LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vajza jonë u vra”/ Misteri i vdekjes së 16-vjeçares shqiptare në Trikala, dyshime për përfshirjen e një 30-vjeçari,

27 Korrik 2020, 14:53 Nga DOSJA
“Vajza jonë u vra”/ Misteri i vdekjes së

GREQI-Autoritetet në Trikala të Greqisë po shqyrtojnë përfshirjen e një bashkëatdhetari 30-vjeçar, për të zhjidhur enigmën e vdekjes   misterioze të 16-vjeçares me origjinë shqiptare Maria Hyseni. Sipas autoriteteve vajza e ka takuar shpesh kohët e fundit këtë person.

Mediat e huaja kanë raportuar se edhe pse vdekja e vajzës i atribuohej vetëvrasjes për shkak të një rënie nga kisha, dosja e çështjes mbetet e hapur dhe është pasuruar vazhdimisht me informacione të reja, siç është një video në duart e policisë me lëvizjet e fundit të 16-vjeçares.

Sipas informacioneve nga RealNews, 30-vjeçari ende nuk është thirrur për të dëshmuar, por kjo do të ndodhë, pasi të mërkurën e ardhshme oficerët e policisë do të kenë në duart e tyre rezultatet nga celulari i 16-vjeçares, mesazhet dhe thirrjet që ajo kishte shkëmbyer, por edhe pikat e telefonave celularë të tjerë që u gjetën në zonë atë natë.

“Vajza jonë u vra. Ose u vra në një vend tjetër dhe ata e sollën në kopshtin e kishës, ose e ndoqën atë…”, pretendojnë prindërit e vajzës në RealNews.

“Si e ngjiti skelën gjatë natës dhe pse është gjaku i saj në shumë vende në oborr, por jo në shkallët që ndodhen afër vendit ku u gjet,” pyesin ata.

Në të njëjtën kohë, policia e Trikalas po ekzaminon video nga kamerat e sigurisë që tregojnë se Maria 16-vjeçare po shëtiste vetëm në rrugët e qytetit në orët e para të mëngjesit  të 15 korrikut. Pak më herët, një polic 26-vjeçar e kishte lënë jashtë shtëpisë së saj. Ai kishte pasur një takim me të. Mësohet se të dy ishin njohur përmes një faqe takimesh në internet.

Videoja me lëvizjet e 16-vjeçares është regjistruar rreth orës 4:30 të mëngjesit nga kamerat e vendosura në zonën e Varousia dhe konkretisht jashtë shtëpisë së një prodhuesi të njohur të qumështit. Ky është regjistrimi i fundit, i cili tregon vajzën që po shkon drejt kodrës së Profit Ilias, ku në mëngjes u gjet e vdekur nga një kalimtar, i cili njoftoi policinë.

Në atë natë të rëndësishme, nëna e Marias ishte duke punuar për të kujdesur për një person të moshuar afër Sheshit Vouvis, ndërsa burri i saj kishte shkuar në Shqipëri, prej nga erdhi pas vdekjes së Marias.

Kur polici u largua, rreth orës 3 të mëngjesit afër shtëpisë së saj, Maria ndërroi mendje, foli në telefon dhe u drejtua drejt qendrës së qytetit.

“Vajza ime Kristina më njoftoi se Maria po vinte dhe se unë duhet të lija derën e hapur, në mënyrë që zilja të mos tingëllonte. E prisja, kur dëgjova zëra dhe ulërima nga rruga. Isha e trembur. Kam dëgjuar zërin e vajzës time. Unë dola jashtë dhe fillova të bërtisja: Maria… Maria,” tha nëna e saj.

Maria Hyseni, 16-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Trikala. Ajo është gjetur pranë një kishe me dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup. Mediat vendase kanë raportuar, se e reja është rrëzuar nga një godinë, por familjarët e saj këmbëngulin se vajza e tyre është vrarë pasi thonë se ende nuk janë marrë shenjat e gishtave nëse është ngjitur vet në  skelat nga supozohet se është rrëzuar apo me një person tjetër.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet maria hyseni misteri i ngjarjes perfshirja e 30 vjecarit maria hyseni misteri i ngjarjes perfshirja e 30 vjecarit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet