E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
TIRANË– Familjarët apo viktimat e dhunës në familje do të njoftohen në momentin që oersoni, të cilin ata e kanë denoncuar për dhunë ka përfunduar dënimin. Ky ka qenë edhe edhe propozimi i deputetes socialiste Vasilika Hysi, që u bë ditën e sotme gjatë mbledhjes së NënKomisionit për të drejtat e njeriut dhe Nënkomisioni për barazi gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj gruas.
Vetë Hysi, propozoi që detyrimi për të njoftuar viktimat t’u caktohej burgjeve dhe në këtë mënyrë shoqëria civile të merrte mesazhin dhe viktimat të mos binin sërish pre e dhunës.
“Për të shtuar në këtë nen, detyrimin që ka institucioni ku ndodhet i dënuari, që të njoftojë viktimën, ose familjarët e saj për lirimin e të dënuarit. Na ka lindur një problem kur dhunuesi ka mbaruar vuajtjen e dënimit, është liruar para kohe me kusht, ose ka përfituar nga uljet e dënimit. Besoj se institucioni duhet të informojë viktimën, ose familjarët,”- tha deputetja Hysi.
Mirëpo, ky propozim nuk u prit mirë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila u shpreh se njoftimi i viktimave të bëhej përmes një marrëveshjeje bashkëpunimi mes institucionit të Ministrisë së Drejtësisë, Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.
Por, Hysi këmbënguli sërish.
“Në fakt, direktiva 29 e vitit 2012 e Komisionit Europian e kërkon një gjë të tillë. Nëse nuk ka qenë deri më sot, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jetë. Besoj që viktima ka të drejtë të njihet, jemi ndodhur në situatën kur janë liruar persona dhe viktima nuk ka marrë informacion. Se kush duhet ta njoftojë e vendosin institucionet,”- tha Hysi.
Gjithsesi, pas debatit, në fund u ra dakort që viktimat edhunës, për mbarimit e dënimit të personit të denoncuar për dhunë, të njoftohen nga Policia e Shtetit. Këta të fundit e marrin informacionin për burgjeve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Ish-këshilltari i Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton në librin e tij ka zbuluar prapaskenat e Samitit të NATO-së në vitin 2018 duke përmendur edhe ...
TIRANË- Anëtari i Këshilli Koordinues të Diasporës, Lazim Destani u shpreh se diaspora do të ndihmojë Shqipërinë. Në fjalën e tij, Destani tha se të gjithë...
TIRANË- Ardian Radovicka, anëtari i Këshillit Koordnues të Diasporës është shprehur sot pjesëmarrja e emigrantëve në zgjedhje është shumë deçzive. N...
TIRANË- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, është shprehur sot se synohet se në zgjedhjet e ardhme diaspora do të votojë. Në një takim online me Këshillin...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim onlin me Këshillin Koordinues të Diasporës dhe ka diskutuar për votën e emigrnatëve. Në fjalën e t...
TIRANË- Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik, Damina Gjiknuri, është shprehur sot se në Kodin e ri Zgjedhor është sanksionuar dhe vota e emigrantëve....
TIRANW-Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një denoncim në lidhje me rezultat e provimeve të maturës. ...
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë sot një denoncim të fortë. Në një reagim në mediat sociale, Gjuzi shkruan se atë kanë tentuar ta infektojnë me COVID-...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me opinionin e Komisionit të Venevias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për med...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar sot oponionin e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Në një konferencë për mediat, Meta t...