LIVE UPDATES
Sport

UEFA ka probleme të mëdha/ EURO 2020: “Ndeshjet e ndaluara”

25 Nëntor 2019, 10:10 Nga DOSJA
UEFA ka probleme të mëdha/ EURO 2020: “Ndeshjet e

Unë e kam shikuar pak modelin e ndeshjeve”, deklaroi së fundmi trajneri i Gjermanisë Joachim Löw, në pyetjen se çfarë mendon për shortin e garave në Kampionatin Evropian, që do të hidhet me 30 nëntor në Bukuresht. “Me ndihmën e dy-tre personave të tjerë, e kam kuptuar se si mund të zhvillohen gjërat”, shtoi ai.

Shorti për Kampionatin Evropian 2020 në futboll mund të jetë vërtet shumë i komplikuar. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me numrin e madh të nikoqirëve të këtij kampionati, sepse vetëm dy nikoqirë mund të jenë në të njëjtin grup. Kampionati Evropian në futboll do të mbahet në 12 vende, ndërsa shtatë prej tyre janë kualifikuar deri tani. Në mars mund të kualifikohen edhe katër kombëtare të tjera, përmes kualifikimeve në Nations League. Vetëm Azerbajxhani i ka humbur shanset për kualifikim.

Po nëse Kosova kualifikohet…

Por shorti do të jetë i komplikuar edhe për shkaqe politike, sepse UEFA do të hedhë short edhe disa vende, të cilat nuk kanë raporte të mira me vendet e tjera. Kështu për shembull Ukraina nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Rusinë, për shkak të konflikteve të armatosura në këtë vend, që nga viti 2014. Ndeshjet e tjera “të ndaluara” mund të jenë ato të Kosovës, sepse në KE mund të kualifikohen edhe Kosova, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

UEFA pohon se aktuaisht ka gjashtë vende, të cilat nuk mund të ndeshen mes vete. Nuk mund të ndeshen Ukraina kundër Rusisë, Kosova kundër Serbisë, Bosnje-Hercegovinës apo Rusisë, Arminia dhe Azerbajxhani si dhe Spanja kundër Gjibraltarit. Me këtë “listë të zezë” po merret një komision i posaçëm prej pesë anëtarësh, në krye të të cilët është vetë presidenti i UEFA.

Dëmtimi i garave dhe siguria

Kritikët flasin për dëmtimin e garave dhe kritikojnë UEFA për përzierjen e politikës dhe sportit. “Siguria e publikut, lojtarëve dhe të gjithë pjesëmarrëve është e dorës së parë”, thonë autoritetet e UEFA, duke shtuar se me rëndësi është që të ruhet edhe kualiteti i garave. “Ndonëse UEFA insiston për ndarjen e sportit dhe politikës, kjo organizatë po përpiqet të mbajë sa më larg që është e mundur disa kombëtare mes vete, për shkak se nuk është e mundur që të garantohet siguria.” Ndaj UEFA ka nevojë për një masë pragmatizmi, për të gjetur zgjidhjet e duhura, thotë profesori Jürgen Mittag, në një bisedë me Deutsche Wellen. Eksperti nga Shkolla e Lartë Sportive në Këln thotë se “UEFA sikur edhe FIFA dhe Komiteti Olimpik, po përpiqen të evitojnë influencën e madhe politike në manifestimet e mëdha”. Por këto organizata e kanë të qartë, se nuk mund të evitohet tërësisht rëndësia politike. UEFA por përpiqet të bëjë një lloj balanci.

Pragmatizmi

Një përfaqësues i UEFA-s mendonte para pesë vitesh se edhe ndeshja Shqipëri-Serbi duhet të futej në listën e ndeshjeve të ndaluara. Tri elemente janë vendimtare, sipas mendimit të UEFA: A kanë vendet raporte normale diplomatike? A janë në konflikt ushtarak mes vete? Dhe a ka kërkuar ndonjëra federatë që të mos luajë kundër kombëtares së një vendi tjetër? Profesori Mittag thotë se “maksima kryesore është pragmatizmi, sepse atje ku është e mundur, duhet të mënjanohet rreziku i një konflikti edhe më të madh”. Por jo të gjitha përpjekjet rezultojnë me sukses.

Kohëra komplekse

Në kohën e Luftës së Ftohtë, thotë Mittag, UEFA ka qenë “si një lloj ndërtuesi urash” mes vendeve dhe ekipeve me ideologji të ndryshme. UEFA ka bashkëpunuar në komisione me të dy blloqet.

Por tani raportet janë shumë më komplekse. “Sot ka më shumë kombëtare që nuk mund të luajnë mes vete. Ndërsa ndeshjet si ajo Bullgari – Angli [tek rezultati 6:0 për Anglinë, ndeshja është ndërprerë në Sofje disa herë për shkak të ofendimeve racore të publikut bullgar ndaj lojtarëve me ngjyrë] tregojnë se federatat janë nën presion. Raportet shumë më të komplikuara janë mes vendeve, të cilat nuk njihen mes vete. Ndaj UEFA gjendet para një dileme shumë të madhe – çfarë duhet të lejohet e çfarë jo. Ndaj UEFA duhet të shikojë me shumë vëmendje, se cilat ndeshje mund të mbahen.

Në KE 2020 do të ketë ndeshje shumë të komplikuara për shkak të raporteve politike dhe konflikteve ushtarake. Në mesin e këtyre vendeve do të jetë edhe Kosova – nëse kualifikohet në mars, pas ndeshjes me Maqedoninë e Veirut dhe më pas Gjeorgjisë apo Bjellorusisë.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 ndeshjet e ndaluara euro 2020 euro 2020 ndeshjet e ndaluara euro 2020

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion