LIVE UPDATES
Aktualitet

Veliaj pranon problemin e mungesës së ujit: Nuk do ndodhë më në Astir, politika ishte në gjumë

15 Shtator 2019, 15:19 Nga DOSJA
Veliaj pranon problemin e mungesës së ujit: Nuk do ndodhë më

TIRANË- Prej ditësh të tëra pa ujë, tashmë zona e Astirit në kryeqytet nuk do të vuajë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Gjatë verës, Bashkia e Tiranës dhe ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar për të ndërtuar një linjë të dedikuar që sjell ujë direkt nga impianti i Bovillës, për të furnizuar zonën e Astirit, e cila deri më sot furnizohej me ujë pusi dhe ku mungonte rrjeti i kanalizimeve.

Në inspektimin e kryer në mesnatë, ku po punohet intensivisht për rrjetin e ri të kanalizimeve në Rrugën e Elbasanit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky ishte gushti i fundit që zona e Astirit ka vuajtur nga mungesa e ujit të pijshëm. “Është punuar gjithë verën pa pushim. Kur shumica e Tiranës, përfshirë edhe politikën, ishte me pushime, ne kemi punuar për të sjellë, në kohë rekord, një linjë të dedikuar nga impianti i filtrimit të Bovillës, që është në anën tjetër të lumit të Tiranës, 10 km në tre lote, për të furnizuar me ujë gjithë zonën e Astirit, e cila është ndërtuar mbi puse, me leje të dhëna nga ish-Komuna e Farkës, një zonë e ndërtuar me gropa septike. Pra, për dikë që erdhi në Tiranën e viteve ’90-2000 dhe bleu shtëpi me 300 euro metri katror, përgjigjja e pyetjes pse shtëpia ishte kaq e lirë, është se s’kishte rrjet ujësjellësi dhe kanalizimesh”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se pavarësisht deklaratave të politikanëve për të bërë politikë pas kthimit nga pushimet me çështjen e ujit, Bashkia e Tiranës i ka dhënë zgjidhje prej dy javësh, përmes linjës së dedikuar që zgjidh përfundimisht këtë shqetësim. “Ky është gushti i fundit që kemi pasur këtë problem; kemi tashmë dy javë që kemi sjellë një linjë të dedikuar dhe e kemi zhdukur përfundimisht problemin dhe krizën e ujit të pijshëm në zonën e Astirit. Kjo do të thotë se kur politikanët që bëjnë trazira, që bllokojnë punët, ikin nga Tirana, Tirana mbaron punë shumë shpejt. Ka qenë realisht argëtuese të shohësh politikanët, Monën dhe Lulin, që kthehen pas pushimeve edhe recitojnë për punime që tashmë janë kryer”, theksoi kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se ky projekt, që i dha zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm të Astirit do të shtrihet edhe në zona të tjera në periferi të qytetit. Sipas tij, me hapjen e linjës së re të dedikuar, që vjen nga Bovilla dhe shkon direkt te Astiri, problemi i ujit të pijshëm do të zgjidhet edhe për zona të tjera periferike. Ai theksoi se ky investim është treguesi më i mirë se kur politika nuk përfshihet në punët komunale, Tirana ecën përpara.

“Për gjithë qytetarët, sidomos tek zona e Astirit, Yzberishtit, Laprakës, që sot po shohin të mirat e këtij investimi, besoj e kanë kuptuar se kur politika nuk përfshihet në punët komunale, Tirana ecën përpara. I them Monës dhe Lulit, mirëserdhët në Tiranë pas pushimeve, por gjërat që po denonconi tashmë kanë nja dy javë që i kemi zgjidhur. Është koha të bllokoni diçka tjetër, se ujësjellësin dhe kanalizimet e Tiranës, siç duket edhe nga kjo punë në mesnatë, nuk i bllokoni dot. Përfundimisht, punët në këtë qytet, nuk i bllokoni dot”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos blejnë ujë të pakontrolluar nga autobotet private, të cilët abuzojnë duke e shitur ujin e marrë për vaditje apo prodhim industrial, si ujë të pijshëm. “Kemi patur një problem me qytetarët që, për inerci apo fiksimin e tyre, blejnë ujë nga botet, nga makina të improvizuara e shitës informalë. Uji, që dikush e blen për vaditje, për fonderi që ftohin metale ose prodhim industrial, dhe pastaj fshehurazi e shet nëpër lagje, kërkon bashkëpunim nga banorët. Mania, fiksimi, nostalgjia për të blerë ujë, që medemek është marrë te burimi, është i rremë. Analizat na tregojnë se uji i ujësjellësit që është i klorinuar, që ka pësuar gjithë trajtimin kimik, është uji i saktë për t’u përdorur”, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e banorëve për të denoncuar të gjitha rastet e spekulimit. “Ndaj, ju lutem, denonconi çdo spekulant, çdo bot. Kemi marrë masa që të anulohen të gjitha lëvizjet e këtyre boteve”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë Dosja.al ka ngritur shqetësimin e banorëve të Tiranës, të cilët furnizohen me ujë vetëm 30 minuta në ditë.

Në disa lagje të Tiranës, si Yzbershti, Lapraka dhe Fresku, banorët u përballën me mungesën e ujit të pijshëm gjatë ditëve të nxhehta ta gushtit që lamë pas.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet astiri pa uje erjon veliaj investimi i ukt tirana pa uje astiri pa uje erjon veliaj investimi i ukt tirana pa uje

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion