Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Vdekja e punëtorit në Durrës, jepet masa për tre të ndaluarit
10 Maj 2022, 10:57Nga DOSJA
DURRËS– Masa e detyrimit paraqitje është vendosur ditën e sotme nga Gjykata e Durrësit për 3 të arrestuarit në kantierin ku humbi jetën gjatë punës, Genci Spaho. Detyrim paraqitje është vendosur për Leonart Pule, Enea Xoxi dhe Rauf Kaci. Ata u arrestuan tre ditë më parë në një kantier në lagjen 15 në Durrës ku po ndërtohej një pallat për të strehuar qytetarët e prekur nga tërmeti.
Sipas BIRN, policia nuk saktësoi datën, orën e ngjarjes, dhe rolin e të arrestuarve, por vetëm njoftoi se dyshohej se burri kishte humbur jetën teksa punonte, si pasojë e moszbatimit të rregullave të sigurisë në punë. Një përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në degën e Durrësit ka deklaruar për BIRN se ata kishin filluar hetimet për rastin.
“Kemi qenë, kemi hapur 3 çështje sepse janë me nënkontraktorë dhe kjo ngjarje që ka ndodhur është një punonjës i një nënkontraktori aty. I kemi hapur një çështje edhe firmës kryesore, investitorit dhe jemi duke mbledhur informacionet”, sqaroi zyrtari.
(a.b)/dosja.al
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën që kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë në gjykatën e Hagës, ku ka takuar ish-Presidentin...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Afrikës së Jugut në Shqipëri, rezidente në Romë, Nosipho Jean Ngcaba me rastin e p...
TIRANË– Në Komisionin për Politikën e Jashtme u diskutua për menaxhimin e Parkut të Butrintit nga fondacioni shqiptaro-amerikan. Deputeti i Partisë S...
TIRANË– Miqtë e Limos Dizdarit po kujtojnë poetin që aktualisht ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë dhe është intubuar. Në një postim në ...