë fokusuar në SHBA. Në botë ka pasur dhe ngjarje të tjera paralel që ndoshta mund t’ju kenë shpëtuar nga vëmendja. CNN, ka publikuar 6 ngjarje të rëndësishme të ndodhura javën e fundit.

Forcat izraelite rrafshuan shtëpitë në një komunitet palestinez

Ushtria izraelite shkatërroi një pjesë të madhe të një komuniteti palestinez në Bregun Perëndimor, duke lënë të pastrehë 73 persona, përfshirë 41 fëmijë.
Kombet e Bashkuara përshkruan shembjen e së martës në komunitetin e Khirbet Humsa si “incidenti më i madh i zhvendosjes së detyruar në mbi katër vjet”.
Këtë vit, sipas OKB-së, 869 palestinezë që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor kanë mbetur të pastrehë pas shkatërrimeve të përhapura.

Operacionet ushtarake të Etiopisë ngjallën frikën e luftës civile

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed urdhëroi aktivizimin e trupave në rajonin e qetë verior Tigray, një lëvizje që ai tha ishte si përgjigje e një sulmi të pretenduar nga Fronti i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) në një bazë ushtarake federale në kryeqytetin rajonal të Mekelle. Abiy akuzoi TPLF të premten për “kryengritje kriminale dhe papajtueshmëri” në një mesazh në Twitter, duke pretenduar se ata hodhën poshtë përpjekjet e qeverisë federale për “ndërmjetësim, pajtim, dialog”. Ai tha se operacionet ushtarake në vazhdim në Etiopinë veriore “kanë objektiva të qartë, të kufizuar dhe të arritshëm”.
Ndërkohë presidenti i Tigray, Debretsion Gebremichael, fajëson qeverinë federale për përshkallëzimin aktual, duke thënë se rajoni po vepron në vetëmbrojtje, përcjell Telegrafi.

Administrata Trump vazhdon me shitjen e dronëve në vlerë 2.9 miliardë dollarë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së informoi Kongresin të enjten për qëllimin e administratës Trump për të shitur 18 dronë të armatosur MQ-9B në Emiratet e Bashkuara Arabe për rreth 2.9 miliardë dollarë, tha një ndihmës i kongresit për CNN të premten. Departamenti gjithashtu informoi Kongresin se administrata synon të shesë rreth 10 miliardë dollarë në municion, duke përfshirë municione të drejtuara me precizion, të ashtuquajturat bomba “memece”, tha ndihmësi, i cili foli në mënyrë anonime për të diskutuar detajet e shitjeve të synuara.

Presidenti i Tanzanisë u betua pas një votimi të diskutueshëm

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli, u betua për një mandat të dytë pesë-vjeçar të enjten, pavarësisht thirrjes së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve, duke përmendur parregullsi dhe mashtrime të përhapura. Votimi i 28 tetorit u dëmtua nga arrestimet e kandidatëve dhe protestuesve, bllokimi i përhapur i mediave sociale dhe akuzat për kufizime ndaj agjentëve të partive politike për të hyrë në qendrat e votimit, tha ambasada amerikane. Më parë këtë javë, udhëheqësit e koalicionit të opozitës kishin bërë thirrje për protesta kundër rezultatit, i cili ktheu Magufuli në zyrë me 84% të votave.

Arrestohet një nga spikerët më të njohur të lajmeve në Indi

Arnab Goswami, fytyra dhe themeluesi i transmetuesit të krahut të djathtë “Republic TV”, u arrestua në shtëpinë e tij në Mumbai lidhur me vdekjen e Anvay Naik, i cili u vetëvra në 2018.

Në Rusi, legjislacioni i ri mund t’u japë ish-presidentëve imunitet të përjetshëm

Ligjvënësit rusë paraqitën një projekt-ligj që do t’u jepte ish-presidentëve imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Sipas ligjit aktual rus, presidentët nuk mund të ndiqen penalisht për krime të kryera ndërsa ishin në detyrë.Por ndryshimi i propozuar kërkon të zgjasë atë imunitet në përjetësi. Ky propozim u paraqit nga një grup parlamentar që në fillim të këtij viti vlerësoi ndryshimet kushtetuese të presidentit Vladimir Putin të cilat i japin atij mundësinë e qëndrimit në pushtet deri në vitin 2036.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 6 ngjarje te rendesishme ne bote 6 ngjarje te rendesishme ne bote


Sondazh

Poll
Bota 7 Nëntor 2020, 15:25

SHBA– Ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen i ka dhënë një këshillë Donald Trump, sesi të lërë zyrën e tij me nder duke pranuar humbjen. Me ...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit