LIVE UPDATES
Politike

Veliaj njoftim me rëndësi për qytetarët: Ja kriteret e reja dhe procedurat e thjeshtëzuara për të përfituar 1000 kredi t

5 Shkurt 2020, 17:29 Nga DOSJA

TIRANË- Bashkia e Tiranës do të hapë  sërish thirrjen për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Lajmin e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili prezantoi edhe me risitë që ka vendimi i ri që u miratua sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Projekti më i rëndësishëm besoj për sot ka të bëjë me hapjen e aplikimeve për sa i përket kredive të buta. Jemi Bashkia lider, jo në Shqipëri, në Rajon në fuqizimin e familjeve të reja teksa marrin shtëpinë e tyre të parë. I kemi rënë lapsit dhe është më mirë që atë qira ta paguash si këst dhe çdo muaj të blesh nga një metër katror të shtëpisë tënde, se sa ta marrësh me qira. Kështu që do të vazhdojmë edhe këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Entin e Banesave, që ne të hapim aplikimet. Sot është data 5, duhen 10 ditë që të zbardhet vendimi, kështu që në datën 15 ne zyrtarisht do të fillojmë të marrim aplikimet për 1000 familje të reja në Tiranë. Qeveria e Shqipërisë dhe ministria ka përcaktuar 3 banka: Raiffeisen, BKT dhe Intesa Sanpaolo. Si tre bankat që mund të procesojnë apelimet, pra qytetarët do të mund të zgjedhin secilën pej bankave. Siç e dini, këstet janë fikse, ndërkohë që Bashkia dhe qeveria do të paguajnë dhe do të amortizojnë normat e interesit, duke i dhënë garanci çifteve të reja sidomos. Të rinj deri në 35 vjeç. Pra ku shuma e të dy anëtarëve të familjes nuk e kalon moshën ose nuk e kalon shumën 70-vjeç. Individë familjeje të minoritetit rom dhe egjiptian, që duam t’i fuqizojmë ose gra që janë kryefamiljare apo gra që janë dhunuar dhe kanë një urdhër mbrojtjeje dhe qoftë edhe për këtë situatë sociale, kërkojnë të kenë një shtëpi më vete, sigurisht që marrin pikë më të avantazhuara dhe besoj që të gjitha detajet i eni në relacion. Besoj që do jetë një vit i mbarë, jo vetëm për të kujtuar 100-vjetorin e Tiranës, por edhe për të futur 1000 familje të reja në shtëpi të reja në Tiranë”, deklaroi Veliaj. 

Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi, e ku përparësi në përzgjedhje kanë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara.  Gjithsesi, në  kriteret e miratuara sot nga Bashkia e Tiranës, nuk do të përjashtohen as ata individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Çdo individ/familje mund t’i drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe në pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Kontrata e kredisë do të jetë në varësi të moshës së aplikantit dhe do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat. Konkretisht, Banka Kombëtare Tregtare do të ofrojë afatin maksimal të kredisë për një periudhë 420 muaj dhe Bankat Intesa San Paolo dhe Raiffeisen, për një periudhë 360 muaj.

Si mund të aplikohet për të përfituar kredi të butë

Aplikimi për të përfituar nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit do të bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program.

-Faza e parë e aplikimit:

Të drejtën për aplikim për përfitimin nga programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet.  Individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë, kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në ligj.

Përveç shtimit të numrit të bankave që do të ofrojnë këtë shërbim , Bashkia e Tiranës ka lehtësuar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Adminsitrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/ Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Që me zgjedhjen e Veliajt pesë vite më parë, Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për subvencionimin e interesave të kredisë për blerjen e apartamenteve të banimit, hartoi një program specifik, tërësisht i buxhetuar prej saj, për këtë qëllim. Gjatë viteve 2017-2018 janë shpallur fitues 2103 familje.

Të ardhurat maksimale dhe minimale të familjeve

Niveli maksimal i të ardhurave të familjeve, sipas strukturës së apartamentit që ato përfitojnë, jepen në tabelat bashkëlidhur për çdo bashki. Mos plotësimi i kushteve të mësipërme përbën kriter s’kualifikues. Kohëzgjatja maksimale e kredisë është në vartësi të moshës së aplikantit dhe përcaktohet rast pas rasti nga banka që do të përzgjedhë subjekti. Numri i përgjithshëm i përfituesve të cilët do të mbështeten financiarisht nuk do të tejkalojë 1000 (një) mijë familje, kjo bazuar në shkresën me nr. Prot. 18627, datë 17.10.2019, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 1000 kredi te buta erion veliaj familjet e reja kredite e buta 1000 kredi te buta erion veliaj familjet e reja kredite e buta


Sondazh

Poll
Politike 5 Shkurt 2020, 17:28

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Tualant Balla, vlerëson metodologjinë e re të zgjerimit, të publikuar sot nga Komisioni Evropi...

Politike 5 Shkurt 2020, 15:13

TIRANË- Policen seksi me syze të zeza të aksionit anti-KÇK dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandi...

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës