Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
Ukraina mund ta shpallë Shakhtarin kampion, edhe Dinamo e Dnipro në podium…
6 Prill 2022, 09:14Nga DOSJA
UKRAINE – Tani duket e pamundur që kampionati ukrainas i futbollit të përfundojë, duke pasur parasysh situatën që po përjeton vendi përballë pushtimit rus.
Për këtë arsye, thuhet se së shpejti, Federata Ukrainase e Futbollit dhe liga mund të shpallin përfundimin e sezonit 2021/22 dhe të shpallin Shakhtar Donetsk kampion, duke iu referuar ecurisë dhe rezultateve të arritura pas fillimit të agresionit rus.
Dynamo Kiev dhe Dnipro renditen në shkallët më të ulëta të podiumit. Një mënyrë kjo edhe për t’i kualifikuar ekipet në garat e ardhshme europiane.
Kjo u raportua nga gazetari Igor Tsyganyk, i cili kujton se si UEFA dhe FIFA i njohin rezultatet e kampionatit vetëm nëse luhen më shumë se gjysma e raundeve të planifikuara. Aktualisht në kampionatin elitar janë zhvilluar 18 javë ndeshje nga 30, të planifikuara në fillim të sezonit.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SPANJE – Marc Márquez ka shfaqur në Instagram një imazh, në të cilin shihet te timoni i një Honda CBR600RR, por edhe me valixhet gati për t’u nisur ...
SPANJE – Takimi për rinovimin e kontratës së Dembélé që u mbajt në fillim të javës në Marok, midis agjenti të lojtarit dhe Mateu Alemany, drejtor i Barcel...
BRAZIL – Sulmuesi brazilian Antony dos Santos , një nga yjet e Ajaxit, do të mungojë për të paktën një muaj dhe “ekziston mundësia që ai të mos luaj...
VLORË- Flamurtari bëhet skuadra e parë shqiptare që hap dyert për futbollistët ukrainas, të larguar nga vendlindja e tyre për shkak të agresionit rus.Klubi...