LIVE UPDATES
Politike

3 Prill 2020, 11:14 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë sërish aple ndaj qeverisë që të merren masa urgjente për testimin masiv të qytetarëve në mënyrë që të mos përhapet masivisht Covid-19. Në një intervistë me Skype në studion e Ora News, Basha u shpreh se Shqipëria ka nevojë urgjente për testime masive. Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bën presion publik qeverisë të marrë masa urgjente për testimin masiv si parakushti për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme dhe agresive të virusit.  

“Ne jemi tek gjysma e testeve të Maqedonisë se Veriut. Testimi, testimi, nuk është vënë kot theksi sepse e gjithë  sakrifika për të qëndruar në shtëpi dhe të izoluar mund të na shkojë kot nëse nuk arrijmë të identifikojmë të gjithë ata që janë prekur apo infektuar bartës të virusit dhe nuk ka rrugë tjetër. Mungesa e testimit masivi po penalizon të gjithë shqiptarët. Kërkesa nr 1 që kam sot është urgjentisht të merren masa për të shtrirë testimin masivisht. Të bëhet mobilizimi I të gjithë resurseve. Ata më të rrezikuarit, personeli mjekësor, personeli I forcave të armatosura, forcave të rendit, personeli I shërbimit administrative, dhe punonjës të ndërmarrjeve private që janë në kontkat me njerëzit ti nënshtrohen testimit.  Do të sillte izolimin dhe përpjekjen për të prerë zinxhirin e infektimit. Nëse ne qëndrojmë në shtëpi është gjysma e punës, nëse të infektuarit nuk izolohen dhe brenda familjes apo në rastet kur kanë nevojë për ndihmë mjekësore nuk mjekohen kjo sakrificë shkon dëm,“- tha Basha.

Përsa i përket rastit të Shkodrës, kreu i PD-së tha se ai qytet është kthyer në një këmbanë alarmi.  

Ajo që ndodhi dje në Shkodër është këmbanë alarmi. 12 të infektuar për 15 të testuar. Kjo do të thotë që Shqipëria është shumë vonë me testimin. Shifrat që janë tani janë vetëm maja e ajsbergut. Së dyti të përshpejtohet marrja masave per te siguruar pajisjet mbrojtëse për mjekët dhe të kemi mjaftueshëm kapacitet për shërimin e pacientëve,”– shtoi Basha më tej.

Ndërsa për paketën ekonomike që u jen në ndihmë shqiptarëve, Basha kërkoi që të zgjerohet dhe të bëhet anulimi i kontratave koncensionare. Kryetari i PD-së i kërkon qeverisë të ndërpresë çdo shpenzim dhe të gjitha financat ti kalojë në shërbim të jetës së njerëzve.  Basha shpreh shqetësimin se nga masat shtrenguese të domosdoshme për parandalimin e koronavirusit, po rritet numri i familjeve që vuajnë për bukën e gojës.

Ajo paketa fillestare që mbulon maksimumi një të tretën e nevojave të Shqipërisë. E para   të zgjerohet menjëherë dhe e dyta mos të mbetet në letër. Njerëzit kanë nevojë për këto financa.  Zgjidhja nuk është të rregullohen me  njëri-tjetrin zgjidhja  është të ndërpresë cdo shpenzimi tjetër financiar  dhe ta çosh të gjithën këtu.  Duhet të ndërpresë 120 mln euro kontrata koncesionare.  Pse ngurohet, po hyjmë në muajin e dytë të epidemisë, pse ngurohet të anulohen këto kontrata koncesionare?”– tha Basha.

Pjesë nga Intervista

A mund të ndërpriten shërbimet ndaj qytetarëve?

Lulzim Basha: Për cfarë shërbimesh e keni fjalën? E keni fjalën për kontrata, afera të pastra. Një pjesë të tyre kanë të bëjnë me kontrata shërbime trefish, katërfish çmimi. Një pjesë prej tyre ka të bëjë me para që nuk ekzistojnë. Ato janë justifikime të kota.

Kush shërbime duhet të ndërpriten?

Lulzim Basha:  Të 12 kontratat koncesionare të 10 oligarkëve, 120 mln euro. Janë një rezervë që duhet të vendoset në funksion të jetës së qytetarëve. Plus 40 mln euro nga shpenzime operative, plus 100 mln euro nga investime publike të planifikuara për këtë vit përbëjnë 260 mln euro.

Nuk mendoni se anulimi i koncesioneve sjell një gropë në buxhetin e shtetit?

Lulzim Basha: Gropën e kanë sjellë koncesionet, jo tani. Ka 2-3 vjet. Kur jemi në kohë luftë jo koncesionet, po cdo shpenzim tjetër duhet anuluar dhe duhet çuar në drejtim të 3 prioriteteve, shëndetit, jetës dhe mirëqenies së qytetareve. Pa bërë këtë ne do të vazhdojmë të jemi disa hapa prapa Kosovës. Jemi në 3 prill dhe këto vendime janë në letër. Njerëzit duhet të prekin efektin e këtyre vendimeve. Pra gjëja e parë që po them është që ajo paketë ashtu sic ishte të zbatohet. E dyta është që ti bashkëngjitet një paketë realiste për nevojat. Me paketën aktuale ndihmohet vetëm një e dhjeta e atyre që janë në kushte papunësie. Është e pamjfatueshme si paketë. Tre janë fushat kryesore ku nuk duhet humbur fare kohë. Tashmë po humbet një muaj kohë kur kemi propozuar masat tona ekonomike, më 11 mars propozuam paketen tonë të parë të masave ekonomike dhe qeverisë iu desht 2 javë të adaptonte një gjysmë pakete, që ishte 1/3 e Kosovës.  I kërkuam paketë të dytë, ndërkohë Kosova paraqiti paketën e dytë qeveria nuk ka filluar ende të japë efektet paketa e parë. Karantinimi është masë e domosdoshme por kjo sjell problem të madh për ekonominë  ndaj ishte e domosdoshme që java e parë e prillit ti gjente familjet në nevojë me një sasi minimale parash në kontot e tyre bankare të injektuara nga buxheti I shtetit.Kjo emergjencë kërkon që ne të ecim 1, 2 ,3 hapa para jo ta ndjekim nga prapa. Sot është data 3 prill por asnjë ose shumë pak nga efektet e aktit normativ nuk po jep efekt.

Numri i mesazheve që po marrim në facebook tim, bashkëpunëtorëve të mi, për familjet që janë për bukën e gojës po rritet në mënyrë të frikshme. Me aq sa kemi po kontrollojmë e ndihmojmë, pas 3 javësh pa ndihmë e pa siguri për të ardhmen e tyre, rënies së konsumit dhe mbylljes së bizneseve, kemi rënie të konsumit, të të ardhurave dhe po reflektohet drejtëpërdrejtë në tkurrjen e ekonomive familjare shqiptare.  Zgjidhja nuk është të rregullohen me njëri-tjetrin zgjidhja është të ndërpresë cdo shpenzimi tjetër financiar dhe ta çosh të gjithën këtu. Duhet të ndërpresë 120 mln euro kontrata koncesionare. Pse ngurohet, po hyjmë në muajin e dytë të epidemisë, pse ngurohet të anulohen këto kontrata koncesionare?”– tha Basha më tej.

Ky apel i kryedemokratit vjen në një kohë që bilanci i të prekurve në Shqipëri është rënduar. Ndërkohë sot është rënduar bilanci i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri. Lajmi i mirë i ditës së sotme është se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë dhe janë shëruar në total 89 persona. Në total në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 81 persona, 4 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Harta e rasteve është zgjeruar, ku mbizotërojnë 146 raste në Tiranë, por raste të reja ka edhe në Durrës, Fier, Lezhë, Mirditë e Kavajë.  Ajo që është edhe më e rëndë për Shqipërinë është mosha e re e të infektuarve që sipas MSH është mesatarisht 50 vjeç.

Koronavirusi ka izoluar të gjithë Shqipërinë duke sjellë edhe dëme në ekonomi, pasi të gjitha bizneset e vogla janë mbyllur dhe shumë njerëz kanë humbur punët e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 3 Prill 2020, 10:34

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pas konfirmimit të 27 personave të infektuar me Covid-19, në vetëm 24 orët e fundit, kemi hyrë në zonën e zja...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje