Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e konsideron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për procesin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 si një test të rëndësishëm. Në një intervistë për “Euronews”, Basha tha se opozita kishte pjesë të një prej betejave të saj reformën territoriale që do të ketë si qëllim kthimin e pushtetit vendor tek qytetarët.
Pyetje: Një pyetje sa i takon zgjedhjeve lokale. Gjykata Kushtetuese vendosi të legjitimonte zgjedhjet e 30 Qershorit. A është gati Partia Demokratike të futet në zgjedhje për 6 bashkitë që nuk kanë një kryetar? Dhe a do të futet Partia Demokratike në këto zgjedhje?
Lulzim Basha: Ne do të presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili do të jetë edhe një test, jo i parëndësishëm i integritetit të reformës në drejtësi dhe integritetit të kësaj pjesë të Gjykatës Kushtetuese që është zgjedhur tashmë. Por një gjë është e qartë si drita e diellit, 30 Qershori 2019 ishte një proces jo vetëm ilegjitim por i turpshëm. Dhe po të heqim çdo faktor tjetër, fakti që më pak se 15% e shqiptarëve u detyruan të merrnin pjesë në atë proces dhe 85% e shqiptarëve e konsideruan atë ilegjitim, është verdikti i gjithë verdikteve. Natyrisht, kjo ka prodhuar një krizë e cila manifestohet në mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve, manifestohet në korrupsionin galopant; në veçanti në bashki të mëdha sikurse janë bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Manifestohet në kapjen e funksionit të çdo bashkie nga mafia; që nga inceneratorët, pastrimi i qytetit, tek mungesa e shërbimeve për qytetarët, në veçanti në zonat rurale të cilët janë lënë në mëshirë të fatit. Ndaj, në fillim të aksionit tonë politik, ne kemi nisur betejën për reformën territoriale, si duke depozituar amendamente kushtetuese në Kuvend për reformën territoriale dhe po kështu duke ngritur një grup pune i cili do të konkretizohet së shpejti me ngritjen e Komisionit të Reformës Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë. Qëllimi është që pushteti vendor t’i kthehet qytetarëve sepse njësoj si pushteti qendror është grabitur dhe është përdorur për interesa të ngushta të një pakice dhe ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë edhe në këto momente që po flasim interesat e qytetarëve.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla tha para kamerave se mori pjesë në marshimin për Mateo Vasiun, 8-vjeçarin e vrarë nga Klodian ...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është përplasur sërish me një gazetar. Bëhet fjalë për gazetarin e “Ora News”, Isa Myzyraj, i cili ka s...
TIRANË –Ministri për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ka vizituar Shqipërinë ditën e sotme ku ësh...
TIRANË – Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta u takua ditën e sotme me Ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republik...
TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku takoi ditën e sotme me Ministrin e Jashtëm Austriak, Michael Linhart të cilin e falënder...
TIRANË – Ministri për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ka vizituar Shqipërinë ditën e sotme u ësh...
TIRANË- Komisioni i Shëndetësisë pati debate mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetes socialiste Klodiana Spahiu. Të dy deputetet debatuan rreth paketës f...
TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit të PD-së Jozefina Topalli aludon se proçesi i hetimit të liderit aktual të PD-së Lulzim për lobim rus mund t...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me firmat e mbledhura gjatë aksionit të ish-kryeministri...
TIRANË– Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Vlorë, Genc Deromemaj ka bërë me dije detaje lidhur me takimin e zhvilluar dje me kryedemokratin ...