LIVE UPDATES
Politike

“S’kam përgjëgjësi”, Erion Braçe reagon pas vdekjes së dy punëtorëve: ‘Pallati im’ vrau dy prindër të rinj

18 Gusht 2019, 17:30 Nga DOSJA
“S’kam përgjëgjësi”, Erion Braçe reagon

TIRANË- Zëvendes kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas ngjares së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në pallatin ku dhe i banon. Në një reagim të gjatë në rrejtet sociale, Braçe shkruan se uron që dy vikitmat të gjejnë paqe dhe të dalë e vërteta në dritë. Numri dy i qeverisë shton se ka duruar këto dy ditë akuzat që i janë bërë publikisht nga të gjithë vetëm për të respektuar të vdekurit.

Ai shprehet se nuk ka përdur kurrë pushtetin e tij për të marrë favore nga kryetari i Bashkisë, por as ka ndikuar në bashki për t’u rreguar pallati ku ai banon. Më tej shprehet se nuk ka qenë ai që ka zgjedhur ato dy kompani për të kryet punimet, e për rrjedhojë s’ka asnjë përgjegjësi për dy jetët e humbura. Mospasjen e përgjegjësisë Braçe e përforcon dhe me ligjin për sigurinë në punë, ku fton të gjitha ta lexojnë dhe aty do gjejnë përgjegjësitë e kësaj tragjedie.

Më tej shton se në kompaninë “Syla” janë për 7 kontrolle në 16 muajt  e fundit dhe janë gjetur në shkekle. “Prej nje muaji zero kontroll ne nje kantier me risk te larte si ky, per me keq dy minuta larg nga zyrat e tyre, deshmon se puna nuk eshte bere sa e si duhet dhe i ngarkon me nje pergjegjesi shume te rende, si kompanite ku sipas ligjit nis e duhet te garantojne sigurine ne pune, si agjencine qe sipas ligjit duhet te kontrollojne-vetem te kontrolloje, permbushjen e detyrimeve ligjore per sigurine ne pune”, shkruan Braçe duke hedhur fajin tek Inspektroati i Punës, por dhe tek Bashkia.

Zëvendës kryeministri shkruan se të gjithë punëtorët që u plagosën dy ditë më parë rezultonin të sigurua, dhe shton se dy viktimat kishin filluar punë së fundmi, ku nuk kishin plotësuar as muajin e parë.

Une nuk kam vrare kurre njeri, as me urdher, as me duar ne makine, as me pushke shteti ne rruge te madhe, as medemek duke bere detyren, as duke e shperdoruar kriminalisht detyren; une nuk kam vjedhur kurre njeri, as shtetin, buxhetin e tij, as medemek duke bere detyren por  per shtepine, portofolin personal,  te kusherinjve, miqve e klienteve gjithfaresh, as duke shperdoruar kriminalisht detyren ne fushen e pergjegjesise, nga ilacet deri tek te burgosurit”, shton Braçe.

REAGIMI I PLOTË

PER ERGYSIN, ORJANIN, PUNETORET, BORXHIN TIM! POR EDHE PER “PALLATIN TIM”, ATE QE VRAU TE RINJ PRINDER, ATE QE VODHI SA MUNDI, ATE QE VRET GRA DHE ATE TJETRIN QE KA VJEDHUR QE KULISH! TE VERTETAT!

Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, te dy te rinj e punetore, u percollen sot per ne banesen e fundit! Lutem qe te gjejne paqe; Djem te mire nga ata qe, mendojne per familjet, prinderit, vellezer e motra te tjere, djem te mire qe duan te ndertojne nje te ardhme te drejte e te ndershme per vete e familjet e tyre, nuk gjejne paqe por kerkojne e gjejne pune, si ata! Gjithcka e tyre kaloi nga puna, mjeti me i drejte e i ndershem per te qene ne paqe me cdo gje, edhe veten! Ata nuk thane “JO”, pranuan e bene punen me te veshtire, fizike e ne lartesi! Puna eshte nje e drejte, duhet te jete e sigurt per shendetin, jeten; e paguar drejt per te shperblyer mundin e djersen e secilit!

PO! NE KETE KUPTIM, UNE KAM PERGJEGJESI! PER CDO QYTETAR NE KETE VEND! Eshte nje beteje qe duhet bere, cdo dite-madje cdo ore pune te saj, pa e humbur asnje minute vemendjen, ne pallatin ku une banoj apo  ne cilindo kantier ku punohet, ku ka vjaza gra e djem burra (prej punes te tille), qe punojne!

KY ESHTE BORXHI QE JU KAM ERGYSIT DHE ORJANIT, CDO PUNETORI NE KETE VEND! Karrigia as qe ka rendesi fare ketu, as e kam pasur, as e kam kerkuar,  as me mban e as e mbaj; si perhere e mendova per pune, e kam pare dhe e shoh si pune! Tani,  me shume perulesi ndaj familjareve te Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 ore ne respekt te  dhimbjes se pashembullt te tyre, durova po aq akuzat e  nje krimineli barbar qe  ka pushkatuar te rinj prinder dhe, nje tjetri, hajdut ordiner te cilin nuk e lene te udhetoje ne SHBA, te dy politiqene keta, nje vrasesi barbar grash dhe, nje hajduti ordiner turistesh, njeri pronar medie e tjetri  pronar i nje shoqate qe jepet me leke  tek i paligjshmi i pare qe do te luftoje si i paligjshem qeverine apo konkurentin, dua te them ca te verteta;

E para, une nuk kam pallat, as vile; as kam patur e as kam ndertuar apo  blere nje te tille, fare; sic kam thene,  prej 18 vitesh kam nje apartament 89 m2, blere me kredi qe vijoj ta paguaj.

E dyta, si qytetar-si zevendeskryeminister jo e jo, nuk i kam kerkuar qofte edhe nje here te vetme, si favor te padrejte e te paligjshem, kryetarit te bashkise apo cilitdo  prane e nen te, te investoje ne pallatin ku une banoj.

E treta, si qytetar-si zevendeskryeminister jo e jo, nuk kam perzgjedhur e kontraktuar  as personin fizik “Xhimi” e  as kompanine “Syla”, per te kryer punime ne pallatin ku une banoj, edhe pse kontrata eshte per investimin, ligji per sigurine ne pune! (Te ndara shume qarte keto)

E katerta, ne cilesine e zevendeskryeministrit, po edhe te deputetit gjithashtu, nuk kam perdorur kurre mandatin, zyren, pushtetin e tyre, per shtepine time; sic e keni pare, po te ishte ndryshe, gjithe cpo ndodh aty fare prane me kantiere te reja pallatesh, do ishte ndalur.

E pesta, ne cilesine e zevendeskryeministrit, ne mandatin dhe detyrat e percaktuara, nuk e kam patur e as e kam, kontrollin e sigurimit teknik ne pune; per shkak te profilit nuk e njoh kete fushe specifike teknike, sic shume xhanem, por qe flasin e flasin per nje jelek, nje kokore e kaq; Kur eshte shume shume me teper se kaq patjeter.

Po ndalem pak ketu; Po si ka mundesi qe cdonjeri nga ju, ne politike-departamentin e baltes e zhulit, ne mediat private e politike te ketij departamenti, paguar me leke te grabitura apo  mbledhura nga klientela e sterfavorizuar gjithehere, NUK LEXUAT NJE HERE TE VETME LIGJIN VEPRUES TE FUSHES,  KETE HERE LIGJIN E AKTET QE E SHOQEROJNE E QE RREGULLOJNE SIGURINE NE PUNE? Keni hall se ju zene germat apo se, ato germa ju ngrijne balten e zhulin ne shtepine tuaj? Ky ligj dhe aktet respektive, ngarkojne fund e krye me sigurine ne pune, kompanine, punedhenesin, personin juridik e fizik;

Nje mori me detyre te qarta,  rregulla te detajuara qe duhen zbatuar perdite-sa here nis e kryehet puna,  i ngarkohen kompanise, punedhenesit! E thote liiiiiiigjiiiiiiii,  ai cakton pergjegjesit e pergjegjesite! E gjashta, pooo ne cilesine e zevendeskryeministrit,  brenda detyres se dhene per  te rritur efektivitetin ne funksionimin e  disa agjencive publike, kam 5 muaj qe i kerkoj Inspektoriatit Shteteror te Punes, te rrise kontrollet,  ti largoje nga byrektoret e qoftoret, ti perqendroje tek sipermarrjet dhe  kantieret me risk te larte, te dukshem; 5 here, cdo muaj nga marrja e detyres  ka qene keshtu; 5 here, cdo muaj nga marrja e detyres i kam kontrolluar ne rajone, s’i kam gjetur ne pune, i kam pushuar (nje pis i denocoi si raprezalje mbi Lsi e Pd); 5 here, cdo muaj nga marrja e detyres kam marre raporte prej tyre,  i kam refuzuar si te pamjaftueshem e  te pavlefshem, madje te padobishem!

E dhena e bere publike, 7 kontrolle ne kompanine “Syla” ne harkun e 16 muajve (rezultuar me shkelje e detyra per tu kryer, ngjarje tragjike te ndodhur me pas) por prej nje muaji zero kontroll ne nje kantier me risk te larte si ky, per me keq dy minuta larg nga zyrat e tyre, deshmon se puna nuk eshte bere sa e si duhet dhe i ngarkon me nje pergjegjesi shume te rende, si kompanite ku sipas ligjit nis e duhet te garantojne sigurine ne pune, si agjencine qe sipas ligjit duhet te kontrollojne-vetem te kontrolloje, permbushjen e detyrimeve ligjore per sigurine ne pune.

NDAJ DREJTESIA DUHET TE HETOJE E GJYKOJE DERI NE FUND,  DREJT E SIPAS PERGJEGJESISE SECILIN!

E shtata, te peste punetoret e perfshire ne ngjarjen tragjike,  ishin te deklaruar ne tatime e te siguruar: Punemarresit e “Syla”; Altin Marku me nr ID: I30302011Ë  Eugidius Lika me nr ID: I41121054F  Orjan Kodra me nr ID: I30326220P  Behar Sadrija me nr ID: H90404104R, JANE PUNESUAR TEK “SYLA” DHE,  JANE DEKLARUAR NE QERSHOR 2019  NE TATIME; Punemarresit e person fizik “Xhimi”; Ergys Brahimi me nr ID: I81127056J, PUNESUAR NE DATE 19/07/2019 DHE I DEKLARUAR NE TATIME NE KORRIK 2019 Genc Bardhi me nr ID: J00421088Q, KA FILLUAR PUNE NE DATE 1 GUSHT 2019 DHE SIPAS LIGJIT DEKLAROHET NE LISTEPAGESEN E MUAJIT GUSHT NE TATIME.

E teta, une nuk kam vrare kurre njeri,  as me urdher, as me duar ne makine, as me pushke shteti ne rruge te madhe, as medemek duke bere detyren, as duke e shperdoruar kriminalisht detyren; une nuk kam vjedhur kurre njeri, as shtetin, buxhetin e tij, as medemek duke bere detyren por  per shtepine, portofolin personal,  te kusherinjve, miqve e klienteve gjithfaresh, as duke shperdoruar kriminalisht detyren ne fushen e pergjegjesise, nga ilacet deri tek te burgosurit;

Ndaj shtepine time ja tregoj kujtdo, nuk ja fsheh kujt; Ndaj e dine te gjithe; Ndaj e bejne pallat dhe ndaj pallatin e  cdo gje qe ndodh me e ne te, e lidhin me mua jo me nja 240 banore te tjere  si une aty! Kane 26 vite qe perpiqen, rropaten e gjejne zero gje per mua!

Kane 10 vite qysh nga krimi masiv i Gerdecit, vrasja barbare prej korrupsionit e trafikut, ku ishte deri ne fyt Qeveria biologjike qe, duan te sajojne nje te ngjashem, si krim e si qeverises te perfshire! Mos u lodhni kot, ne nuk jemi ju, une jo e jo si Ti,  as si Ty tjetri! Jo prej pushtetit, as prej drejtesise se vjeter te kapur e te korruptuar, per mua nuk ka asnje precedent, zero, as ndalim, as hetim, as gjykim e as denim;  Por fiks prej pushtetit, drejtesise se vjeter te kapur e te korruptuar, per ty, per ty tjetrin, edhe per ty tjetrin, ka precedente pa fund, ka hetim, por ende jo gjykim e denim, edhe pse krimet mbi jeten e pronen jane te perbindeshme, individuale, me emrat, firmat e vulat tuaja!

Një skelë u shkëput nga një pallat në Tiranë pak ditë më parë duke bërë që të ndërronin jetë dy prej punëtorëve, Orjan Kodra dhe Ergys Brahimaj. Tre të tjerë Genti Bardhi 29 vjeç punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, ndërsa Euglidios Lika 34 vjeç dhe Altin Marku 36 vjeç punëtor i firmës skela “Syla”, mbetën të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Faik Konica”, në pallatin ku banon Erion Braçe.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bien nga skela dy punetore erion brace skela tek pallati i braçes vdesin dy punetoret ne tirane bien nga skela dy punetore erion brace skela tek pallati i braçes vdesin dy punetoret ne tirane

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion