Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Valdrini nuk është kriminel”, Basha-Ramës: Është i dorës së tretë, i rrezikshmi je ti
16 Gusht 2019, 09:03Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike ka reguar pas deklaratës së kryeminisrit Edi Rama, i cili u shpreh për kandidatin e PS-së në Shkodër se nuk është kriminel.
Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se Pjetri në krahasim me Ramën është një kriminel i rangut të tretë pasi kryeministri është më i rrezikshmi. Në reagimin e tij kryedemokrati thekson se Rama dhe krimi janë të pandashëm.
Ai shprehet më tej se në kohën që ka drejtuar Rama, Shqipëria është kthyer në në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.
Reagimi i Lulzim Bashës
Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.
Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.
Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.
Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën.”
Kryeminstri Edi Rama komentoisërish rastin e Valdrin Pjetrit dhe akuzat e PD për dënimin në Itali. Rama thotë se Pjetri nuk është kriminel, por shton se fshehja e dënimit, është e pafalshme dhe e përjashton atë nga gara.
Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish për akuzat e Partisë Demokratike, në ngarkim të ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetr...
GJIROKASTËR– Kreu i Partisë Socialiste në Lazarat, Mexhit Jupi, ka reaguar ashpër ndaj shërbimit që ofron sot ADISA në Gjirokastër. Përmes një status...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi mes tyre po zhvillohet në selinë blu.Mësohet se n...
BERLIN- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në ceremoninë e largimit të Ursula von der Leyen, tanimë presidente e KE. Në këtë organizim Xha...
TIRANË- Pak ditë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet e dënimit të Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali, ashtu siç edhe u paralajmërua, ...
Memoriali qëndron që prej një muaji në Parkun e Madh të Tiranës, pranë Liqenit Artificial. Në një pllakë prej betoni, janë gdhendur emrat e 251 të rënëve që kon...
TIRANË- Partia Socialiste në 6 vite qeverisje, aq sa ka fituar dhe ka humbur. Ka arritur që të fitojë pushtet, por ka humbur njerëz të saj, të besuar ose j...
TIRANË– Jamarbër Malltezi ka denoncuar sot me disa foto një ndërtim që sipas tij po bëhet në zonën e Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Në një r...
TIRANË– Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një polici në Shkodër, i cili tregon sherrin që ka ndodhur pak ditë më parë në ko...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka zgjedhur që të reagojë i pari pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të Bashkisë në Shkodër.Në një re...