Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
”Unë do jetoj, mos u bëni merak”! Biseda e fundit e Hueyda El Saied
24 Nëntor 2021, 06:23Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e djeshme janë mbajtur homazhe për artisten Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë. Balerina po luftonte prej kohësh me kancerin por e kishte mbajtur të fshehtë. Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueyda ka treguar për emisionin Rudina bisedën e fundit me 46-vjeçaren, e cila i kishte thënë se do të jetonte.
“Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë.Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara.Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha ajo.
Artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied dha ditën e djeshme frymën e fundit! Ajo është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante prej më shumë se një viti nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sot sytë përgjithmonë. Artistja, e cila jetonte në Luksemburg, ishte në luftë prej 1 viti me sëmundjen e tumorit, i cili e kishte prekur në pjesën e gjirit.
ELBASAN– Një makinë është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në lagjen Vullnetari në Elbasan. Makina është në pronësi të E.T të cilën ai e kishte të parkuar pra...
Në të gjithë Europën, numri i njerëzve të infektuar me variantin ngjitës Delta po rritet dhe shumë qeveri po marrin në konsideratë të vendosin kufizime të reja....
TIRANË– Agron Shehaj ka konfirmur se do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Publikisht, dis...
SHQIPËRI– Katër persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit për shkak të infektimit me Covid-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet m...
BULLGARI– 46 turistë, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kanë ndërruar jetë! Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një autobus, i cili po kthehej ...
TIRANË– Rruga e Arbrit do të jetë e mbyllur deri më datë 29 nëntor. Top Channel shkruan se kjo gjë është njoftuar nga shoqëria koncensionare.Për paso...
VLORË– Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Orikumit në Vlorë. Mësohet se disa persona janë përfshirë në një konflikt ...