Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Udhëtim në SHBA? Basha: Kam marrë ftesë zyrtare
19 Nëntor 2021, 15:19Nga DOSJA
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se ka marrë ftesë zyrtare nga SHBA-ja për vizitë. Në një intervistë për “Euronews”, kryedemokrati tregoi se do të bisedojë për fatin e vendit tonë. Basha çmoi kontributin e të dyja vendeve për integrimin e Shqipërisë në NATO, arritjen e Pavarësisë së Kosovës, etj. A keni në plan ndonjë udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së afërmi?
Lulzim Basha: Kam marrë ftesa zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim, siç kam bërë në të shkuarën do t’i bëj edhe në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është partneri ynë strategjik, ku padiskutim pres të diskutoj çështje të rëndësishme për ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar dhe të ardhmes të rajonit, në një kohë plot sfida nga aktorë që nuk ndajnë axhendën tonë të përbashkët shqiptaro amerikane, apo axhendën euroatlantike, ku SHBA e di që mund të mbështetet tek Partia Demokratike dhe tek unë si kryetar i saj, jo vetëm për shkak të kontributit të dyanshëm në procese historike si futja në NATO apo Pavarësia e Kosovës, por edhe për shkak të vizionit që bashkë ndajmë për një Ballkan të orientuar nga Perëndimi, jo thjesht me fjalë dhe me shfaqje por me vepra; që do të thotë tregje të lira, zgjedhje të lira, media të lira, qytetarë të lirë.
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 20...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përplasur sërish me një gazetar. Bëhet fjalë për gazetarin e “Ora News”, Isa Myzyraj, i cili ka s...
TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Linhart të cilin e falënder...
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë pati debate mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu. Të dy deputetet debatuan rreth paketës f...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me firmat e mbledhura gjatë aksionit të ish-kryeministri...