LIVE UPDATES
Politike

“Vdekshmëria foshnjore, është rritur me 26%”/ Petrit Vasili: SHIFRAT janë katastrofike, qeveria ka skenarin e shpopullim

14 Tetor 2020, 10:39 Nga DOSJA
“Vdekshmëria foshnjore, është rritur me 26%”/ Petrit

TIRANË– Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka ngritur në denoncmim  në lidhje me vdekshmërinë foshnjore në Shqipëri. Nënkryetari i LSI-së në një deklaratë për mediat thotë se shifrat e foshnjave që kanë humbur jetën janë katastrofike dhe për këtë ai ka fajëson qeverinë aktuale. Ndër të tjera Vasili thotë se qeveria në pushtet ka “skenarin e shpopullimit të vendit” dhe se asnjë qytetar s’mund të pretendojë që nuk i njeh këto të vërteta.

Deklarata Petrit Vasilit:

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!S hpopullimi i Shqipërisë tashmë është një fakt që nuk e luan topi.  Është absolutisht një fakt tragjik shumë i dhimbshëm, para të cilit çdo lloj reagimi dhe më i forti që mund të ishte plotësisht i justifikuar. Tu referohemi fakteve dhe shifrave në mënyrë që të gjithë shqiptarët të kuptojnë të vërtetat siç janë. Popullsia e Shqipërisë pakësohet për shkak të qeverisjes së keqe, shpërdorimi i pushteteve e të tjera në shifra katastrofike. Në periudhën 2012-2013 në Shqipëri lindnin afërsisht 35 mijë e 500 foshnje, ndërsa sot sipas të dhënave të vetë INSTAT të vetë qeverisë lindin rreth 28 mijë foshnje, pra një rënie vjetore prej 20%. Pra 20% është rënia. Ndërkohë një tjetër e dhënë katastrofike është vdekshmëria foshnjore, e cila është rritur me 26%, kushdo qytetarë që na ndjek do të mendonte në mënyrë logjike, janë pakësuar lindjet e natyrshëm vetëm duke mbajtur ata tregues që gjetën nga 2012-2013, ku në mënyrë historike, vdekshmëria foshnjore amtare ishin 1 shifrore si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë. Pra vetëm duke ruajtur ato shifra, natyrshëm e me pak fjalë me pakësimin e lindjeve do të pakësohej dhe do të ulej dhe më vdekshmëria foshnjore. Me qeverisjen e çmendur dhe të korruptuar deri në palcë të rilindjes, ndodh e kundërta, lindjet pakësohen dhe vdekshmërinë foshnjore rriten, shifra është katastrofike 26%, ulen 20% lindjet dhe rriten 26% vdekshmëria foshnjore, kjo do të thotë që dhe kujdesi më bazik shëndetësor nuk ekziston, nuk ka para, ku ti gjejmë paratë, se paratë do të shkojnë për inceneratorët fantazmë që nuk ekzistojnë kurrë, që janë thjesht dhe për të grabitur qindra miliona euro, pavarësisht se duan të na i shesin si ambiente me kaprollë dhe me të gjitha kafshët më interesante të globit janë thjeshtë dhe vetëm histori korruptive e jashtë zakonshme, e turpshme e cila e ka venë drejtësinë shqipëtare para një prove të egzistencës së saj. Gjithashtu PPP koncesione pa fund u dha në shëndetësi dhe çfarë prodhuan. Në vend të prodhonin rritje të shërbimeve shëndetësore siç pretenduan hajdutët e pushtetit, prodhuan përkundrazi përkeqësim sepse edhe PPP të jepen me qindra miliona, edhe vdekshmëria foshnjore rritet në vend që të ulet. Cili është ai shqiptar që nuk e kupton dhe nuk e beson. Pra është shumë e qartë, ka vetëm një skenar të nderuar qytetarë dhe qytetare, dhe këtu duhet të jeni më të vëmendshëm se kurrë, shpopullimi i këtij vendi. Shqiptarët me identitet, krenar kanë të drejtën e zotit, të drejtën e ligjit ti kërkojnë të gjithë të drejtat e tyre, të protestojnë edhe të reagojnë. Prandaj këta shqiptarë nuk i duhen Edi Ramës dhe rilindjes, i duhen të jenë disa njerëz të tjerë, disa skllevër të punës që mund të vijnë nga larg, mund të vijnë nga Siria nga lloj lloj ambientesh që janë pa gojë, pa sy, pa të drejta në mënyrë që oligarkët dhe qeveria të dy bashkë të mbushin xhepat plotë, pa çka se shkretëtohen Shqipëria nga shqiptarët dhe shkombëtarizohet ky vend gjë që nuk ndodhi për mijëra vjet në tallazet më të rënda dhe më të egra të historisë e më të rënda të historisë. Shpopullimi është projekti më i zi që Edi Rama dhe rilindja kanë në shërbim, duke u vënë në pjatë të argjendë shqiptarëve më të zinjtë dhe më të këqijtë armiqtë të Shqipërisë, të cilët nuk do ta donin kurrë një Shqipëri të fortë me shqiptarë me identitet, shqiptarë që jetojnë mirë dhe në mënyrë të begatë. Shifrat e këtij shpopullimi janë që nga momenti që shqiptarët lindin dhe qindra e mijëra të tjerë që përzihen përditë, kur dimë shumë mirë që 500 mijë shqiptarë në një shtet me 2 milionë e 800 mijë e kanë lënë vendin. Pra ka vetëm një ditë, një qëndresë, pa kthim, të paepur, duhet të largohen këta armiq. E kam thënë dhe dje të nderuar qytetarë, këta maskarenj antikombëtar të vendit të tyre, që duan vetëm shpopullimin dhe shkombëtarizimin vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Të dhënat janë tronditëse, janë fakt. Asnjë qytetar nuk mund të thotë dhe nuk mund të pretendojë se nuk i njeh dhe nuk i di më këto të vërteta. Dita e 25 prillit është mbështetja e të vërtetave të mëdha, mbrojtja e Shqipërisë që shkretohet nga njerëzit dhe nga pasuria, ndëshkimi pa asnjë hezitim i zaptuesve më të këqij të pushtetit të Shqipërisë, më të zinj që i kanë sjellë të këqijat më të mëdha që kurrkush nuk do ti imagjinonte dot. Pra 25 prilli është të mbrojmë veten dhe atdheun tonë me familjen tonë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll
Politike 14 Tetor 2020, 07:44

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrën presidencia...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit