Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vdesin 766 persona në Itali nga COVID-19, shkon në 14,681 numri total i viktimave
3 Prill 2020, 16:10Nga DOSJA
ITALI– Numri i viktimave në Itali është rritur sërish në 24 orët e fundit duke rënduar akoma më tej bilancin e luftës më COVID-19. Sipas raportit të Emergjencave Civile në Itali bëhet me dije se sot kanë humbur jetën 766 pacientë.
Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 14681, bilanc i cili ka çuar sistemin e shëndetësisë në kolaps.
Edhe ditën e djeshme u raportua se në shetin fqinj vdiqën 760 persona, vetëm 6 më pak se ditën e sotme. Por gjatë 2 javëve të fundit ka qëndruar në këtë shifër të lartë, duke bërë që numri në rang kombëtar të arrijë në afro 15 mijë të vdekur.
Ndërkohë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4,585 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur 119,827. Po ashtu bëhet me dije se numri i të infektuarve aktiv është 85,388 dhe të shëruar janë 19.758.
Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 304 dhe 17 persona kanë ndërruar jetë
SHBA– EKonomia amerikane po vazhdon të ndjejë pasojat e krizës së koronavirusit, seanca e sotme informuese në Shtëpinë e Bardhë u përqëndrua fillimisht tek masa...
ITALI– Stilisti i famshëm italian i këpucëve, Sergio Rossi ka ndërruar jetë ditën e djeshme nga sëmundja e koronavirusit. Sipërmarrësi i Sammaurese, 84 vje&cced...
LONDËR- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Londër, ku zjarrfikësit kanë shkuar të nxjerrin me vinç një person mbipeshë, i cili isht...
SHBA – Një biznes i vogël në pronësi të një familje shqiptaro-amerikane në Miçigan e ka shndërruar dyqanin e tij që specializohet në fustane nusesh, në q...
Fotografi J.Henry Fair ka arritur të shkrep disa foto ku tregon më së miri dëmin që njerëzimi i ka shkaktuar tokës.Sipas fotografit gjithë ky dëm ndaj tokës ësh...
SHBA– Kur koronavirusi është bërë një pandemi globale, çdo ditë e më tepër mediat e huaja publikojnë artikuj që lidhen me parashikmet e hershme që janë ...
MBRETËRI E BASHKUAR– Familja e viktimës më të re të koronavirusit në Britani, nuk mund të marrë pjesë në varrimin e djalit të tyre, pasi u detyruan të izol...
KOSOVË– Pasditen e sotme në Klinikën Infektive të Qendrës Shëndetësore në Prishtinë dy të prekur me Covid-19, janë në gjendje të rëndë shëndetësore kanë sh...
MAQEDONI E VERIUT– Koronavirusi po infekton dhe po vret çdo ditë e më shumë mjekë e infermierë të cilët janë në frontin e parë të kësaj lufte.Ditën e sot...