LIVE UPDATES
Bota

Ushtria gjermane përfundon misionin e evakuimit në Kabul, Merkel: Ne po i japim fund transportit ajror sot

27 Gusht 2021, 08:14 Nga DOSJA
Ushtria gjermane përfundon misionin e evakuimit në Kabul, Merkel: Ne

GJERMANI- Misioni evakuues gjerman në kryeqytetin afgan Kabul ka përfunduar. “Ne po i japim fund transportit ajror sot,” tha kancelarja gjermane Angela Merkel. Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer tha se avionët e fundit ishin larguar nga aeroporti i Kabulit. “Të gjithë ushtarët, pjesëtarë të Ministrisë së Jashtme dhe Policisë Federale” u evakuuan, tha politikanja e CDU-së.

Kjo vlen edhe për dy ushtarë të Bundeswehr-it, të cilët fillimisht duhej të liheshin atje. Ata u larguan me aeroplanin-spital në mbrëmje.

Dy shpërthime në aeroport

Aeroporti i Kabulit ishte tronditur më herët nga dy shpërthime në afërsi, që vranë disa njerëz. Ushtria amerikane informoi se në dy atentate në Kabul u vranë 12 ushtarë amerikanë. Por megjithatë evakuimi nga aeroporti do të vazhdojë.

Sulmet e kishin bërë të qartë “se zgjatja e operacionit në Kabul nuk ishte e mundur,” tha ministrja Kramp-Karrenbauer. Situata e sigurisë dhe vendimi i talebanëve për të mos toleruar evakuimet ushtarake pas 31 gushtit nuk do ta lejonin këtë, tha ajo.

Sipas ministres, ushtria gjermane, Bundeswehr-i ka evakuuar përmes transportit ajror, fillimisht në Tashkent dhe në disa raste në Gjermani gjithsej 5347 persona, midis tyre më shumë se 4.000 afganë dhe rreth 500 gjermanë. Kramp-Karrenbauer-i tha se edhe pas përfundimit të operacionit të evakuimit, Gjermania mbetet përgjegjëse për njerëzit që nuk mund të largoheshin me fluturime. “Për ta, fundi i kësaj ure ajrorë është momenti i shqetësimit më të madh,” tha ajo. Premtimet ndaj tyre se do të pranohen mbeten të vlefshme.

Merkel: “Sulm i neveritshëm”

Kancelarja Merkel, duke iu referuar shpërthimeve, tha se mendohet se ka pasur një ose më shumë sulme vetëvrasëse. “Ky është një atentat absolutisht i neveritshëm,” tha ajo. Ajo shtoi se njerëzit që nuk u sollën në siguri me urën ajrore nuk do të harrohen. “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i larguar ata nga vendi.” Ajo shtoi se Gjermania po punon “shumë dhe me këmbëngulje” për të negociuar kushtet me talibanët për këtë.

Maas: vazhdojnë përpjekjet për të krijuar mundësi për largim

Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, Heiko Maas, aktualisht nuk ka informacion në lidhje me viktima të mundshme gjermane në atentate. Sipas politikanit socialdemokrat, qeveria gjermane po punon gjithashtu për të krijuar opsione largimi për punonjësit e mbetur lokale dhe veçanërisht njerëzit e rrezikuar. “Evakuimi ushtarak tani ka përfunduar. Por puna jonë vazhdon – dhe do të vazhdojë derisa të gjithë ata për të cilët ne kemi përgjegjësi në Afganistan të jenë të sigurtë.”

Përpjekja e ndihmës tani po hyn në një fazë të re, tha ai. Ai shtoi se kontakti i drejtpërdrejtë vazhdon të mbahet me shtetasit gjermanë të mbetur në Afganistan. Për të bërë të mundur që ata të largohen nga vendi, po zhvillohen bisedime me partnerë të ndryshëm dhe gjithashtu me talibanët. Ndër të tjera, kjo përfshinte funksionimin e vazhdueshëm të aeroportit.

Maasi e bëri të qartë se përpjekjet do të vazhdojnë të bëhen për të siguruar që edhe afganët të mund të largohen nga vendi. Ai tha se ambasadat gjermane në vendet fqinje ishin udhëzuar të lëshonin dokumente hyrjeje për të gjithë ish-punonjësit e Bundeswehr-it dhe ministrive federale. Një “perspektivë nisjeje” do të krijohej edhe për afganët e tjerë veçanërisht të rrezikuar./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel evakuimi i afganeve ne gjermani angela merkel evakuimi i afganeve ne gjermani

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët